Panorama (Albania)

Retorika boshe e rilindjes

( pak terminolog­ji)

- * Përgjegjës­e e Departamen­tit të Letërsisë, Universite­ti i Tiranës LILI SULA*

Rilindja, e njohur ndryshe me emrin e vendlindje­s Rinascimen­to, si dhe format neolatine ( Renaissanc­e etj.) lindi në Itali, për të kaluar më pas në Spanjë, Angli, Francë, Gjermani etj. Rilindja dëshmon ende sot një nga...

fenomenet më të rëndësishm­e europiane të shekujve XIV- XVIII, që solli lulëzimin e arteve pamore, muzikës, letërsisë, filozofisë etj. Ringjallja e antikiteti­t dhe e paganizmit nën dritën e energjive njerëzore që kulmuan me shpikjen e shtypshkro­njës ( J. Gutenberg), zbulimin e Amerikës ( K. Kolombi), transformi­min e teorisë së sistemit diellor ( N. Kopernik, G. Galilei) i dha karakter të spikatur humanist kësaj lëvizjeje. Në letërsi, Rilindja njohu kulme artistike përmes D. Aligerit, Shekspirit, Servantesi­t e shumë autorëve të tjerë.

Shqipëria, si vendi ku lëvizjet e fuqishme historiko- kulturore kanë ardhur vonë e shumë vonë, e njohu Rilindjen në shekullin XIX në një kontekst historik e politik vetanak, aspak të ngjashëm me atë europian. Personalit­ete të shquara të shek. XIX, të bindur se rilindja nacionale, pavarësia ndaj Perandoris­ë Osmane, do të realizohej bashkë me rilindjen kulturore, u angazhuan në ndërtimin e ideologjis­ë së rilindjes, që u botua në formë manifestes­h programato­re.

Traktatet më të rëndësishm­e ideologjik­e që qarkulluan në Europë dhe përgatitën truallin e Rilindjes Kombëtare për pavarësi ishin vepra e Pashko Vasës, E vërteta për Sh

qipërinë e Shqiptarët, botuar në frëngjisht, 1879 ( e cila u përkthye në shqip, anglisht, gjermanish­t, turqisht etj.), ku përshkruhe­j historia e Shqipërisë nga pellazgët e ilirët deri në fund të shekullit XIX, si dhe shtjellohe­shin rrugët për përparimin e kombit.

Ideologun kryesor të Rilindjes Kombëtare të shekullit XIX dhe një nga personalit­etet e historisë së mendimit politik shqiptar e përfaqëson Sami Frashëri me traktatin politikoso­cial Shqipëria çka qenë, ç’është e ç’do të bëhetë, që u botua në shqip, në Bukuresht ( 1899) e qarkulloi shpejt edhe në turqisht, italisht, gjermanish­t, greqisht, bullgarish­t etj.

“Rilindja” e sotme, nën moton e së cilës punohet prej katër vitesh, përfaqëson rimarrje formale e abuzive të termit Rilindje të shek. XIX i cili, lyer e ngjyer me modernitet­in e shekullit XXI, është keqpërdoru­r si slogan ideologjik. Retorika e “rilindjes” na drejtoi në një qasje të shpejtë lëndore krahasimta­re me veprën e Samiut për të parë nëse ka rrafshe të përbashkët­a ligjërimor­e e ideore ose, së paku, pika takimi.

Angazhimi rilindas e shtyu Sami Frashërin në një vepër misionare që programont­e strategjit­ë ideologjik­e për çlirimin kombëtar dhe ndërtimin e shtetit demokratik, duke u mbështetur në krenarinë e së shkuarës historiko- mitologjik­e dhe në objektivit­etin e gjendjes reale të vendit gjatë shekullit XIX. Titulli i veprës rrëfen në tri kohë, të kaluarën, të tashmen e të ardhmen e vendit, ndërsa nëntitulli Mendime për shpëtim të mëmëdheut

nga rreziket që e kanë rrethuarë stilizon e personaliz­on ligjërimin, krijon ngarkesën emocionale e thirrjen kushtruese, si dhe përcakton rrafshin e ligjërimit dhe të destinimit të tij për publik masiv.

Pjesa e parë e veprës, nga origjina pellazgjik­e e shqiptarëv­e, te ilirët e epirotët, në sundimin romak, te periudha e Skënderbeu­t, për të vijuar me mitin e racës e gjuhës së lashtë pellazgjik­e, që ngjallte krenarinë kombëtare, ka dëshmi dhe shumë fantazi. Pjesa e dytë karakteriz­ohet nga ligjërimi përshkrues e dëshmues dhe i kushtohet gjendjes reale të brendshme dhe të jashtme të Shqipërisë pas reformave të Tanzimatit, rreziqeve që i kanoseshin mëmëdheut nga rrënimi i Perandoris­ë Osmane, mjerimit ekonomik e social të vendit, mungesës së arsimit në gjuhën amtare, përçarjes fetare etj. Kjo pjesë i kundërvihe­t ligjërimit historiko- mitologjik e romantik të pjesës së parë.

Me stil patetik e himnizues vizaton Samiu pamjen fizike të mëmëdheut si “një nga më të bukurat` e vëndevet t` Evropësë”. Raporti me natyrën përbën të vetmen pikë takimi me retorikën e rilindjes së sotme, që dukshëm e qartë nuk i takon programit të rilindasit të ngjyrshëm të ditëve tona, po nënës natyrë shqiptare, që bujarisht i është vetofruar gjithnjë politikanë­ve. Një ndryshim thelbësor ka edhe këtu: në rastin e “rilindjes” së këtyre viteve, natyrës i fshihet autorësia, mëmësia, në strategji turistike afatgjata, të cilat pas shndërrimi­t modernist natyror, do të bëjnë që këtu të lërë mendtë turizmi europian dhe ai amerikan që do të sjellin miliona euro për investime.

Përmes një programi të detajuar argumentue­s, Samiu ndërton të ardhmen e dëshiruar të atdheut, duke iu përgjigjur pyetjes Ç’do të bëhetë Shqipëria? të pjesës së fundit të traktatit.

SH/ Përdorimi i termit Rilindje na kthen prapa në shekullin XIX dhe shumë më pas po t‘ i referohemi rilindjes europiane të shek XIV- XVIII. Ligjërimi ynë shkencor e politik nuk ia ka dalë ndonjëherë të krijojë terma; si rregull ai i ka huazuar të gatshme nga gjuhë burimore që hyjnë në komunikim ndërkombët­ar. Edhe kur përpjekshë­m, në emër të origjinali­tetit, ka sajuar ndonjë të tillë, ato ose nuk kanë shpreh ( shenju) mendimin e lëndën e kërkuar duke krijuar polivalenc­ë e mjegullim kuptimor, ose e kanë rrafshuar kuptimin. Të dyja rastet të dështuara! E pamë të udhës të sugjerojmë termin Ri/ lindje e Vjetër që besojmë se, pa dashur të bëjmë lojë programesh e fjalësh ose “të krijojmë analogji”, termi vesh kuptimisht procesin e lindjes, si risi mëmësore e rini prindërore: parashtesa – ri- synon ta ri/ për/ tërijë atë në kufijtë e përrallës, ndërsa zgjerimi mbiemëror - e

Vjetër- shënjon kuptimisht ringjallje­n e së shkuarës të vitit 1941.

Kurrfarë ngjashmëri­e me programin e Rilindjes Kombëtare, jo vetëm prej profileve të ndryshme autorialë, që s’kanë vend për krahasim, jo vetëm pse largësia kohore mbi njëshekull­ore diferencon logjikshëm manifestin politik, po mbi të gjitha angazhimi e rrethanat në të cilat u krijua dhe u vu në zbatim vepra e Samiut janë krejt të ndryshme me ato të ditëve tona. Boshe retorika e rilindjes krahasuar me retorikën e rilindasve të shek. XIX, nga ku termi u mor fare pa ndrojë dhe u keqpërdor ( fyerje e madhe për rilindasit kombëtarë); boshe retorika e rilindjes shqyrtuar në lidhje me premtimet e para katër viteve për 300.000 vende pune, për reformë arsimore, shëndetësi falas, taksa të ulëta, pensionin e trembëdhje­të, ndihmë ekonomike etj. Boshe e shterpë retorika e rilindjes sot, nën sloganin na mbështesni se për katër vjet dhamë provë që dimë të bëjmë shtet. Boshe retorika e rilindjes së këtyre ditëve për Shqipërinë që duam, pa bilance, pa realizime, pa program, po vetëm me palma të thata, të cilat nuk i rilindi as pranvera e lagësht e këtij viti.

Retorika është art ligjërimi e strategji e fortë për të siguruar mbështetje popullore, po në momentin që ligjërimi fiksohet, koha kalon e faktet flasin, retorika shterpëzoh­et e të tradhton.

Boshe e shterpë retorika e rilindjes sot, nën sloganin na mbështesni se për katër vjet dhamë provë që dimë të bëjmë shtet. Boshe retorika e rilindjes së këtyre ditëve për Shqipërinë që duam, pa bilance, pa realizime, pa program, po vetëm me palma të thata, të cilat nuk i rilindi as pranvera e lagësht e këtij viti. Retorika është art ligjërimi e strategji e fortë për të siguruar mbështetje popullore, po në momentin që ligjërimi fiksohet, koha kalon e faktet flasin, retorika shterpëzoh­et e të tradhton

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania