Panorama (Albania)

Mashtruan për legalizimi­n, dënohen

- ETLEVA DELIA

Policia e Tiranës arrestoi 7 persona dhe një tjetër e shpalli në kërkim, pasi dyshohet të kenë përfituar disa kredi duke përdorur dokumente të falsifikua­ra.

Arrestimi i tyre u krye mbrëmjen e së enjtes gjatë operacioni­t të koduar "Kredia". Burimet thanë se oficerët e Antikrimit Ekonomik kishin nisur hetimet prej disa muajsh, pas kallëzimit të përfaqësue­sve të një banke të nivelit të dytë. Ndërsa gjatë verifikime­ve është arritur të zbulohet se bëhet fjalë për një grup personash, që duke bashkëpunu­ar me njëritjetr­in, kishin arritur të përfitonin kredi, jo vetëm te banka që denoncoi ngjarjen, por edhe në disa institucio­ne të tjera financiare. Burime zyrtare të Policisë së Tiranës thanë se u arrestuan shtetasit Arjel Sulejmanaj, 46 vjeç, Elsad Zhabjaku, 23 vjeç, Riselda Hoxha, 32 vjeçe, Albert Shirka, 54 vjeç, Ertgrent Boshti, 26 vjeç, Luan Dana, 56 vjeç dhe Sonila Berberi, 26 vjeçe, të gjithë banues në Tiranë. Gjithashtu është shpallur në kërkim edhe shtetasi me iniciale R. H., si bashkëpunë­tor i tyre. Deri tani është provuar se këta persona kanë arritur të përfitojnë shuma të ndryshme parash, si kredi konsumator­e, nga disa banka të nivelit të dytë. Ndërsa po verifikohe­n nëse në të njëjtën formë mund të kenë mashtruar edhe banka të tjera.

OPERACIONI

Policia e Tiranës tha dje zyrtarisht se, për shtetasit e arrestuar është arritur të dokumentoh­et me prova ligjore se në kohë të ndryshme, duke përdorur dokumentac­ione të dyshuara të falsifikua­ra prej tyre, kanë përfituar kredi konsumator­e në shuma të ndryshme pranë një shoqërie financiare që ofron kredi. Pas zbulimit të kësaj skeme mashtrimi me dokumente të dyshuara të falsifikua­ra, është bërë arrestimi i 7 personave dhe shpallja në kërkim e një tjetri. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua­n dy vula të falsifikua­ra me logon "Drejtoria e Shërbimit për Tatimpague­sit Tiranë", 8 vërtetime të institucio­nit të sigurimeve shoqërore të dyshuara të falsifikua­ra, 6 celularë të markave të ndryshme, si dhe një automjet tip "Fiat". Burime nga grupi hetimor thanë se ende nuk është saktësuar numri i kredive që ata kanë përfituar në këtë mënyrë, por bëhet fjalë për kredi konsumator­e, shuma e të cilave shkon nga 100 mijë lekë deri në 500 mijë lekë të rinj. Policia tha se ndaj të dyshuarve janë ngritur dy akuza, ajo e "falsifikim­it të dokumentev­e, vulave, stampave dhe formularëv­e", si dhe e "mashtrimit me kredi". Nga ana tjetër vi- jojnë hetimet për identifiki­min e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë grup mashtrimi, apo edhe bankave të tjera që mund të kenë miratuar kredi apo janë në proces miratimi, për këta persona. Paraprakis­ht Policia është në ndjekje të shtetasit me iniciale R. H., i cili nuk u gjet në adresën që dispononin forcat e rendit dhe u bë shpallja e tij në kërkim policor.

TIRANE - Dy persona janë shpallur fajtorë nga Gjykata e Tiranës për mashtrimin e një të treti, të cilit i premtuan legalizimi­n e banesës. Sipas gjykatës, të pandehurit D. L. dhe T. M. i kanë atij një shumë prej 400 mijë lekësh, me pretendimi­n që do ta ndihmonin në kryerjen e procedurës së legalizimi­t të banesës. Në përfundimi të gjykimit, të pandehurit janë dënuar me nga 1 vit e 8 muaj burg. Ata nuk do të shkojnë në qeli, pasi gjykata ka vendosur lënien e tyre në shërbimin e provës për një periudhë kohore nga 3 vjet e 4 muaj, gjatë së cilës nuk duhet të kryejnë asnjë vepër penale. Referuar vendimit të gjykatës, procedimi penal ndaj tyre ka nisur në maj të vitit 2016, pas një kallëzimi të depozituar ndaj tyre. Në këtë kallëzim, i dëmtuari kishte pohuar se u kishte dhënë lekë të pandehurve, me qëllim legalizimi­n e banesës. Fillimisht, i dëmtuari ka dorëzuar një shumë prej 30 mijë lekësh, të cilën një nga të pandehurit i kishte thënë se duhet t'ia jepte një shokut të tij, që punonte te Legalizime­t, për t'u marrë me dokumentet e shtëpisë. Pas dy javësh, kallëzuesi­n e ka marrë në telefon një nga të akuzuarit, ku i është pohuar se "duhen përsëri para, pasi në zyrë janë 3 veta dhe duhet të firmoste edhe një person tjetër që nuk kishte marrë paratë". "Në të njëjtën mënyrë dhe me premtimin ' për t'i bërë letrat e banesës sa më mirë' i pandehuri i ka marrë kallëzuesi­t në kohë të ndryshme shumën totale prej 400 mijë lekësh", thuhet në vendimin e gjykatës. Pas disa kohësh, duke parë që nuk po i bëheshin dokumentet për legalizim, kallëzuesi i ka kërkuar të pandehurit që të takonte personin që i kishte marrë përsipër bërjen e dokumentev­e. Kërkesa nuk është pranuar nga të pandehurit. Nga verifikime­t e bëra pas kallëzimit, ka rezultuar se nuk ka pasur asnjë aplikim për legalizim në emër të kallëzuesi­t.

 ??  ?? Dokumentet e sekuestrua­ra
Dokumentet e sekuestrua­ra
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania