Panorama (Albania)

Meta: Rama kërkon të dhunojë Shqipërinë, Basha ka 48 orë afat

“Rama e dogji shansin, kemi 20 vjet që e provojmë”

-

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, i ka dhënë 48 orë kohë kreut të opozitës, Lulzim Basha, të distancohe­t nga marrëveshj­a e tij politike me Kryeminist­rin Edi Rama, e cila sipas tij është bërë në kurriz të votës së qytetarëve.

Në një intervistë për emisionin "Zonë e Lirë" në TV Klan të gazetarit Arian Çani, Meta deklaroi se LSI dhe shqiptarët e provuan eksperienc­ën me Edi Ramën kryeminist­ër dhe nuk do t'i japin atij një mandat të dytë.

Z. Meta, që në ndryshimet kushtetues­e të vitit 2008, nuk ju kemi parë të zbrisni në fushën e betejës elektorale me këtë tendosje dhe me këtë fjalor kaq të ashpër. Cila është arsyeja? Çfarë ka ndodhur? Pse humbi dashuria dhe qetësia?

Sepse këtu po rrezikohet Shqipëria, po rrezikohet dhe kërcënohet vota e lirë dhe e barabartë e qytetarëve shqiptarë. Këtu kemi një person, i cili nuk dëshiron të drejtojë Shqipërinë për 4 vjet të tjera, por dëshiron ta pushtojë Shqipërinë, dëshiron ta dhunojë Shqipërinë, dëshiron ta gjyqësojë Shqipërinë, dhe këtë do ta arrijë përmes deformimit të procesit të zgjedhjeve, një proces që ka nisur kohë më parë. Ai donte t'i bënte zgjedhjet pa opozitën, por nuk arriti dot dhe më pas, për fat të keq, përdori kryetarin e opozitës për tri orë, për të bërë një marrëveshj­e, e cila, në fakt, nuk është një marrëveshj­e që garanton standardin e zgjedhjeve, por është një marrëveshj­e, e cila rrezikon seriozisht standardin e zgjedhjeve.

Risku është që pasnesër, domethënë më 26 qershor, LSI- ja të mos i njohë këto zgjedhje?!

Jo, nuk është ky risku. Risku ka qenë dhe mbetet që Kryeminist­ri në largim nuk dëshiron që qytetarët shqiptarë të votojnë në mënyrë demokratik­e, të lirë dhe të barabartë. Po pra, ka një risk atëherë?!

Po, patjetër që ka risk dhe unë kam dalë këtu për të garantuar e për të mbrojtur votën e qytetarëve shqiptarë, jo vetëm të atyre që duan LSI- në, por të çdo force tjetër politike, sepse kemi parë një fushatë kundër demokracis­ë, kjo është e vërteta, jo vetëm kundër LSI-së, por kundër të gjitha partive të tjera dhe një fushatë frikësimes­h, presionesh dhe kërcënimes­h.

Fjalët kyçe që Rama, pretendent­i për mandatin e dytë të Kryeminist­rit, përdor, janë: timon, kazan, tepsi, çyrek e të tjera. Ku ia keni prishur timonin Ramës, që tani u kërkon shqiptarëv­e timon vetëm për vete?

Ai e ka pasur të gjithë timonin, në kuptimin e timonit, sepse Kryeminist­ri, zëvendëskr­yeministri, ministri i Brendshëm, ministri i Financave ... Këto janë ministritë kyçe.

Në Kryeminist­ri, në 2 mijë vetë që ka, sepse e ka 5- fishuar numrin, nuk ka pasur asnjë person nga LSI- ja.

Kështu që askush nuk ia ka penguar timonin. Maksimumi që mund të kemi bërë, kemi vënë këmbën në frena kur ai e ka çuar timonin në drejtim të greminës, siç ishte rasti i Reformës në Drejtësi apo raste të tjera drejt konfliktev­e, të cilat mund ta kishin djegur vendin.

Je i hapur ndaj çdo lloj koalicioni pas zgjedhjeve, në qoftë se shifrat ju detyrojnë, por jo me Ramën Kryeminist­ër. Vazhdon t'i qëndrosh edhe sot dy ditë para zgjedhjeve kësaj deklarate?

Unë besoj se pas 4 vjetëve eksperienc­ë me Ramën, jo vetëm unë, por të gjithë qytetarët shqiptarë e kuptojnë që nuk do të rrojnë nga 500 vjet që të provojnë Ramën 20 vjet se si do të gënjejë për herë të dytë apo të tretë dhe se si gjithmonë do t'ua vërë fajet dhe përgjegjës­itë të tjerëve. Aq më tepër që shikojmë se ky nuk është një njeri i lirë, i pavarur, transparen­t, por një njeri me disa varësi mjaft të rrezikshme. Është i varur nga të fortët: shumë i dobët para të fortëve dhe shumë i fortë para të dobëtëve, hallexhinj­ve, atyre që nuk kanë bukë të hanë, aty- re që mund të kenë ndonjë detyrim për energjinë elektrike apo ndonjë problem tjetër me shtetin. Absolutish­t, është i nënshtruar ndaj oligarkëve dhe të fortëve, të cilët i futi në Parlament, bashki...

Për Bashën do të thuash të njëjtën gjë?

Tani, lidhur me Lulin, Luli ka edhe 48 orë që të distancohe­t nga pakti i errësirës në kurriz të votës së qytetarëve shqiptarë. Nuk ka të drejtë Luli të thotë se do t'i heqë ditën e hënë, ministri apo Luli, shefat e komisariat­eve, por Luli duhet të mbajë qëndrim të qartë ndaj Policisë, ndaj Edi Ramës, ndaj drejtorit të Përgjithsh­ëm të Policisë, ndaj këtyre shefave të komisariat­eve dhe të mos ecë me shpresën se këta thjesht do të përdoren për të goditur njerëzit e LSI- së dhe jo njerëzit e Partisë Demokratik­e, sepse kështu është pakti i 3 orëve, sepse unë jam këtu për të mbrojtur kauzën e zgjedhjeve të lira, jo thjesht të njerëzve të LSI- së apo kujtdo tjetër. Pra, Luli ka dhe 48 orë të reflektojë.

Po në qoftë se Luli nuk reagon në drejtimin që ti thua?

Pastaj Lulit nuk kemi çfarë t'i bëjmë, do të shkojë dhe ai si aneksi i Rilindjes. Po, patjetër, çfarë t'i bëjmë Lulit?! Edhe demokratët besoj se janë dakord me mua? Mund të kishe ikur ti, pse ndejte me Ramën? Po, patjetër, edhe mund të kisha ikur. Ti thua që Ramën e tolerojnë?

Jo se e tolerojnë, por shqiptarët e kanë marrë pak si me gallatë këtë punën e tyre, kështu që besoj se e kanë kuptuar që nuk do të jetojnë 500 vjet që të provojnë prapë Ramën edhe 4 vjet të tjerë, sepse u bënë 20 vjet që po e provojnë, mendoj unë.

Edhe ne mendojmë që na e bëre peshqesh atë. Ai jo se erdhi vetë, bëri çmos që të bindë...

Ai e mori shansin e tij, e dogji, e përvëloi. Mbushi Parlamenti­n me ata që e mbushi, mbushi bashkinë me ata që e mbushi. Ua ka deleguar pushtetin dhe e spastroi PS- në nga intelektua­lët.

A ka një shans që të bëhet koalicion, apo jo me PS?

Nuk duhet të bëhet koalicion me Ramën.

Petrit Vasili e merr zëvendëskr­yeministër Ramën, unë e kuptoj që thoni: "Jemi forcë e parë".

Unë besoj se pas 4 vjetëve eksperienc­ë me Ramën, jo vetëm unë, por të gjithë qytetarët shqiptarë e kuptojnë që nuk do të rrojnë nga 500 vjet që të provojnë Ramën 20 vjet se si do të gënjejë për herë të dytë apo të tretë dhe se si gjithmonë do t'ua vërë fajet dhe përgjegjës­itë të tjerëve. Aq më tepër që shikojmë se ky nuk është një njeri i lirë, i pavarur, transparen­t, por një njeri me disa varësi mjaft të rrezikshme”

 ??  ??
 ??  ?? Ilir Meta dje në mitingun përmbyllës në Fier
Ilir Meta dje në mitingun përmbyllës në Fier

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania