Panorama (Albania)

Rama: Koalicion numrash bëjmë pa PD e LSI, do na duhen vetëm dy deputetë

“Do ketë të penduar nga të gjitha palët, edhe nga LSI, edhe nga PD, nga të gjitha palët dhe me individë të caktuar”

- EDI RAMA

Është ky momenti për t’u bërë bashkë, për t’u dhënë një mësim të mirë parazitëve të katundit tonë, politik dhe mediatik, që ia kanë penguar kaq gjatë dhe kaq shpesh frymëmarrj­en e plotë Shqiponjës dykrenore

Dua që ta dini se po të ishte për mua personalis­ht do të mjaftonin mbase edhe do të më tepronin për çka kam arritur në karrierë në të gjitha këto vite betejash. Nuk kam ndërmend të ngjitem më lart, nuk dua të kem asnjë më shumë për vete nga jeta politike. Nuk kam më as kuriozitet­in shumë njerëzor për të provuar ndjesinë për të qenë në postin më të lartë ekzekutiv të Shqipërisë. S’jam më këtu për t’i plotësuar vetes ambicien e ngjitjes në majë. Dëshirën e të jetuarit në majë, apo nevojën natyrale të politikani­t për pushtet mbi të tjerët. Kam bërë plot fushata, kam lagur plot bluza e këmisha. Kam zbardhur çdo fije floku të mbetur në kokë dhe kam përshkuar mbi gjysmë milion kilometra në trupin e këtij vendi. Nëse nuk do ta ndieja në çdo qelizë momentin që ka ardhur me mundësinë reale për t’ia dalë aty ku të tjerët nuk ia dolën. U dorëzuan, u lëshuan, u dëshpëruan, u larguan. Ma besoni, sot nuk do të isha duke lagur bluza dhe këmisha të tjera dhe duke sprovuar deri në ekstrem kordat e zërit për t’ju kërkuar përsëri votën. Kam marrë prej jush vota dhe pafund. Emocione dhe përjetime pafund. Besomëni, po të isha kthyer sot njëherë e mirë në Shqipëri nuk do të kisha asnjë keqardhje, në qoftë se nuk do ta shihja njësojë si dritën e ditës, mundësinë e rrallë që kemi në këtë moment për ta nxjerrë Shqipërinë në dritën të gjithë së bashku.

** * Nuk u them të djathtëve ndërroni bindje, nuk u them demokratëv­e ndërroni parti, nuk u them atyre që s’ua bën zëmra të votojnë PS- në, mos dëgjoni zemrën. Po u them thjesht si një shqiptar, shqiptarëv­e, të gjithë shqiptarëv­e të zakonshëm pa dallim se unë dua ta vazhdoj këtë betejë me të gjithë ju që politikanë­ve të partive u keni dhënë vota pa fund prej 25 vjetësh dhe ndiheni të përdorur dhe të zhgënjyer. Dua ta vazhdoj këtë betejë bashkë me ju, sepse Shqipëria bëhet dhe këtë tanimë e di si bukën që hamë. Dua ta provoj deri në fund mundësinë e fuqisë sonë, të bashkuar një herë për ta bërë Shqipërinë. Dhe nëse të dielën krijojmë këtë mundësi fantastike, ju siguroj se ia vlen. Prandaj miq të djathtë dhe demokratë, miq dhe simpatizan­të të partive të tjera dhe ju që ende nuk e keni vendosur a do të votoni apo jo, dua t’ju them sot, duke ju parë drejt e në sy, ky është një moment për ta vënë Shqipërinë mbi bindjet politike, mbi partinë e zemrës. Mbi zemërimin dhe zhgënjimin e natyrshëm që keni ndaj politikës, ky është një moment për t’u dhënë partive të tuaja apo të tjerëve mesazhin se nuk e marrin më dot qyl votën tuaj, nëse nuk janë gati për të bërë atë që ju duhet juve dhe Shqipërisë prej tyre. Ky është një moment për të mos e humbur mundësinë e një bashkimi zemrash, për Shqipërinë që duam në flamurin kuqezi të Skënderbeu­t dhe të Ismail Qemalit. Në flamurin e rilindësve, dëshmorëve, patriotëve, në flamurin e motrave dhe vëllezërve tanë emigrantë dhe të të gjithë fëmijëve shqiptarë, pa dallim, kudo që ndodhen. Është ky momenti artë për t’i thënë jo, mjaft, boll, stop, lloj- lloj flamujve që valëviten prej erërave të përçarjes mes nesh prej kaq shumë vitesh, dhe lloj- lloj politikanë­ve që janë mësuar të fitojnë duke tregtuar llumin e batakut të dasive dhe të pakënaqësi­ve.

** * Ky është momenti për mos t’ia nxjerrë më sytë njëri- tjetrit me shkopinjtë e flamujve përçarës dhe për llogaritë e atyre politikanë­ve dhe interesave të tyre personale apo politike.

Është ky momenti për t’u bërë bashkë, për t’u dhënë një mësim të mirë parazitëve të katundit tonë, politik dhe mediatik, që ia kanë penguar kaq gjatë dhe kaq shpesh frymëmarrj­en e plotë Shqiponjës dykrenore të aspiratave tona kombëtare, europiane dhe qytetare. Për t’i dhënë, po ashtu, edhe një leksion shqiptarie kujtdo që nuk e do flamurin kuqezi të shqiptarëv­e që të ngrihet në lartësinë e aspiratave legjitime të këtij populli. S’kam ça them më shumë. Ju falënderoj të gjithëve që më keni besuar, mbështetur, gëzuar, duruar, falur, apo qoftë edhe dëgjuar e lexuar apo komentuar në këtë faqe, me të mirë apo me të keq. Dhe ta mbyll me një lutje: mos hiqni dorë nga ëndrra e madhe se Shqipëria bëhet! Mos hiqni dorë nga e drejta me aq mund e votës për ta ushqyer ëndrrën e Shqipërisë që bëhet. Mos u bëni njerëz të vegjël, duke i bërë bisht votimit për çka nuk ju ka shkuar mirë personalis­ht apo familjaris­ht, por bëhuni patriotë të mirë, mund dhe duhet dhe do të shkojë patjetër më mirë, falë votës suaj, ditën e diel, nëse ushtroni të drejtën tuaj të zgjedhjes si një detyrë ndaj Shqipërisë dhe ndaj fëmijëve të flamurit kuqezi. Dhe aman, ju lutem, bëni çmos, mos më lini më peng të atyre që duan të vazhdojnë të mbajnë peng Shqipërinë, duke folur vetëm për ju, kur ndizet televizori dhe duke punuar, më besoni, vetëm për veten sapo fiken dritat e skenës së betejës elektorale. Qofshi ju o njerëz të këtij vendi, Zoti që i duhet Shqipërisë më 25 qershor.

 ??  ?? Rama me nënën dhe bashkëshor­ten dje në Vlorë
Rama me nënën dhe bashkëshor­ten dje në Vlorë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania