Panorama (Albania)

ISIS akuzon SHBA- të për shkatërrim­in e xhamisë al- Nur, provat flasin ndryshe

-

Xhamia e Madhe e al- Nurit, e cila qëndronte mbi Mosul prej 800 vitesh, është rrënuar nga luftëtarët e ISIS në kohën kur trupat irakiane dhe ato aleate të tyre i kanë rrethuar militantët deri në 50 metra larg portave të xhamisë ikonike. Por agjencia e lajmeve "Amaq", e cila raporton për ISIS, ka njoftuar se xhamia u shkatërrua nga një sulm ajror i SHBAve. Koalicioni i udhëhequr nga SHBA- të e mohoi këtë, madje ka sugjeruar se ISIS e kishte hedhur në erë xhaminë, pasi u tërhoqën. Pamjet në video të publikuara nga komanda e operacione­ve të përbashkët­a të Irakut për gazetarët, ofron shansin më të mirë për të vlerësuar se si ishte rrënuar xhamia madhështor­e historike. Pamjet ishin filmuar nga kamerat që ushtria irakiane kishte vendosur përgjatë vijës së frontit të Mosulit për të parë pozicionet e ISIS. Pas shqyrtimit të videos, një numër ekspertësh thanë se shpërthimi duket se ka ardhur nga brenda ndërtesës dhe jo si pasojë e një sulmi ajror nga lart. "Nuk mund ta imagjinoj se si një bombë ajrore mund të prodhonte efektet e treguara në video", ka thënë Sidney Alford, kryetar i "Alford Technologi­es Limited" dhe një ekspert kryesor në teknikat e asgjësimit të bombave. Edhe ekspertë të tjerë kanë rënë dakord. Sipas Ben Goodlad, një analist i lartë i mbrojtjes në "IHS Markit", "është e qartë se ky nuk mund të ishte një sulm ajror, sepse ka shpërthime të shumta në nivele të ndryshme të minares. Kjo tregon se ka pasur eksplozivë të paravendos­ur, që përdoren për shkatër- rime ndërtesash". Nuk është e qartë nëse ISIS i kishte vendosur këta eksplozivë në ndërtesë, ose pse do të mohonin shpërthimi­n nëse e kanë bërë ata. Xhamia ishte vendi i paraqitjes së parë dhe të vetme publike të Abu Bakr al- Bagdadit, udhëheqësi­t të ISIS, tri vite më parë, kur ai shpalli kalifatin.

 ??  ?? Al Baghdadi duke shpallur kalifatin në xhaminë al- Nur 3 vite më parë
Al Baghdadi duke shpallur kalifatin në xhaminë al- Nur 3 vite më parë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania