Panorama (Albania)

Kapen me 700 gramë heroinë, dy në pranga

-

FIER - Dy persona që merreshin me shpërndarj­e droge në Fier janë arrestuar në një operacion antidrogë të policisë, ku janë sekuestrua­r 700 gramë heroinë. Burime nga policia bëjnë me dije se në pranga janë vënë, Emiljano Peçi, 32 vjeç, banues në lagjen "Liri Gero", dhe Blendi Rushi, 38 vjeç, banues në lagjen "1 Maji". Arrestimi i tyre u bë në saje të operacioni­t të koduar "Biondi", ku gjatë kontrollit fizik të ushtruar, shtetasit Blendi Rushi iu gjet dhe iu sekuestrua 1 dozë lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe gjatë kontrollit në banesën e Emiljano Peçit u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar heroinë e ndarë në disa doza. Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale 700 gramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë, si dhe 1 peshore elektronik­e, e cila shërbente për ndarjen në doza të kësaj lënde. Materialet i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e" dhe "Trafikimi i lëndëve narkotike".

Sherr me të dehurin, e qëllon me plumb në këmbë

FIER - Arrestohet autori i dyshuar i plagosjes së një 38- vjeçari, një ditë më parë, në Fier. Në pranga ka përfunduar Ushtar Stani, 55 vjeç, banues në Ngjeçar, Roskovec. Një ditë më parë, pas një konflikti për motive të dobëta, Stani dyshohet se qëlloi me armë zjarri shtetasin A. G., 38 vjeç. I plagosuri është dërguar për mjekim të specializu­ar në Spitalin e Traumës, në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua­n arma e zjarrit, e llojit automatik, tri gëzhoja, si dhe një automjet tip "Benz", me targa AA 422 JC, në pronësi të shtetasit Ushtar Stani. Materialet i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Vrasje me dashje e mbetur në tentativë" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak". Ngjarja ndodhi të martën, rreth orës 18: 30, në një lokal në fshatin Ngjeqar, ku 38vjeçari mori plumb në këmbë. Sipas Policisë, sherri mes të riut dhe Stanit ka ndodhur për motive të dobëta, pasi dyshohet se ky i fundit ishte në gjendje të dehur. Ai qëlloi shtetasin A. G., i cili kishte shkuar për vizitë te motra e tij në fshatin Ngjeqar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania