Panorama (Albania)

Tregtarët tërheqin padinë, lirohet i arrestuari për gjobat

-

TIRANE - Gjykata për Krime të Rënda liroi nga burgu dje Ibrahim Liçin, i akuzuar si një prej anëtarëve të grupit të dyshuar për "gjobëvënie" ndaj tregtarëve në Shkodër. Seanca e djeshme u mbajt me kërkesë të avokatëve të të pandehurve. Gjyqtari Luan Hasneziri në seancën e mbajtur me dyer të mbyllura vendosi të ndryshojë masën e arrestit ndaj shtetasit Ibrahim Liçi, duke e lënë të lirë me "detyrim paraqitjej­e". Vendimi i Gjykatës, sipas burimeve nga seanca, u bazua në faktin se tregtarët e Shkodrës janë tërhequr dhe kanë pranuar se paguanin me dëshirë tarifën mujore te të dyshuarit për ruajtjen e mal- lit. Nga ana tjetër, Prokuroria pretendon se tarifat merreshin me dhunë nga të dyshuarit çdo fund muaji dhe tregtarët që nuk bindeshin përballesh­in me vjedhjen ose djegien e mallit. Po dje, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda nuk ka pranuar të li- rojë nga qelia të dyshuarin Fatmir Dibra, edhe pse ai është bashkëpunë­tor me grupin e hetimit, duke rrëfyer skemën e gjobëvënie­ve dhe mënyrën si realizohej kjo vepër penale. Nga ana tjetër, organi i akuzës ka pretenduar se ka prova për të pandehu- rit. Nga veprimet hetimore të Prokuroris­ë për Krime të Rënda rezulton se ky grup ka qenë aktiv, të paktën që nga tetori 2016, kohë kur është regjistrua­r procedimi penal kundër tyre. Sipas të dhënave hetimore, ky grup fillimisht ka larguar me forcë nga ky aktivitet kriminal një tjetër grup, gjithnjë nëpërmjet dhunës e kërcënimit dhe më pas ka operuar vetë, duke detyruar tregtarët që të paguanin "taksën mujore" tek ata, kanë thënë burimet zyrtare. Sipas tyre, anëtarët e grupit kishin për detyrë që të zbatonin urdhrat e drejtuesve të grupit, si edhe të raportonin mbi lëvizjet e punonjësve të policisë në zonën e influencës së tyre, apo dhe për persona të panjohur, automjete që janë pranë tyre apo deportojnë në zonën ku ata banojnë dhe ushtrojnë "aktivitet". "Njëkohësis­ht këta shtetas, në ditët e fundit të çdo muaji, kalojnë në lokalet apo dyqanet, në tregun Zdrale Shkodër, duke mbledhur lekët, duke raportuar dhe dorëzuar lekët e mbledhura tek drejtuesit e grupit. Organizato­rët e grupit kriminal, pasi u jepnin porositë anëtarëve të grupit, i dërgonin me makinë në zonën e tregut dhe këta takoheshin me çdo tregtar dhe i merrnin shumat, madje duke mbajtur dhe bllok ku shënoheshi­n personat që paguanin.

 ??  ?? Aksioni i Policisë për arrestimin e gjobëvënës­ve
Aksioni i Policisë për arrestimin e gjobëvënës­ve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania