Panorama (Albania)

NJOFTIMI I POLICISË

-

Një shpërthim eksplozivi ndodhi dje në orët e para të mëngjesit në oborrin e shtëpisë së një oficeri të Krimeve të Rënda të Policisë së Krujës.

Lënda plasëse, e dyshuar tritol, ishte vendosur në makinën e oficerit të Policisë, Trim Murataj, që fatmirësis­ht shkaktoi vetëm dëme materiale. Ngjarja ndodhi në rrugën "Kastriotët", pranë shinave të trenit, në Kodër Kamzë të Tiranës, ku banon familja e 39vjeçarit Murataj. Automjeti tip "Mercedes Benz", ngjyrë gri, me targa TR 3742 G, ishte i parkuar në oborrin e shtëpisë së efektivit të Policisë në momentin kur ndodhi shpërthimi. Burimet thanë se lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e parakolpit të automjetit dhe për pasojë është dëmtuar thuajse tërësisht pjesa e përparme. Shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm dhe është ndjerë në të gjithë zonën. Por ka qenë vetë efektivi Trim Murataj që ka lajmëruar kolegët e tij të Tiranës, sapo ka dëgjuar shpërthimi­n e fortë dhe ka parë që kishte ndodhur në derën e shtëpisë së tij. Në vendngjarj­e kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe forcat xheniere që kanë bërë rrethimin e vendit të ngjarjes. Nga verifikime­t e kryera nga ana e grupit hetimor, dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga aktivizimi i një sasie prej rreth 100 gramë tritol. Ndërsa dyshohet se aktivizimi është bërë me fitil zjarrpërcj­ellës. "Më datë 23 qershor, rreth orës 03: 55, në numrin e emergjenca­ve 112, ka ardhur një telefonatë për një shpërthim në rrugën ' Kastriotët'. Në adresën e dhënë është konstatuar i dëmtuar në pjesën e përparme automjeti tip ' Mercedes Benz', në pronësi të shtetasit Trim Murataj, me detyrë oficeri policie i Krimeve të Rënda në Komisariat­in e Policisë Krujë. Dëmtimi i këtij automjeti ka ardhur si pasojë e shpërthimi­t të një sasie të vogël lënde plasëse të vendosur në pjesën e përparme të saj. Grupi hetimor po punon për identifiki­min dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre", tha dje zyrtarisht Policia e Tiranës. Çka do të thotë se autorët e ngjarjes kanë qenë të pranishëm në vendngjarj­e dhe Policia ka verifikuar të gjithë zonën për të gjetur ndonjë gjurmë apo provë që mund të çojë në identifiki­min e tyre.

HETIMI

Burime nga grupi hetimor thanë se menjëherë pas ng- jarjes, paralelish­t me veprimet për gjetjen e provave, është marrë edhe dëshmia e familjarëv­e dhe e vetë efektivit të Policisë, në pronësi të të cilit ishte makina ku u vendos tritoli. Dëshmia më e rëndësishm­e konsideroh­et ajo e oficerit Trim Murataj, i cili 5 vitet e fundit ka shërbyer si oficer i Krimeve të Rënda në Policinë e Krujës. Në deklarimet e tij Murataj ka shpjeguar se nuk ka probleme personale me persona të tjerë. Sipas tij, ngjarja mund të ketë lidhje vetëm me detyrën që ai kryen si pjesë e Policisë së Shtetit. Ai ka deklaruar se vitin e kaluar, por edhe gjatë këtij viti, ka marrë pjesë e ka drejtuar dhjetëra operacione antikanabi­s në fshatra të ndryshme të Krujës. Sipas tij, kjo mund të jetë arsyeja pse i kanë vendosur eksploziv në makinë. Ai e sheh si një paralajmër­im për të hequr dorë nga operacione­t antikanabi­s. Megjithatë, i pyetur nga kolegët nëse ka marrë ndonjë kërcënim konkret kohët e fundit, ai ka deklaruar se nuk është kanosur në asnjë lloj forme nga askush. Policia tha se aktualisht po analizohen disa prova të gjetura në vendin e ngjarjes, të cilat mund të çojnë në identifiki­min e autorëve.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania