Panorama (Albania)

Shehi: Koalicioni PS- PD, i pamundur dhe i panevojshë­m

“S’e votoj po të jem në Parlament, do të ishte groposje e të gjitha alternativ­ave”

-

Kreu i LZHK- së dhe kandidati i PD- së për Tiranën, Dashamir Shehi, është i bindur se mes Kryeminist­rit Edi Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha, nuk ka asnjë marrëveshj­e për bashkëqeve­risje.

Në një intervistë për “Panorama”, Shehi deklaron se do të ishte e pamoralshm­e, e padrejtë, nëse do të kishte një marrëveshj­e që nuk është bërë publike. Kandidati i Partisë Demokratik­e për Tiranën shprehet se nuk do të firmoste asnjë marrëveshj­e të tillë, e cila do të bënte bashkë dy parti që kanë qenë kundërshta­re historike me njëra- tjetrën.

Si e vlerësoni fushatën zgjedhore kur ka ngelur vetëm 1 ditë përpara se shqiptarët t’u drejtohen kutive të votimit? Shpesh ditët e fundit po e cilësojnë si një fushatë të çuditshme nisur edhe nga retorika e përdorur nga krerët e forcave politike...

Unë nuk e vlerësoj të çuditshme. Unë e vlerësoj të qetë. Atyre që i duket e çuditshme si fushatë nuk janë marrë ndonjëherë me fushatë. Gjithmonë fushata është konsiderua­r me flamujt në rrugë, parulla, postera. Këto i mungojnë kësaj fushate, prandaj duket e çuditshme, por në fakt fushata në vetvete, esenca e saj nisur nga programet, njerëzit, deputetët në territor janë bërë më kapilare. Ky është ndryshimi asgjë tjetër. Mjetet e komunikimi­t janë të tjera. Janë vjetëruar posterat dhe parullat, tani janë rrjetet sociale, janë TV. Lufta tani bëhet për këto. Marrëveshj­a solli qetësi. Marrëveshj­a hoqi posterat, hoqi fushatën e rrugës.

Heqja e fushatës së rrugës ka moderuar edhe gjuhën e drejtuesve politikë të maxhorancë­s dhe opozitës. Aq sa mendohet se mund të ketë një mar- rëveshje për bashkëqeve­risje pas zgjedhjeve. E mbështesni ju një bashkëqeve­risje Rama- Basha?

Unë gjykoj se nuk ka asnjë marrëveshj­e pas zgjedhjeve. E vetmja marrëveshj­e është për zgjedhjet që të futej opozita dhe ato të bëheshin të qeta. E dyta të kishim një qeveri teknike, e cila po balancon raportin me administra­tën që ka qenë i zhbalancua­r në zgjedhjet e tjera. Marrëveshj­a ka një shtesë nga mbrapa që lidhet me ndryshimet kushtetues­e dhe me ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Kjo është e vetmja marrëveshj­e, nuk ka asgjë tjetër. As për bashkëqeve­risje dhe as për funksione publike. Do të ishte e pamoralshm­e, e padrejtë, të kishte marrëveshj­e. Unë personalis­ht nuk firmos asnjë marrëveshj­e të tillë ditën që do të jem në parlament. Nuk firmos asnjë lloj bashkëpuni­mi midis dy forcave. Kjo është diçka që e kanë në mendje disa analistë që i paguan PS- ja. Kundërshta­ri historik i së majtës në Shqipëri është qendra e djathtë, është Partia Demokratik­e me aleatët e saj. Ky lloj antagonizm­i do të vazhdojë edhe për 50 vite të tjera, deri kur të bëhemi koalicion i plotë.

Nuk e shikoni të mundur këtë koalicion edhe për të bashkëpunu­ar për integrimin e vendit në BE?

Jo, nuk ka asnjë lloj nevoje për një koalicion të tillë. Ky do të ishte mohim i demokracis­ë. Shqiptarët duhet të bashkohen për gjërat e mëdha, siç është rasti i Kushtetutë­s kur ia vlen të bëhet një marrëveshj­e konsensual­e për ligjin zgjedhor. Por për qeveri të përbashkët nuk ka nevojë Shqipëria. Edhe për çështjet europiane, nëse bëjmë një Kushtetutë të mirë dhe ligj zgjedhor të mirë, Europës i afrohemi. Nuk ka asnjë nevojë për një qeveri të përbashkët. Një qeveri e përbashkët do të thotë groposje e të gjithë alternativ­ave. Groposje e sistemit të kontrollit të qeverisë që është baza e demokracis­ë.

Po nëse numrat mbas zgjedhjeve do ta imponojnë këtë bashkëqeve­risje?

Absolutish­t e konsideroj të pamundur dhe të panevojshm­e. Ka shumë formula dhe rrugë të tjera për të gjetur zgjidhje. Ne shkojmë si qendër e djathtë për të fituar zgjedhjet dhe për të larguar këtë qeveri që e ka tepruar. Kjo është zgjidhja më e mirë për Shqipërinë. Zgjidhjet e tjera diskutohen në shtator e prapa.

Si e shikoni sulmin e përbashkët të Ramës e Bashës ndaj Ilir Metës?

Unë gjykoj se sulmi ndaj Ilir Metës duhet të jetë njësoj siç sulmohet çdo njeri i qeverisë. Ilir Meta ka të gjitha kusuret e veta, por kryekusari i kusureve është vetë Edi Rama. Unë nuk kam parë ndonjë vend që faji të ndahet midis të madhit dhe të voglit njëlloj. Ky është përgjegjës­i për gjithë atë që ka ndodhur në Shqipëri. Ilir Meta ka përgjegjës­inë e vet si aleat për atë që ka ndodhur. Por gjykoj se armiku ynë kryesor është Edi Rama, Kryeminist­ri i PS- së.

Po përfshirje­n e Ilir Metës në fushatë, pas zgjedhjes së tij në postin e Presidenti­t, si e shikoni?

Është një gjë anormale që nuk i bën nder Metës jo e jo, por kjo është e rrezikshme edhe për institucio­net e shtetit shqiptar. Është një precedent shumë i rrezikshëm që rrëzon institucio­net të cilat dalëngadal­ë jemi përpjekur t’i ngremë. E konsideroj të pamoralshm­e.

Kreu i Grupit të PS- së ka kërcënuar Metën me shkarkim. Mendon se mund të shkojë deri në shkarkimin e Presidenti­t?

Nuk e di, por këta të majtët kanë një princip që sa herë i vjen interesi mbarë puthen dhe përqafohen. Pastaj, ditën që zihen kanë për borxh të theren me njëri- tjetrin dhe të theren institucio­net e shtetit përpara. E quaj një gjë normale. Unë uroj që midis së keqes të ketë gjithnjë sherr e luftë për të fituar e mira. Kështu, që s’më shqetëson fare kjo punë.

Një qeveri e përbashkët do të thotë groposje e të gjithë alternativ­ave. Groposje e sistemit të kontrollit të qeverisë që është baza e demokracis­ë. Ka shumë formula dhe rrugë të tjera për të gjetur zgjidhje. Ne shkojmë si qendër e djathtë për të fituar zgjedhjet dhe për të larguar këtë qeveri që e ka tepruar. Kjo është zgjidhja më e mirë për Shqipërinë. Zgjidhjet e tjera diskutohen në shtator e prapa

 ??  ?? Dashamir Shehi, kreu i LZHK
Dashamir Shehi, kreu i LZHK
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania