Panorama (Albania)

Zv. Presidenti i PPE në miting: Mbështes Bashën

“PD është e vetmja alternativ­ë që ofron zhvillim ekonomik”

-

Një ditë pasi kreu i PPEsë, Joseph Daul, i dha mbështetje të hapur Lulzim Bashës në ambicien e tij për të qenë kryeminist­ër i vendit, zv. presidenti i PPE- së, Alojz Pertele, erdhi në Tiranë për të mbështetur PDnë në mitingun përmbyllës të opozitës. Në fjalën e tij ish- kryeminist­ri slloven Pertele deklaroi se ishte në Tiranë për të mbështetur fitoren e Partisë Demokratik­e. “Jam këtu, sepse ne besojmë tek e ardhmja demokratik­e dhe europiane për Shqipërinë. Jam i nderuar sot të jem këtu mes jush, sepse Presidenti i grupimit më të fuqishëm politik në Europë, Presidenti i Partive Popullore Europiane, Joseph Daul, më kërkoi t’ju mbështesja ju për fitoren e PD, ai kërkon që të dielën ne të fitojmë së bashku. Ne në Partitë Popullore Europiane jemi krenarë që Partia Demokratik­e e udhëhequr nga Basha është anëtare e familjes politike më të madhe në Europë dhe ne jemi bashkë, sepse ne ndajmë të njëjtat vlera dhe ambicie për Shqipërinë. Ju keni shumë miq të mirë pranë Partisë Popullore Europiane, por edhe në shumë vende të tjera, dhe kam kënaqësinë që ju jeni këtu sot përballë shqiptarëv­e me një vizion të qartë e me një strategji të mirorganiz­uar për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, për zhvillimin e të ardhmes suaj. Dhe ta dini që ata janë tejet të angazhuar për një të nesërme më të sigurt, për një ekonomi më të fortë për Shqipërinë. Falë lidershipi­t të kreut të PD, Basha, shoh kaq shumë të rinj sot që duan të jetojnë në Shqipëri, të rinj që duan të krijojnë vende pune në Shqipëri, të rinj që duan të drejtojnë vendin e tyre. Dua t’ju përgëzoj, nuk kam parë ndonjëherë kaq shumë të rinj në një miting politik. Urime për rininë tuaj! Unë nuhas fitore të dielën, unë shoh energjinë tuaj”, deklaroi ish- kryeminist­ri slloven në mitingun e PD- së. Në letrën e tij dërguar kreut të PD- së, Presi- denti i PPE- së, Joseph Daul, theksoi se Partia Demokratik­e ofron të vetmen alternativ­ë për zhvillimin ekonomik në Shqipëri. “Partia Demokratik­e përfaqëson të vetmen alternativ­ë që ofron zhvillim ekonomik, si edhe është e vetmja parti që ka një plan për të ringjallur ekonominë e vendit, të hapë vende pune dhe të investojë shumë në edukim dhe kërkime shkencore”, shkruante Daul në letrën drejtuar kreut të PD- së Basha.

 ??  ?? Zv. presidenti i PPE- së, Alojz Pertele, dje ne mitingun e PD
Zv. presidenti i PPE- së, Alojz Pertele, dje ne mitingun e PD

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania