Panorama (Albania)

Dënohet Skënderbeu, por Etika i shpëton Europën

Gjobë 20 milionë lekë dhe 12 pikë zbritje për këtë sezon, ja çfarë nuk shkon

-

Dënime të rënda dhe të papreceden­ta, por jo zbritje nga Kategoria Superiore.

Më në fund, Komisioni i Etikës ka vendosur për çështjen "Skënderbeu", duke konfirmuar se sezoni 2015- 2016 ka qenë praktikish­t një farsë. Pas tri mbledhjesh dhe zvarritjes­h të një vendimi që ishte dhënë nga UEFA dhe konfirmuar nga KAS- i i Lozanës një vit më parë, organi juridik i FSHF- së ka dalë dje me një konkluzion përfundimt­ar: heqje të titullit të dy sezoneve më parë, gjobë 20 milionë lekë të vjetër dhe zbritje të 12 pikëve për kampionati­n e edicionit 20162017. E, megjithatë, Skënderbeu do të jetë pjesë e Ligës së Europës këtë edicion, duke iu rikthyer arenës ndërkombët­are pas njollës së vitit të kaluar. Vendimi i Etikës për heqjen e titullit të sezonit 2015- 2016 mund të quhet një rasti i papreceden­të në historinë e dënimeve që kanë marrë klubet shqiptare, por gjithsesi hap një dritë në fund të tunelit të një kampionati ku thuajse çdo vit ka akuza për ndeshje të trukuara. Skënderbeu është klubi i parë që bëhet shembull, gjithnjë sa u përket vendimeve të këtij lloji, por çuditërish­t duhej që fillimisht të vendoste UEFA, në mënyrë që Etika të vepronte plot 12 muaj vonesë.

VENDIMI - "Në bazë të nenit 17, 18 e vijues të Kodit të Etikës dhe Neneve 16, 68/ 2, 134 e vijues të Kodit të Disiplinës Sportive, Komisioni vendosi: 1) Deklarimin fajtor të klubit Skënderbeu për komplotim në influencim­in e rezultatev­e të ndeshjeve në kundërshti­m me etikën sportive për sezonin 2015- 2016; 2) Heqjen e titullit kampion për sezonin 2015- 2016; 3) Dënimin e Skënderbeu­t me gjobë në masën 2 milionë lekë të rinj; 4) Dënimin e Skënderbeu­t me zbritjen e 12 pikëve nga klasifikim­i për sezonin 2016- 2017. Kundër këtij vendimi lejohet ankim sipas nenit 18 të Kodit të Etikës", citohej në njoftimin e zbardhur nga FSHF- ja pas 90 minutave mbledhje të Komisionit të Etikës.

ÇUDIA - Por çfarë nuk shkon në këtë vendim? Komisioni i ka zbritur 12 pikë Skënderbeu­t për sezonin ku nuk është konstatuar shkelje, pikërisht për atë 2016- 2017, në një kohë që ndeshjet e dyshuara si të trukuara i përkasin sezonit 2015- 2016, kur dhe vetë Etika u ka hequr titullin korçarëve. Interpreti­mi i nenit 68/ 2 të Kodit të Disiplinës Sportive nuk është zbatuar për sezonin e duhur dhe kjo përbën shkelje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania