Panorama (Albania)

Vrasja e Cukut, në kërkim porositësi, pagoi Shallarin

Policia, shkresë Interpolit: Arrestoni personin nga Fieri

- ETLEVA DELIA

Hetimet për vrasjen e ish- drejtuesit të Policisë, Artan Cukut, duket se kanë përcaktuar "rolet" e dy personave që janë shpallur në kërkim prej dy javësh.

Njëri prej tyre është një i afërm i Mikel Shallarit, nga Skrapari, i cili dyshohet se ka bashkëpunu­ar në krim me autorin e ngjarjes. Ndërsa personi tjetër, nga Fieri, dyshohet se është porositësi i vrasjes së Cukut, që sipas Policisë njëkohësis­ht mund të ketë paguar Shallarin e kushëririn e tij. Dyshimet janë për një pagesë 20 apo 25 mijë euro, por kjo nuk është konfirmuar me prova apo dëshmi nga hetimi i deritanish­ëm. Të dy këta persona ende nuk janë gjetur, të paktën gjatë operacione­ve të zhvilluara nga Policia brenda territorit të Shqipërisë. Në fakt, që në momentin e identifiki­mit të tyre, Policia tha se ata e kishin kaluar kufirin e Shqipërisë. Megjithatë, kontrollet në Jug të vendit, por edhe më gjerë, vijuan për të përjashtua­r çdo mundësi apo dyshim që ata mund të ndodheshin sërish këtu. Në këto rrethana, edhe pse zyrtarisht nuk është bërë ende shpallja e tyre në kërkim ndërkombët­ar, Policia e Shtetit u ka nisur një shkresë zyrave qendrore të Interpol, për ndalimin e tyre për llogari të hetimit që po kryhet në Shqipëri në lidhje me vrasjen. Nuk dihet saktësisht vendi se ku strehohen këta persona, për këtë arsye ata do të kërkohen në vendet e BE- së, por edhe në disa vende të rajonit.

HETIMI Rreth dy javë më parë, menjëherë pas arrestimit të personit që ekzekutoi Artan Cukun, Policia shpalli në kërkim edhe dy persona të tjerë. Burime nga grupi hetimor thanë dje se është saktësuar se 24-vjeçari Mikel Shallari është porositur nga per- sona të tjerë për kryerjen e krimit, edhe pse vetë i dyshuari vijon të refuzojë bashkëpuni­min me drejtësinë. Me përdorimin e metodave speciale të hetimit dhe informacio­neve të siguruara në rrugë operative, janë identifiku­ar paraprakis­ht dy persona, njëri si porositës e tjetri si bashkëpunë­tor. Emrat e tyre nuk bëhen të ditur për shkak të sekretit hetimor, por mësohet se ata ndodhen jashtë Shqipërisë. Burime të rezervuara thanë dje se ka dyshime të forta se njëri prej të kërkuarve është një person nga Fieri, i konsiderua­r me rrezikshmë­ri të lartë kriminale, të cilin vetë Artan Cuku e pati arrestuar në Vlorë në vitin 2012, kur drejtonte Policinë atje. Por ky person, në rrethana ende të pasqaruara mirë, e ka rifituar lirinë, ndonëse akuzat e ngritura ndaj tij, nga rihapja e një dosjeje të vjetër ishin të rënda. Personi tjetër, që dyshohet të ketë ndihmuar Mikel Shallarin për kryerjen e vrasjes, është një i afërm i tij. Megjithatë burimet thanë se, pavarësish­t se hetimet janë përqendrua­r kryesisht në këtë drejtim, me emra konkretë personash të shpallur në kërkim, nuk përjashtoh­en as pistat e tjera të ngritura menjëherë pas vrasjes së Cukut.

 ??  ?? Mikel Shallari, i arrestuar për vrasjen
Mikel Shallari, i arrestuar për vrasjen
 ??  ?? Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja
 ??  ?? Komisari i vrarë, Artan Cuku
Komisari i vrarë, Artan Cuku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania