Panorama (Albania)

Braziliani Alvesh, sfidë Mesit: Provo të luash mbi shkëmb

-

Pas sigurimit të kontratës 2- vjeçare me Mançester Sitin, është koha për Dani Alveshin që të shijojë disa ditë pushimi në vendlindje­n e tij, Brazil. Mbrojtësi 34- vjeçar u rikthye në Zhuazeiro, vendlindje­n e tij, ku nuk harroi të kujtojë edhe një herë jetën e vështirë të fëmijërisë kur luante futboll zbathur dhe flinte në një krevat betoni. Ai postoi një video në "Instagram"- in e tij, në fushën me dhe të kuq ku shkelmoi topin për herë të parë dhe nuk ngurroi që t'u lëshonte një sfidë ish- shokëve të skuadrës te Barcelona, Lionel Mesit dhe Nejmarit. "Është e lehtë të shënosh dy gola në ' Juventus Stadium, ' Camp Nou', ' Bernabeu' dhe ' Emirates'. Por ejani dhe shikoni nëse mund të shënoni dy gola këtu. Unë do doja të shikoja këtu të luanin Mesi dhe Nejmari, në mes të këtyre shkëmbinjv­e. Në fushën e blertë ju e dominoni topin, por këtu është ku unë linda dhe kjo është toka ime", ishte diçitura me humor e sfidës së lëshuar nga mbrojtësi i djathtë.

Kambiaso: "Tripletën" e fituam falë grupit dhe Zhoze Murinjos

Edhe ish- mesfushori i Interit, Esteban Kambiaso, i është rikthyer vitit 2010, ku zikaltrit fitonin "tripletën": "Mbaj mend që ne luanim të bashkuar dhe të gjithë kishim respekt për njëri- tjetrin, pavarësish­t se kishim kombësi të ndryshme. Përveç kësaj, shumë prej nesh na kishin larguar nga ekipet e mëdha si të padëshirua­r, prandaj ishim akoma edhe më të uritur. Por në pankinë kishim një trajner shumë ambicioz, dëshironim që të fitonim Ligën e Kampionëve dhe ia dolëm. Kishim shumë besim në vetvete dhe falë kësaj e kishim shumë të lehtë që të hidhnim pas krahëve çdo problem që na dilte përpara". Argjentina­si, agjenti i Banegës: Me 99% ai kalon në Spanjë Gjatë këtyre ditëve është folur shumë rreth një largimi të mundshëm të Ever Banegës nga zikaltrit, me Sevijën që është e gatshme ta rikthejë në Spanjë. Agjenti i mesfushori­t, Marselo Simonian, ka lëshuar një deklaratë shumë të rëndësishm­e rreth së ardhmes së tij: "Banega me 99% do të transferoh­et në Spanjë. Ai ka shumë oferta nga disa klube të ndryshme, por më ka thënë që dëshiron një rikthim në Spanjë, sepse vetëm aty ndihet mirë. Bisedimet me Sevijën janë në një stad të avancuar dhe ka ngelur shumë pak që kjo marrëveshj­e të arrihet. Mund të them që bëhet fjalë për një shifër inferiore ndaj asaj që thonë mediat ( 13 milionë euro)".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania