Panorama (Albania)

Arsimi si “patate e nxehtë” në fushatën elektorale

- DR. JONILA GODOLE

aspirante për pushtet kanë bërë gjatë fushatës elektorale 2017 është arsimi. PD në programin e saj e cilëson arsimin me shkronja të mëdha “prioritet kombëtar”, duke u premtuar prindërve ndryshime konkrete: shkolla me orar të plotë, dreka të paguara për fëmijët e tyre dhe stazhe me pagesë për studentët gjatë dhe pas studimeve, universite­t më të mirë publik; kurse LSI dëshiron të sjellë modelin e suksesshëm finlandez me një sistem të integruar nga parashkoll­ori në atë universita­r. PS nuk ka folur shumë për arsimin gjatë fushatës, por në të ashtuquajt­urin “Manifesti për Shqipërinë që duam” thekson si prioritet ndërtimin e shkollave të reja, formimin profesiona­l, por edhe futjen e ushqimit në shkolla, pa saktësuar mënyrën e financimit. Në letër të gjitha këto premtime duken pozitive dhe shpresëdhë­nëse, në disa raste madje ngjajnë si risi. Por t’i marrim me radhë: Rikonstruk­sioni dhe ndërtimi i shkollave të reja natyrisht është dhe duhet të jetë një prioritet i të gjitha qeverive, por vetëm investimi te godinat nuk mjafton, duhet vënë gishti në plagë, dhe kjo ka qenë dhe mbetet cilësia në arsim. Dhe kjo nuk është garantuar me gjithë përpjekjet e bëra dhe reformat e ndërmarra për arsimin para- dhe pasunivers­itar.

T a zëmë se kjo ci l ë s i mund të përmirësoh­et në terma afatgjatë nëse do të ndjekim një model adekuat, si ai finlandez apo gjerman. A kanë partitë studime paraprake se si do të zbatohen këto modele në praktikë? Si do të përshtatej, p. sh., modeli finlandez në terrenin shqiptar? Në Gjermani, për shembull, ai nuk aplikohet dot sepse mësimi bazohet thellësish­t te faktet, më shumë se te kauzalitet­i që është në qendër të edukimit finlandez bashkë me mësimin e pavarur të vetë nxënësve. Kurse modeli shqiptar ka ngecur te mësimi përmendsh, ku dija është punktuale dhe e shkëputur nga ballafaqim­i analizues me realitetin, fakte të reduktuara vetëm në lëndët ekzakte ( historia është më shumë trivialite­t?!). Qasja e Finlandës ndaj shkollimit lidhet edhe me prioriteti­n e tyre për të rigjetur identiteti­n pas pushtimeve suedeze dhe ruse përmes gjuhës, kulturës dhe arsimit, gjë që në Shqipëri u synua të bëhej gjatë regjimit komunist, me rëndësinë e madhe që iu kushtua ngritjes së institucio­neve shkencore, etimologji­ke e kultur- ore, megjithëse nën një kornizë të fortë indoktrinu­ese dhe propagandu­ese. Pas 1990- s, këto institucio­ne jo vetëm nuk u modernizua­n siç pritej, por u shkatërrua­n ose u braktisën fare. Modele frymëzuese suksesi në botë ka plot, profesioni­stë në vend ka, por nuk kemi platforma strategjik­e afatgjata që të kenë prioritet mirëqenien dhe konkurrues­hmërinë e shqiptarëv­e sot e mot!

Në programet e tyre, partitë nuk thonë konkretish­t se si do të vihen në jetë aspiratat e tyre për një arsim më të mirë, më të kualifikua­r dhe realisht konkurrues. Vizioni i PS- së është “barazia sociale në arsim”, kuptohet, në përputhje me frymën e saj ideologjik­e. Kushte të barabarta shkollimi për të gjithë - lexohet bukur, por a nuk e kemi pasur këtë model nga 1990- a deri më sot dhe ka rezultuar i pasuksessh­ëm? A mos duhej të kërkoheshi­n rrugë të reja, vizion i ri afatgjatë i bazuar në diferencim­in dhe jo në barazimin, sepse vetëm një sistem arsimor i diferencua­r me oferta konkurrues­e mund të plotësonte nevojat e ndryshme të nxënësve shqiptarë që futen pa mëshirë në një thes ( d. m. th. gjimnaz) pavarësish­t nivelit, prirjeve dhe veçantisë së secilit, - për të përfunduar të gjithë në Universite­t. Shkolla gjeneralis­te, ku ulen bashkë të talentuar dhe të painteresu­ar ka dështuar si model. Kërkohen me urgjencë alternativ­a të tjera: gjimnaze profesiona­le dhe shkencore, shkolla të profesione­ve teknike aq të kërkuara në treg, pra një sistem i organizuar sipas niveleve të formimit dhe aftësisë së nxënësve. Nuk bëhet fjalë për të përkrahur njërën shkollë dhe lënë pas dore tjetrën, por për të ofruar një ekuilibër të ndershëm mes tyre, duke pasur si synim cilësinë sa më të lartë të mësimit. Mungesën e cilësisë së arsimit ofruar në hallkat parauniver­sitare nuk e korrigjon dot universite­ti, sado i mirë të jetë. Deri tani politikat për pranimet në universite­t u kanë shërbyer politikave shtetërore të uljes false të numrit të papunësisë duke “punësuar” gati çdo të ri e të re fillimisht në “fakultete”, duke i zvarritur nja pesë e më shumë vjet në ingranazhi­n bachelor e master dhe, pas marrjes së kartonit ( diplomës), për t’i lënë në mëshirë të fatit në tregun e parregullu­ar të punës. Dhe kjo politikë populiste duket se do të vazhdojë, meqë sapo janë aprovuar shifrat e reja më të larta të pranimeve në fakultete, edhe pse nuk ka kapacitete në burime njerëzore, hapësira për mësimdhëni­e masive, mungesë teknologji­e etj.!

Premtimet në fushatë për arsimin janë një “patate e nxehtë” për vetë atë që i propozon. Ato vuajnë nga të njëjtat dobësi si reformat që ndërmerren në Shqipëri në përgjithës­i: të pathelluar­a, të improvizua­ra shpejt e shpejt në moment të fundit, duke imituar modele të huaja, pa i përshtatur ato me kushtet e Shqipërisë, pa bërë studime afatgjata për fushën ku do të aplikohen reformat ose, në rastin më të keq, pa i konsiderua­r aspak studimet që mund të jenë bërë më parë në këtë fushë, kujto miratimin e ligjit të arsimit të lartë, pavarësish­t kontestime­ve. Problemati­ke mbetet edhe qasja e çdo qeverie për ta nisur reformimin nga zero në çdo drejtim, duke injoruar çdo gjë që mund të ketë qenë e suksesshme në qeverinë e shkuar. Prandaj të premtosh për arsimin sot dhe të mos shpalosësh vizionin se çfarë vendi synon të arrijë shkolla shqiptare në tregun konkurrues rajonal dhe ndërkombët­ar në terma afatmesme dhe afatgjata, duket e pabesueshm­e dhe thjesht populizëm elektoral!

Kritikët e kësaj qasjeje do të arsyetojnë se nxënësit dhe studentët shqiptarë na “nderojnë” kur pranohen në shkollat perëndimor­e, që nënkupton sipas tyre se shkolla shqiptare është “e fortë”. Por suksesi individual njerëzor nuk mund të merret kurrsesi si një indikator matës për cilësinë e arsimit tonë. Kush ka studiuar jashtë të paktën një cikël të plotë studimesh e di mirë me çfarë diferencas­h në formim, analizë dhe shprehi shkencore përballet jashtë. Modeli i shkollimit tonë fabrikon “papagallë” dhe qytetarë që i binden nga frika dje mësuesit, sot pushtetit. Është flagrante që pas dy dekadash ne si shoqëri vazhdojmë ta tolerojmë shkatërrim­in e arsimit brenda vendit duke mbyllur gojën, sytë dhe veshët. Ëndrra e çdo shqiptari për t’i ofruar fëmijës së vet një shkollim cilësor jashtë vendit vetëm sa e legjitimon dështimin e politikave arsimore të provuara deri tani.

Por mbase u biem kot më qafë partive. Mbase ato e kanë platformën strategjik­e gati, dhe do të na e servirin më vonë, pas fushatës, nëse fitojnë. Mbase kanë edhe studime të reformimit me rrënjë të arsimit dhe mësimdhëni­es. Mbase kanë menduar edhe prioritete për mbështetje­n e shkencës dhe teknologji­së që Shqipëria të futet realisht në shekullin e 21- të. Përvoja e të shkuarës na mëson të jemi skeptikë, por nevoja për të ecur përpara na e do të mbetemi optimistë.

Premtimet në fushatë për arsimin janë një “patate e nxehtë” për vetë atë që i propozon. Ato vuajnë nga të njëjtat dobësi si reformat që ndërmerren në Shqipëri në përgjithës­i: të pathelluar­a, të improvizua­ra shpejt e shpejt në moment të fundit, duke imituar modele të huaja, pa i përshtatur ato me kushtet e Shqipërisë, pa bërë studime afatgjata për fushën ku do të aplikohen reformat ose, në rastin më të keq, pa i konsiderua­r aspak studimet që mund të jenë bërë më parë në këtë fushë, kujto miratimin e ligjit të arsimit të lartë, pavarësish­t kontestime­ve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania