Panorama (Albania)

Basha: Votohet ekonomia, jo Ismail Qemali dhe Skënderbeu

“Rama s’do jetë zv. Kryeminist­ri im, pas fitores do ftojmë të gjitha forcat politike që mbështesin programin tonë”

-

Partia Demokratik­e ka mbyllur dje fushatën zgjedhore në një miting në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ashtu siç ka zhvilluar të gjithë fushatën e tij zgjedhore, Basha preferoi që pjesën kryesore të fjalimeve t’ua besojë qytetarëve nga e gjithë Shqipëria. Gjatë fjalës së tij kreu i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, kërkoi një votë të përgjegjsh­me nga qytetarët shqiptarë për 4 vitet e ardhshme. Sipas kreut të opozitës, ditën e diel shqiptarët do të zgjedhin mes ofertës për një ekonomi të fortë dhe premtimeve të pambajtura. “Të dielën Shqipëria do të votojë. Do të zgjidhni edhe 4 vite të tjera me më shumë premtime të pambajtura, apo do të votoni për ekonominë? Unë besoj se ne duhet ta zhvillojmë ekonominë tonë tani, përndryshe mundësia për të ndryshuar do të na anashkaloj­ë, do të kemi një shans tjetër të humbur. Dita e diel ndan gjithçka. Gjithçka varet nga dita e diel. Ju që e keni vendosur mos harroni ditën e diel, mbushini qendrat e votimit, merrini me vete familjarë dhe shokët tuaj, ju që akoma nuk e keni vendosur në këto 48 orët e fundit. Dijeni mirë se ne të gjithë jemi shqiptarë, ne të gjithë jemi krenarë që jemi shqiptarë, ne duam flamurin kuqezi ne krenohemi me Ismail Qemalin e Skënderbeu­n. Por të dielën nuk votohet nuk për Ismail Qemalin, të dielën nuk votohet për Skënderbeu­n, të dielën votohet për ekonominë tuaj, për punën dhe punësimin tuaj, për të ardhmen e fëmijëve tuaj, për dinjitetin e prindërve dhe pensionist­ëve. Dera tjetër që do të hapim me votën për numrin 6 është dera e planit ekonomik, të vetmin në këto zgjedhje, me TVSH 15%, taksën e sheshtë 9%, me 1.5% të xhiros taksë biznesit të vogël dhe pullën fiskale që do të ndalojë njëherë e përgjithmo­në terrorin e taksidarëv­e”, tha Basha. Intervista Në një intervistë për “Zonë e lirë” në “Tv Klan” të gazetar- it Arian Çani, Basha siguroi se nuk do të ketë bashkëqeve­risje me kreun e PS-së, Edi Rama, pas zgjedhjeve të 25 qershorit. Kreu i PD- së deklaroi se përgjegjës për keqqeveris­jen është edhe Ilir Meta, njësoj si Edi Rama. “Nuk do të ketë bashkëjete­së mes Republikës së re dhe Republikës së vjetër. E vjetra do të shembet, e reja do të vijë me votën e qytetarëve. Në këtë betejë unë kam pasur kundërshta­r Edi Ramën, por kam pasur edhe Ilir Metën. Pa votat e Ilir Metës, nuk vinte Shqipëria këtu. Timoni i Edi Ramës po të kishte vënë këmbën në frena Ilir Meta, nuk do ta kishte sjellë Shqipërinë në humnerë siç e solli. Harrojeni konspiraci­onin Basha- Rama. Unë jam Republika e re. Ne jemi s’kemi asnjë pazar dhe s’kemi asnjë plan për pazar me ata që do të munden me votë”, tha Basha. Kreu i PD- së sqaroi se demokratët pas 25 qershorit do të vijnë me një ftesë të hapur për të gjithë drejtuesit e partive politike për të mbështetur programin ekonomik të PD-së. “Pas fitores sonë ne do të ftojmë të gjitha forcat politike që ka vullnetin dhe gatishmëri­në, të mbështesë axhendën tonë të reformave. Nuk ka për të qenë Edi Rama, zv. kryeminist­ri im. Nuk ka dhe nuk mund të ketë bashkëjete­së midis planit tim për taksa të ulëta dhe mungesës totale të përgjegjës­isë për 4 vite të mungesës së planit nga Edi Rama. Ne presim dhe besojmë te fitorja jonë. Po pres me qetësinë më të madhe gjykimin e shqiptarëv­e me votë ditën e diel”, tha Basha.

 ??  ??
 ??  ?? BASHA DJE GJATE FJALES NE MITING
BASHA DJE GJATE FJALES NE MITING
 ??  ?? Dje gjatë mitingut të PD në Tiranë
Dje gjatë mitingut të PD në Tiranë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania