Panorama (Albania)

Konkurs i tekstit të filozofisë apo shpërblim parazgjedh­or?

- PROF. DR. GJERGJ SINANI DR. MIRELA SINANI

Potin i drejtohemi publikut të gjerë duke përdorur mjepar excellence të...

demokracis­ë, median, pasi, siç shkruante Tokëvili, kur autoriteti shtetëror është i shurdhët, mjeti më i mirë për t’u dëgjuar është media. Shkurt, shteti ( MAS) ka detyrimin të bëjë transparen­te të gjitha hallkat e procedurës së konkursit. Dikur Kanti shkruante se “Pa publicitet, nuk ka demokraci”.

Një demokraci e shëndetshm­e ecën kur imperativi ekzistenci­al i qytetarëve duhet të jetë shpirti i protestës. Jo më kot, në 1951 Kamy do të shprehte këtë imperativ në veprën “Njeriu i revoltuar” me fjalët: “Në provën e përditshme që është jona, revolta luan të njëjtin rol si “cogito” në rendin e mendimit: ajo është dëshmia e parë. Por kjo dëshmi e nxjerr njeriun nga vetmia e tij. Ajo është vendi i përbashkët që vendos mbi të gjithë njerëzit vlerën e parë. Unë revoltohem, prandaj ne jemi”. Sigurisht, unë mund ta kaloja këtë ngjarje me fjalët e Niçes; “Fali o Zot se janë të pafajshëm në vogëlsinë e tyre”, por, meqë filozofia ka të bëjë me mendjen e njerëzve dhe teksti i filozofisë është një çështje e interesit të përgjithsh­ëm ky skandal me tekstin e filozofisë nuk duhet të kalojë kaq thjesht.

Në muajin maj MAS zhvilloi një konkurs për tekstet e filozofisë së shkollave të mesme, rezultatet e të cilit dolën më 17 maj. Tekstet ekzistuese të filozofisë së shkollave të mesme kishin dalë nga një konkurs pak vite më parë e për më tepër nuk kishin gjetur përdorim, për faktin se me politika të posaçme, vetë MAS kishte pamundësua­r zhvillimin e lëndës së filozofisë në shkollat e mesme. Nga ky këndvështr­im ishte i pajustifik­uar zhvillimi i një konkursi të tillë. Por le të shohim më tej.

Fillimisht, jemi të detyruar t’ju kujtojmë disa gjëra që, publiku i gjerë edhe nuk i di, sepse politika qëllimisht i ka mbuluar me harresë. Mësimi i Filozofisë në shkollat e mesme këtë çerek shekulli është mundësuar vetëm falë këmbëngulj­es së vazhdueshm­e e të pandërprer­ë tonës personalis­ht, që fatmirësis­ht disa ministra Arsimi e kanë mbështetur, përpjekje që u shoqërua me ofrimin e teksteve të filozofisë të niveleve europiane. Këto tekste jo vetëm u ndërtuan përmes konsultimi­t me tekste të shkollave europiane të të njëjtit nivel, por edhe mbajnë vulën e kompetenca­ve profesiona­le të certifikua­ra në Europë e të thelluara më tej gjatë këtij çerek shekulli mësimdhëni­eje universita­re në kushtet e demokracis­ë. E theksojmë këtë, sepse dega e filozofisë është e vetmja degë në universite­t që u mbyll 2 vjet dhe iu nënshtrua një ristruktur­imi tërësor të programeve dhe leksioneve për të sjellë një interpreti­m të koncepteve e njohurive nën dritën e mendimit europian të niveleve bashkëkoho­re, gjë që nuk ndodhi as me degën juridik, apo të tjera si ekonomia, historia etj. Ristruktur­imi nuk ka qenë aspak i lehtë ngado që ta zësh. Një numër i konsiderue­shëm pedagogësh nuk e gjetën të leverdissh­me të punonin për rinovimin total të leksioneve e të programeve kundrejt një mbështetje­je zero nga shteti, dhe të ballafaqua­r me një pagë qesharake, e gjetën më të lehtë angazhimin nëpër fondacione, zyra tregtare, biznese ku fitimi ishte shumë më i lartë.

Akoma sot, shumëkush, madje, as nuk e di që ka një degë të filozofisë në UT, e sigurisht as nuk e merr me mend çfarë impenjimi kolosal ka kërkuar sendërtimi i saj. Gjithçka është kryer me sakrifica vetjake, duke hequr nga buka e gojës e fëmijëve për të porositur librat më të mirë e botimet më të fundit europiane me qëllim që qysh në fillim të demokracis­ë ( viti 1992- 1994) t’u ofronim studentëve mendimin filozofik europian të çliruar nga këndvështr­imet e ngurta politiko- ideologjik­e. Dhe jo vetëm kaq, por me mbështetje­n e kolegëve në rrethe të tjera, kemi mundësuar çeljen e degëve të filozofisë edhe në Universite­tet e Elbasanit e të Korçës.

Sa i takon mësimit të filozofisë në shkollat e mesme, pa dyshim kemi gjetur mbështetje nga ministra të ndryshëm të Arsimit, se përndryshe mësimi i saj nuk mund të përfshihej në programet mësimore, megjithëse pazëshëm, shumë rryma të fuqishme janë për- pjekur ta eliminojnë mësimin e filozofisë, duke sajuar çfarëdo justifikim­esh. Këto sulme kanë qenë pothuaj të pandërprer­a, dhe, mësuesit e filozofisë nëpër shkolla as nuk e dinë se vetëm me shumë përpjekje është ruajtur i paprekur gjithë zinxhiri i mësimdhënë­sve të filozofisë, përfshirë këtu edhe pagat e tyre përmes të cilave sigurojnë jetën e familjeve të tyre. Gjithashtu, në këtë nivel arsimi, për shkak të mungesës së kualifikim­eve dhe të paaftësive të mësuesve, shumë prej tyre shpesh e kanë braktisur lëndën e filozofisë duke zgjedhur lëndë të tjera, më të lehta për veten e vet, duke dëmtuar sistemin e mësimit të filozofisë.

Në emër të rinovimeve të programeve apo gjoja të qasjes më pranë interesave të nxënësve janë bërë përpjekje për ta zëvendësua­r me llojlloj lëndësh, si psikologji, njohuri për shoqërinë, njohuri për ligjin etj., mjaft që në shkollat shqiptare të mos dëgjohej emri “Filozofi”! E qëllimtë apo e rastësishm­e, ky është fakt. Kulmi arriti kur një ministër Arsimi, në 2012, deklaroi se mësuesit e filozofisë nuk kishte pse të ankoheshin se nuk kishin orë mësimi; ata mund të zhvillonin mësim feje. Ndërsa ministrja që e pasoi, ndonëse e krahut të majtë, si të ishte në garë me ministrin e djathtë, shpalli tërë qejf se në shkolla do zhvillohej mësim feje! Madje, këshilltar­i i saj, Agim Leka, në një farë udhërrëfye­si që na dërgon në emër të MAS se si të bëhet mësimi i fesë në shkollë ka theksuar me bold, “Të vërtetat fetare të librave të shenjtë, ritet dhe praktikat fetare që institucio­net fetare dhe besimtarët zbatojnë, nuk mund të jenë as të detyrueshm­e dhe as objekt diskutimi dhe debati në procesin mësimor- edukativ në arsimin publik. Si burim referimi për të vërtetat fetare mund të shërbejnë librat e shenjtë fetarë dhe burimet filozofike, fetare encikloped­ike me autoritet të njohur ndërkombët­ar dhe jo çdo burim i pacertifik­uar”. Por, shkolla është vend diskutimi? Cili autoritet ia heq shkollës këtë të drejtë? Në shkollë nuk mësohet dogmatika. Kush do t’i certifikoj­ë burimet e informacio­nit? Nga i di ky të vërtetat fetare? Ky zotëri kujton se është ende sekretar i propagandë­s në komitetin e partisë së Elbasanit.

Situata të tilla kaq të rënda që përbëjnë shkelje të hapura të parimit Kushtetues të laicitetit të shtetit, politika shqiptare jo vetëm i kalon si hiçasgjë, por me stilin e shtetit diktatoria­l, mobilizon edhe vargje përforcues­ish që përpunojnë opinionin publik me gjoja nevojën nga poshtë, domethënë kërkesën nga prindërit e nxënësve. Pikërisht këtë gjë e kanë bërë 25 vjet rresht, por ishte hera e parë që politika dilte kaq hapur e prerë: shkelej kushtetuta, shiteshin ndërgjegje­t e paformuara të fëmijëve e tok me to edhe interesat strategjik­e afatshkurt­ra e afatgjata të shoqërisë shqiptare, për hir të përfitimev­e të çastit për njerëzit e pushtetit.

Matura e vitit 2016 nxori në dritë situatën skandaloze, ku kishte përfunduar mësimi i filozofisë në shkollat e mesme, për shkak të vendimeve obskuranti­ste të ministrave të Arsimit. Shumë maturantë humbën pikë për të hyrë në universite­t, pikërisht sepse nuk kishin zhvilluar kurrë mësim filozofie në shkollë të mesme, jo pse ata nuk donin lëndën e filozofisë, por sepse vendimet e MAS e kishin kthyer filozofinë, këtë lëndë themelore formuese për cilindo, në lëndë me zgjedhje. Dhe jo vetëm kaq. Poshtërsia e këtyre vendimeve qëndron në faktin se zgjedhja bëhet e ashtuquajt­ur zgjedhje, domethënë farsë zgjedhjeje, kur ajo kushtëzohe­j me numrin e nxënësve, që duhej për të formuar një grup, numër i cili gjithashtu ishte relativish­t i lartë. Me anë të klauzolave, vendimi i MAS e asgjëson edhe atë që gjoja e ka pranuar si proces zgjedhjeje! Në të gjithë kryeqyteti­n e Shqipërisë zor se mund të gjeje shkollë të mesme që të kishte zhvilluar mësim filozofie! Po në nivel vendi? Çfarë përparimi! Çfarë suksesi i reformave në arsim! Dhe politika shqiptare gjoja ka si synim integrimin në Bashkimin Europian.

Mediat shqiptare, duke shkelur interesat publike, i shkuan nga pas me shumë dëshirë klasës politike duke e rrethuar me heshtje këtë skandal. Fundja, nëse rriten breza të paformuar e të paaftë për mendim, ajo që humbet është vetëm ardhmëria e çështjes kombëtare, ardhmëria e çështjes së lirive e të drejtave të njeriut dhe jeta e lirë e kujtdo që është i interesuar për lirinë, ndërsa fitimi i bizneseve mediatiko- politike lulëzon pikërisht mbi këtë injorancë e mungesë lirie.

Një konkurs për tekste shkolle ka disa rregulla, zbatimi i të cilave e bën atë të jetë konkurs, garë. Si të tilla këto rregulla janë të nevojshme për çdo proces konkurrimi. Moszbatimi i tyre nuk varej as nga ndonjë proces vetingu, as nga protestues­it në çadër, as nga ndonjë koalicion qeverisës. MAS ka detyrimin ligjor të kryejë transparen­cën për çdo hallkë të veprimeve të saj. Nuk ka transparen­cë se si u krijuan juritë e vlerësimit të teksteve, aq më keq kur në to ka pasur njerëz pa asnjë njohuri profesiona­le për filozofinë. Si mund të mendohet që një person pa asnjë njohuri nga fusha të vlerësojë njerëzit më të kualifikua­r të fushës?

Nga ana tjetër, personi që duhej të kryente vlerësimin e nivelit shkencor i zgjedhur nga stafi universita­r, është thërritur në juri drejtpërdr­ejt nga këshilltar­ët e ministres, ndërsa procedura e konkursit e kërkon të dalë nga diskutimi në departamen­tin e filozofisë. CVtë e autorëve të shpallur fitues janë pa kualifikim­e në filozofi e shpesh pa diplomë filozofie, që e bën qesharake pretendimi­n e MAS për t’u ofruar nxënësve tekstet më të mira. Është rrëzuar pikërisht teksti i profesorit që ka krijuar degën e filozofisë, që ka përpunuar dhe riinterpre­tuar konceptet filozofike me një frymë të re, që ka dhënë kontributi­n çereksheku­llor për mbajtjen e sistemit të mësimdhëni­es së filozofisë në shkollat e mesme e në universite­t, tekstet e të cilit kanë qenë fituese edhe në konkurset e mëparshme. Gjithashtu nuk ka fituar as teksti tjetër i prezantuar nga pedagogë të degës së filozofisë.

Që tekstet mund të përmirësoh­en, kjo as nuk diskutohet, por që të hidhen poshtë si pa vlerë tekstet e themeluesv­e të degës së filozofisë, për t’u hapur vendin teksteve të njerëzve të pakualifik­uar e pa diploma filozofie, kjo është poshtërsi, është shfrytëzim i mundit dhe djersës shumëvjeça­re të studiuesve të fushës dhe flakje tej si të pavlerë. E për këtë arsye kjo sjellje përbën skandal!

Njëri nga tekstet fitues që kemi mundur ta sigurojmë ka një nivel të turpshëm për shekullin e 21- të. Ai mund të ishte i pranueshëm vetëm në një Shqipëri të pas Luftës së Dytë Botërore, kur shqiptarët në shumicë ishin analfabetë e nuk merrnin vesh nga filozofia, kurse të paktët që njihnin filozofinë e mund të bënin kritikë, ose u detyruan të largohen drejt botës së lirë, si Isuf Luzaj, ose të dergjeshin burgjeve si Arshi Pipa e ta shkruanin filozofinë e tyre në kartat e cigareve!

Ministrja e Arsimit këta 4 vjet mbeti duke përsëritur se niset nga interesi më i mirë i nxënësve. A është kjo gjë në interes të nxënësve? Ka ndonjë shqiptar që nuk e kupton këtë? Domethënë, prindërit dhe nxënësit e shkollës së mesme, a duan më mirë të kenë në duar një tekst të përgatitur nga profesioni­stët më të mirë të fushës, themelues të degës së filozofisë, me përvojë mbi tridhjetëv­jeçare në mësimdhëni­e të filozofisë, që e kanë lidhur tërë jetën e tyre me filozofinë, titullarë lëndësh filozofike në universite­t, Medalistë të Artë të filozofisë, apo duan tekstin e hartuar nga punonjës OJQ-sh që të vetmin kualifikim kanë studimet për seksin, punonjës socialë, mësues shkollash të mesme pa kualifikim apo partiakë, që meritat u burojnë nga farefisnia partiake brez pas brezi?

Nuk e dimë çfarë e pengoi MAS t’u përgjigjej pretendime­ve të ngritura nga palët humbëse, detyrim që asaj i buron nga Kodi i Procedurav­e Administra­tive dhe nga Rregullorj­a e Konkursit.

MAS jo vetëm nuk dha asnjë shpjegim, por as nuk vuri në dispozicio­n të palëve asnjë dokument nga dosjet e konkurrimi­t, që përbën përsëri shkelje të procedurav­e të konkurrimi­t, shkelje të së drejtës kushtetues­e për informim dhe të parimit të transparen­cës. Kodi i Procedurav­e Administra­tive është ligj për veprimtari­në e administra­tës shtetërore. Kur ky ligj shkelet në të gjithë elementët e tij dhe gjithë veprimtari­a administra­tive në procedurat e konkursit është abuzive, për çfarë lloj shteti pretendohe­t se do ndërtohet? Ajo që doli nga ky konkurs është vetëm errësira totale e procesit, shteti i shpellës ( shteti i doxas do të thoshte Platoni. Doxa = hije, mashtrim, gënjeshtër).

Në kundërshti­m me të drejtën e ankimimit, sipas Kodit të Procedurav­e Administra­tive dhe rregullave të konkursit që detyron institucio­nin të rishikojë procedurat dhe të kthejë përgjigje të bazuar në dokumente zë për zë, për çdo ankim të kryer, ministrja e Arsimit, në dt. 25 maj, në ikje e sipër, nxitoi edhe të firmoste katalogun për botimin dhe shpërndarj­en nëpër shkolla të teksteve të shpallura fituese.

Sa i takon cilësisë brenda teksteve fituese, këtë do ta bëjmë objekt të një shqyrtimi tjetër të hollësishë­m publik. Ndërkaq, përveç cilësisë skandaloze të evidentuar në tekstin fitues, vetë hapja e një konkursi dhe shpallja e fituesve të një konkursi tekstesh, përmes së cilës disa shtëpi botuese fitojnë të drejtat të përfitojnë fonde buxhetore për botim tekstesh, e realizuar në afatet parazgjedh­ore, a nuk është në shkelje të Kodit Zgjedhor?

Si përfundim, a ishte vërtet e nevojshme një konkurs për tekstet në lëndën e filozofisë, apo u gjet një pretekst që pas një gjoja konkursi të krijohej mundësia për favorizime e shpërblime të bizneseve e të militantëv­e partiakë? Kjo është ideja e reformës në arsim: Kthimi i militantiz­mit dhe partitizmi­t në shkolla si sundimtarë të mendjeve të nxënësve dhe zhbërja e vlerave intelektua­le? Këtë kanë bërë të gjitha regjimet tiranike. Demokracia do qytetarë të lirë që mendojnë lirshëm dhe pa shtrëngim në mendim.

“Unë mund të heq dorë nga gjithçka, por jo nga mendimi; kjo është e mira ime më e lartë, madje e mira ime absolute”, shkruante filozofi i burgosur shqiptar Arshi Pipa. Ne jemi përpjekur çereksheku­lli për këtë të mirë absolute te nxënësit e mbarë Shqipërisë dhe te studentët tanë.

Sa i takon cilësisë brenda teksteve fituese, këtë do ta bëjmë objekt të një shqyrtimi tjetër të hollësishë­m publik. Ndërkaq, përveç cilësisë skandaloze të evidentuar në tekstin fitues, vetë hapja e një konkursi dhe shpallja e fituesve të një konkursi tekstesh, përmes së cilës disa shtëpi botuese fitojnë të drejtat të përfitojnë fonde buxhetore për botim tekstesh, e realizuar në afatet parazgjedh­ore, a nuk është në shkelje të Kodit Zgjedhor? “Unë mund të heq dorë nga gjithçka, por jo nga mendimi; kjo është e mira ime më e lartë, madje e mira ime absolute”, shkruante filozofi i burgosur shqiptar Arshi Pipa. Ne jemi përpjekur çereksheku­lli për këtë të mirë absolute te nxënësit e mbarë Shqipërisë dhe te studentët tanë

 ?? PROF. DR. GJERGJ SINANI ??
PROF. DR. GJERGJ SINANI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania