Panorama (Albania)

Ambra Muji: Çfarë mendoj për Elsamedin dhe Olsin dhe kush e fiton “Big Borther” sipas meje

-

Një javë pas partnerit, la lojën vajza më figurante e “Big Brother 9”, Ambra Muji. E bukur, e re dhe tregon se ia doli të bënte lojë të fortë edhe pa mashkull në krah. Përballja me reperin Elsamed Senaj vazhdoi jashtë shtëpisë, ndërkohë që 19- vjeçarja e kurorëzuar si “Miss Kinemaja” në një garë bukurie, tregon vazhdimin e historisë jashtë kamerave. Në këtë intervistë për gazetën “Panorama”, ajo rrëfen disa sekrete nga loja, e vërteta e afrimiteti­t me Olsin, si e përjetoi vendimin e partnerit në shtëpi dhe marrëdhëni­a e tyre sot, si dhe fituesit e “Big Brother 9” sipas saj ...

Si ishte kjo eksperienc­ë për ty, duke qenë se more guximin të hyje në një lojë të tillë, edhe pse je vetëm 19 vjeçe?

“Big Brother” ishte një eksperienc­ë që s’do ta harroj kur- rë, dhe besoj e kam shijuar në moshën e duhur.

Hyre çift me Elsamedin, ndërkohë që ai deklaroi se ajo mes jush kishte qenë thjesht lidhje fiktive. Pse e vuajte atëherë vendimin e tij për të të lënë për lojë?

Sepse u ndjeva e përdorur. Elsamedi më përdori që të futej në “Big Brother”, dhe pastaj s’deshi më t’ia dinte për mua. Gjithashtu sepse ky “Big Brother” është realizuar vetëm për çifte, dhe duke qenë se isha vetëm, e mendoja shpeshherë se mund të eliminohes­ha, pasi nuk ishte e pritshme se mund të bëja lojë aq të fortë pa një mashkull në krah.

Tani që loja ka mbaruar, ç’mund të thuash për reperin, është ai djali që mund ta kesh mik?

Për sa i përket miqësisë me Elsamedin, nuk mendoj se mund të jem shoqja e tij, sepse është një person që kam pas një lidhje në “Big Brother”, dhe është shumë e vështirë ta shikosh si shok.

Po marrëdhëni­es me Olsin çfarë emri mund t’i vendosësh. Pati tërheqje vërtet mes jush?

Nuk ka ekzistuar asnjëherë pëlqim midis meje dhe Olsit. Pavarësish­t se të gjithë e kanë keqkuptuar, sepse e tillë ishte loja.

Me aq sa kuptove nga jetesa jote pranë tyre, si e komenton lidhjen e tij me Fiorentinë­n. Mendon se do të përfundojn­ë çift?

Nuk dua të komentoj aspak për lidhjen e askujt pasi s’më takon.

Po martesa e Fotinisë me Danjelin si i ka premisat për ty? Shpresoj të kenë jetë të gjatë dhe të lumtur! Ke një ide apo parashikim për çiftin fitues? Nga komentet dhe reagimet e publikut besoj se “Big Brother” e fiton çifti Daniel- Fotini.

Para se të hyje në “BB” të kemi parë në sfilata e sete fotosh si modele. Është kjo rruga që do të vazhdosh të ndjekësh në vazhdim?

Po. Do të vazhdoj më tej drejt asaj rruge.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania