Panorama (Albania)

Si u zhduk dokumenti në kohën e fashizmit

-

Çfarë ndodhi në mbledhjen e themelimit të Partisë Komuniste Shqiptare, zor se mund ta thotë kush me siguri. Kjo sepse deri më sot, historianë­t janë mbështetur nga burime dytësore, pa pasur mundësi të shfrytëzoj­në materiale të dorës së parë, si procesverb­ale e shënime të mbajtura gjatë mbledhjes. Procesverb­ali prej dekadash është konsiderua­r i zhdukur dhe historiku i PKSH- së është ndërtuar mbi kujtime të disa prej pjesëmarrë­sve, por që sot nuk mund të jenë edhe aq të besueshme. Po ashtu janë përdorur edhe akuzat e Gjykatës fashiste kundër 204 komunistëv­e, mbështetur në procesverb­alin në fjalë, por vetë ky dokument nuk është konsultuar nga historianë­t. Vëmendja drejt këtij materiali u rikthye pas botimit nga gazeta “Panorama” të një letre që Spartak Ngjela i dërgonte në vitin 1986 Ramiz Alisë prej Burgut të Burrelit. Në të ai bënte me dije se e dinte vendndodhj­en e procesverb­alit të mbledhjes së themelimit të PKSH-së. Pas kësaj, Ngjela, në një intervistë po për “Panoramën”, do të shpjegonte se vendndodhj­en e këtij dokumenti të rëndësishë­m e dinte prej Zef Malës, i cili pretendont­e se procesverb­ali ndodhej brenda dosjes së tij penale në Arkivat italiane në Romë. Përkundër këtij pretendimi, historiani Paskal Milo thotë se në vite të ndryshme, para dhe pas viteve ’ 90, janë bërë disa përpjekje nga ana e historianë­ve për ta gjetur këtë procesverb­al në arkivat italiane. Sipas tij, këto arkiva janë “krehur” dhe nuk është gjetur asgjë. Gjithçka që është gjetur në këto arkiva është marrë, por jo procesverb­ali. Po ashtu, në librin e tij “Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore”, vëll. II, Milo, mbështetur në dokumentet dhe dëshmitë e mundshme tregon për krijimin e Partisë Komuniste Shqiptare. Ai po ashtu tregon se si procesverb­ali “i famshëm” dhe gjithë materialet e tjera ranë në duar të fashistëve pas bastisjes së Zef Ndojës. Nxitur nga ky debat, ish- drejtori i Arkivave të Ministrisë së Brendshme, Kastriot Dervishi, thotë se procesverb­ali është zhdukur në Shqipëri pas vitit 1944, pas ardhjes në pushtet të komunistëv­e, të cilët nuk e kishin kulturën e ruajtjes së arkivave. Sipas tij, ky dokument nuk ka qenë kurrë në Itali dhe nuk ka se si të ketë qenë në dosjen e Zef Malës, pasi ai u dënua përpara krijimit të Partisë Komuniste, ndonëse ai më vonë mund të ketë qenë në dijeni të ekzistencë­s së procesverb­alit, madje edhe ta ketë konsultuar atë.

 ??  ?? Faksimile e aktakuzës së hetuesit të Gjykatës Speciale të Shtetit në Tiranë të datës 19.04.1943, në të cilën është bërë edhe konspekti i fletoreve të themelimit të PKSH- së
Faksimile e aktakuzës së hetuesit të Gjykatës Speciale të Shtetit në Tiranë të datës 19.04.1943, në të cilën është bërë edhe konspekti i fletoreve të themelimit të PKSH- së

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania