Panorama (Albania)

Rama: Koalicion numrash bëjmë pa PD e LSI, na duhen dy vota

“Jazëk ju qoftë po votuat Dashin e Havasë e Vangjelin e bakllavasë”

- FATION BINJAKU

Partia Socialiste ka përmbyllur dje fushatën elektorale në qytetin e Vlorës, në një miting të zhvilluar në shëtitoren e Lungomares.

Kryeminist­ri Edi Rama kërkoi dje nga shqiptarët dhe vlonjatët që të votojnë Partinë Socialiste, që të krijojë një koalicion me qytetarët dhe jo me partitë që ai i quajti “tepsia vjetër”. Nga Vlora Rama thumboi edhe Ben Blushin, ndërsa e cilësoi atë “personazh letrar”. “Është dhe parti e atij personazhi­t letrar që për çdo fëmijë do jepte 1 mijë euro. Harroni çdo parti tjetër. Në çdo vend të Shqipërisë unë flas për programin. Por këtu në Vlorë është zemra ime që rreh për ju dhe bashkë me ju. Vëllezër dhe motra të tërë janë kapur pas timonit. Unë kur them: Votoni nr. 2, nuk është për të pasur më shumë pushtet, por për ta bërë më shumë pushtet për shtetin. Nga Vlora, ju them të gjithëve se zgjedhja mund të jetë vetëm një; që të ecim bashkë të dy, sup më sup. Ç’janë shqiptarë, ndryshe lumi do na marrë. Dhe deri në momentin kur duhet të votoni të gjithë ju që na ndiqni dhe na votoni. O një koalicion që e udhëheq PS dhe rreh njërin krah te ju, ose një koalicion që piqet me rrënjët në brumin e ri të tepsisë së vjetër. Rroftë partia e Shqipërisë, rroftë Shqipëria kuq e zi”, pohoi kryeminist­ri.

RIVALËT Rama ka thumbuar dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, duke kërkuar prej shqiptarëv­e që të mos e votojnë këtë parti, që e ka quajtur “të lajthitur”. “Aq më keq kur ia jep LSI-së, lëre sot tani atë parti, lëre në lajthitjen e saj dhe mos lajthit bashkë me ta, që ta premtojnë një punë sot, të gënjejnë se çiflig në shtet për ta nuk do ketë për 4 vjet, edhe sikur deti i skelës të bëhet kos. Mos e bëj votën hallvë për tepsinë e tyre”, tha Rama. Duke folur vlonjatshe, Rama tha se çamëve e minoritarë­ve që do votojnë për Vangjel Dulen e Dashamir Tahirin iu qoftë jazëk vota. “Je anëtar i PD? Çfarë problemi ka? Aty të rrish e të rrish me nder. Por a është Luli gati të bëjë punë që mund të bëjë skuadra jonë? A mjafton bindja juaj e djathtë që t’i shkoni mbrapa Dashit të Havasë dhe Vangjelit të bakllavasë? Si mund të tallet dhe poshtërohe­t çështja çame nga Dashi i Havasë dhe një parti e lindur për të mbrojtur minoriteti­n të parkohet në garazh që Vangjeli dhe Dashi të hipin në autobus dhe minoriteti t’ju shkojë nga pas. Unë u them vlonjatshe çamëve të Vlorës: Nëse në fletën e votimit në vend që ta bëni flamur kuq e zi, e bëni biletë autobusi për Dashin e Havasë, jazëk ju qoftë”, tha dje Rama.

Kryeminist­ri Edi Rama deklaroi dje se të gjithë punonjësit e administra­tës që ndihen të detyruar të votojnë LSInë për të ruajtur vendin e punës, mund të qëndrojnë në punë dhe pa e votuar atë. I ftuar në emisionin “Top Story” të Sokol Ballës, kreu i PSsë u shpreh se koalicioni me LSI- në është i mbyllur. “LSI- ja, kush mendon që duhet të votojë LSI- në se ka vendin e punës, vendin e punës mund ta mbajë pa votuar LSI- në fare dhe të shpëtojë nga ato kuotat e rrogave. Kush ju thotë se LSI- ja do t’ju fusë në punë, gënjen se LSI- ja nuk do fusë dot në punë njeri dhe ministrat e LSIsë dhe politikanë­t e saj do punojnë vetëm deputetë dhe në opozitë. LSI- ja ka nevojë të shkojë të bëjë 4 vjet detoks. Të bëjë detoks katër vjet. Me këto toksina që nxori këto 3 javë, LSI humbi çdo mundësi morale për ne që të jetë në koalicion”, tha Rama. Kryeminist­ri foli dhe për rastin nëse shqiptarët nuk i japin mundësinë të bëjë 71 vota e vetme. Ai tha se do ketë deputetë të penduar nga LSI dhe nga PD, po ashtu do negociojë me individë të caktuar për të realizuar qeverisjen. “Për sa i përket ku e gjej unë sigurinë? Ne do fitojmë zgjedhjet, nuk diskutohet. Po qe puna për të bërë koalicion numrash, ne e bëjmë pa LSI-në dhe pa PD- në, pa problem fare. Në rastin më të keq fare ne do na duhen vetëm dy deputetë, në qoftë se është punë numrash. Do ketë të penduar nga të gjitha palët, edhe nga LSI-ja, edhe nga PDja, nga të gjitha palët dhe me individë të caktuar”, u shpreh Rama. Duke folur për ish- aleatin, kryeminist­ri tha se qëndrimi i Ilir Metës ishte i papranuesh­ëm. “Një koalicion me LSI-në është i papranuesh­ëm pas gjithë kësaj që ndodhi në tri javë, dhe për më tepër pasi ne me vullnet të mirë e bëmë shokun Ilir President të Republikës me të gjitha kokrrat e votave një nga një dhe papritur na shfaqet përballë si kundërshta­ri më i tërbuar i Partisë Socialistë dhe si opozitari më i dëshpëruar i gjithë bilancit të qeverisë sonë”, tha ai. Më herët gjatë ditës, kryetari i PS, Edi Rama, në një mesazh të fundit drejtuar shqiptarëv­e ka kërkuar votën për katër vitet e ardhshme.

 ??  ?? RAMA DJE GJATE MITINGUT NE VLORE
RAMA DJE GJATE MITINGUT NE VLORE
 ??  ?? Dje gjatë mitingut të PS në Vlorë
Dje gjatë mitingut të PS në Vlorë
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania