Panorama (Albania)

“LSI forcë e parë, durrsakët s’do votojnë për turistët politikë”

“Brenda mandatit qeverisës legalizuam mbi 30 mijë objekte në qarkun e Durrësit”

- LEONIDHA MUSAJ

U bëj thirrje kundërshta­rëve të mi politikë të mos guxojnë që të blejnë qoftë edhe një votë të vetme në Durrës! Të mos harrojnë që kanë të bëjnë me një ish- drejtues policie që i di të gjitha metodat për blerje votash. Nuk do të kenë asnjë shans për të blerë vota. Populli nuk do të votojë turistë politikë që vijnë për një muaj dhe më pas zhduken

Drejtoi për katër vite zyrën e ALUIZNI-t në Durrës duke spikatur ndër kolegë, ndërsa bëri realitet ëndrrat e 30 mijë familjeve durrsake, të cilat i bëri pronarë të banesave e bizneseve të tyre me dorëzimin e certifikat­ave të legalizimi­t.

Z. Gjuzi, sot ( dje) përmbyllet fushata elektorale për zgjedhjet parlamenta­re 2017. Si paraqitet situata në këndvështr­imin tuaj?

Sot ( dje) mbyllet një punë shumë e madhe e nisur kohë më parë dhe në datë 26 qershor presim frytet. Kemi punuar shumë fort në të gjitha drejtimet. Kemi shkuar shtëpi më shtëpi dhe jemi takuar me të gjithë banorët, dhe realisht ndihemi optimistë. Jemi njohur me problemati­kat që shqetësojn­ë gjithsecil­in prej tyre dhe do të përpiqemi me të gjitha mundësitë që do të kemi t’i zgjidhim këto shqetësime që banorët e Durrësit, Krujës, apo edhe rretheve të tjera të Shqipërisë hasin në jetën e tyre të përditshme. Ne si forcë politike kemi punuar shumë, jemi mjaft të organizuar, ndaj pretendojm­ë të dalim forcë e parë politike jo vetëm në qarkun e Durrësit, por në mbarë Shqipërinë. Jemi të bindur për këtë fakt.

Pse mendoni se në këto zgjedhje do të jetë LSI- ja forcë e parë politike? Ku e mbështesni këtë mendim?

Janë shumë faktorë që më bëjnë të mendoj se LSI- ja do të jetë forcë e parë politike jo vetëm në qarkun e Durrësit, por në të gjithë Shqipërinë. Kemi punuar fort, jo vetëm përgjatë fushatës elektorale, por edhe përpara saj. Kemi qenë më afër se forcat e tjera politike me qytetarët. Ju e dini shumë mirë që brenda mandatit qeverisës arritëm të legalizoni­m mbi 30 mijë objekte në qarkun e Durrësit, një shifër që tregon punën kolosale që ne kemi bërë. Prona është një ndër problemet më të mprehta të qytetarëve dhe ky tashmë është një realitet i mbyllur. Mbi 30 mijë qytetarë të qarkut të Durrësit, që përfshin Krujën dhe Shijakun, sot kanë përvetësua­r pronat e tyre.

Sa i përket mbarëvajtj­es së fushatës elektorale, e cila mbyllet sot ( dje), çfarë mendimi keni?

Ka qenë një fushatë goxha e rënduar. Siç e shikoni në Shqipëri janë tri realitete politike, PS-LSI- PD dhe të tria kërkojnë të dalin forcë e parë në finish. Unë jam koordinato­r i LSI- së në njësinë administra­tive në Rrashbull dhe fatmirësis­ht në këtë zonë nuk është regjistrua­r asnjë incident elektoral. Por nuk mund të them të njëjtën gjë në lidhje me zona të tjera të qarkut apo edhe në Shqipëri, pasi e vërteta është se janë regjistrua­r disa incidente që kanë pasur për objekt LSI- në. Në qarkun e Durrësit janë shënuar disa incidente, në Krujë është goditur aktivisti i LSI- së, ndërsa në Durrës në shtabin elektoral të partisë sonë është vendosur lëndë plasëse. Kjo është për të ardhur keq. Që të ndodhin të tilla incidente në vitin 2017, në një vend anëtar të NATO- s, i cili kërkon me ngulm të bëhet pjesë e Bashkimit Europian. Këto janë sulme politike, të cilat e shëmtojnë fushatën dhe i ulin pikë shumë vendit tonë në sytë e botës.

Cili është synimi i LSI- së dhe i juaji në këto zgjedhje?

LSI- ja kandidon si e barabartë me forcat e tjera. Ne kemi besimin e madh që pas 25 vitesh demokraci LSI- ja do të jetë e para forcë politike e dalë nga këto zgjedhje, si rezultat i premtimeve të pambajtura nga PD- ja e PS-ja që kanë drejtuar qeverinë. LSI- ja prej 10 vjetësh ka rritje të elektorati­t të saj. Në Durrës është e garantuar që do t’i fitojë zgjedhjet. Kjo, falë shërbimit që qytetarët kanë marrë në ato institucio­ne të cilat janë drejtuar nga LSI-ja. Në qarkun e Durrësit, Rilindja të vetmin premtim që ka mbajtur janë legalizime­t. Asnjë premtim tjetër nuk ka mbajtur.

Pse duhet t’ju votojnë ju dhe LSI- në qytetarët e Durrësit?

Ndryshe nga PD- ja e PS- ja, LSI-ja në listën e deputetëve të Durrësit ka kandiduar djem e vajza durrsake që ia dinë hallet këtij qyteti. Durrsakët e dinë që ka përfunduar koha e turistëve politikë që vijnë thjesht për një muaj për të bërë premtimet e radhës, për të marrë mandatin e deputetit apo të ministrit, dhe nuk bëjnë më asgjë për durrsakët. LSI-ja kryesohet nga Lefter Koka, i cili ka qenë i vetmi zë në Parlament për hallet e qytetit të Durrësit, ndryshe nga deputetët e PS- së e PD- së.

Cilat janë avantazhet që keni përballë kandidatëv­e të partive të tjera?

Listat e tyre kryesohen nga persona të katapultua­r në këtë qytet. E thashë edhe më lart, nga turistë politikë. LSI-ja kryesohet nga ministri Lefter Koka. Ky është avantazhi me të cilin hymë në fushatë. Të shikosh listat e PSsë, do të shkosh te numri 4 të shikosh të parin durrsak; te lista e PD- së do të shkosh te numri 5 për të parë kandidat durrsak. Prej kapitenit tonë Lefter Kokës e deri tek i 14- ti janë bij të Durrësit, dhe ky është avantazh. Qytetarët me votën e tyre duhet t’i ndëshkojnë këta turistë politikë. Në listat fituese të PD- së dhe të PS- së nuk ka asnjë kandidat nga listat e vitit 2013; ndryshe ndodh te LSI- ja, që kandidatët janë po të njëjtë. Ekipi ynë ka përfaqësue­s nga të gjitha komunitete­t dhe të gjitha moshat. Qytetarët duhet të votojnë njerëzit e tyre, jo ata që nuk e njohin këtë qytet, por vijnë si turistë.

Zoti Gjuzi, cili është mesazhi që përcillni për durrsakët?

Unë jam në ish- njësinë e Rrashbulli­t si koordinato­r i zgjedhjeve. Fushata ka shkuar mirë dhe ne vërejmë që jemi në çdo qelizë e çdo familje durrsake. Unë jam bir i kësaj zone dhe i njoh të gjithë këtu. Vërej se kundërshta­rëve tanë politikë u ka hyrë frika në palcë. Ne bëjmë takime me elektorati­n për problemet që kanë dhe menjëherë sapo ikim ne, bashkia u hedh çakëll rrugëve dhe lidh telat e dritave. Vërej që në 25 vjet nuk ka pasur rrugë në këto zona rurale, tani po i bëjnë për fushatë. Unë i siguroj kundërshta­rët politikë që votat nuk mund të merren as me çakëll, as me thasë mielli e as me blerje votash, sepse Parlamenti shqiptar miratoi ligjin që ata që blejnë e shesin votën ndiqen penalisht. U bëj thirrje kundërshta­rëve të mi politikë të mos guxojnë që të blejnë qoftë edhe një votë të vetme në Durrës! Të mos harrojnë që kanë të bëjnë me një ish- drejtues policie që i di të gjitha metodat për blerje votash. Nuk do të kenë asnjë shans për të blerë vota. Populli nuk do të votojë turistë politikë që vijnë për një muaj dhe më pas zhduken. Në këtë zonë, banorët do të votojnë djalin e tyre, bashkëfsha­tarin e tyre, njeriun i cili u shërbeu për 4 vite, Flamur Gjuzin dhe LSI- në. Ka ardhur koha t’i japim fund votimit të njerëzve të PD- së e PS-së, turistëve politikë, sepse, pasi mashtrojnë qytetarët e Durrësit, shkojnë në një qark tjetër, siç është rasti i ish- ministrit të Shëndetësi­së. Mashtroi durrsakët e të gjithë shqiptarët me shëndetësi falas dhe më pas iku në Dibër të mashtrojë dibranët. Të vetmit kandidatë për deputetë janë të LSI- së, nga i pari Lefter Koka deri tek i 14- ti. Jam i bindur që më 25 qershor, si në Durrës, edhe në të gjithë Shqipërinë, fituese do të dalë LSI- ja me ekipin e saj.

Zoti Gjuzi, ju keni drejtuar Drejtorinë e ALUIZNI- t në Durrës gjatë këtyre katër viteve, propozimi për kandidimin tuaj erdhi nga baza e LSI- së, apo ishte dëshira juaj?

Drejtoria e ALUIZNI- t Durrës, nga viti 2013 deri në vitin 2017 ishte më e suksesshmj­a në rang republike. Në 8 vjet ishin legalizuar 2400 objekte, ndërsa ne legalizuam 30 mijë objekte. Jam krenar, dhe kjo është meritë e ekipit tim, e atyre djemve dhe vajzave që punuan 7 ditë të javës pa ndërprerje. Kandidimi erdhi nga baza e LSI- së dhe u përkrah nga miku im, Lefter Koka, dhe u miratua pa asnjë mëdyshje nga kryetari Ilir Meta. LSI- ja është konsolidua­r dhe vjen si një forcë kryesore e rëndësishm­e politike në këtë fushatë zgjedhore. Në zgjedhjet e vitit 2013, LSI- ja për pak vota ka humbur mandatin e deputetit të dytë. Në ndryshim nga zgjedhjet e 2013- s, këtë radhë LSI- ja në Durrës ka hyrë pothuajse në çdo qelizë të bazës. Jemi të bindur se do të jemi forcë e parë.

 ??  ?? Flamur Gjuzi
Flamur Gjuzi
 ??  ??
 ??  ?? Flamur Gjuzi
Flamur Gjuzi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania