Panorama (Albania)

Zbulohet laboratori në Korçë, 500 euro për një pasaportë

-

KORÇE - Policia e Korçës arrestoi pesë persona, pasi u zbulua një laborator që falsifikon­te pasaporta, karta identiteti, dokumente të ndryshme shkollore si diploma, dëftesa pjekurie, patenta ndërkombët­are greke dhe shqiptare e dokumente të tjera, por edhe një sasi droge. Sipas Policisë, në operacioni­n e koduar "Euro Kart" është goditur një grup i strukturua­r kriminal për prodhimin dhe shitjen e narkotikëv­e, si dhe falsifikim­in e dokumentev­e. Mjetet e falsifikua­ra shërbenin për të mundësuar kalimin e shtetasve që kishin prob- leme me ligjin apo ekspuls për të dalë jashtë vendit. Nga hetimet e policisë dhe kontrollet që janë kryer 5 të arrestuarv­e u janë gjetur një sasi dokumentes­h, por edhe pajisje që ngrenë dyshimet se përdoreshi­n për të realizuar falsifikim­in e dokumentev­e. Burimet e policisë thanë se në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin, autorët e prangosur në kushtet e flagrancës falsifikon­in doku- mente shqiptare, greke dhe spanjolle. Me pasaportën e falsifikua­r për të cilën paguhej 500 euro, klientët kalonin nga kufiri shtetëror. Policia bëri të ditur se rreth 25 kg lëndë e dyshuar kanabis sativa, aparate lojërash fati, si edhe një laborator i mirëfilltë i falsifikim­it të dokumentev­e janë zbuluar në një apartament në lagjen nr. 4 të qytetit të Korçës, ndërsa në pranga kanë përfunduar Artur Feçanji, 51 vjeç, Thanas Sholla, 54 vjeç, Asqeri Bebri, 49 vjeç, Vladimir Furtuna, 58 vjeç dhe Shkëlzen Muçollari, 30 vjeç, që të gjithë banues në Korçë. "Hetimet për rastin kanë nisur më se një muaj më parë dhe është punuar për sigurimin e provave të pakontestu­eshme lidhur me veprimtari­në kriminale të këtij grupi", bëri të ditur Policia.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania