Panorama (Albania)

Cilat janë pikat e forta të tri çifteve finalistë ku ata e bazojnë fitoren

-

Na ndajnë edhe pak orë nga finalja e madhe e këtij edicioni të “Big Brother”, ndërkohë që edhe pse të mbërthyer nga ankthi i fitores, qëndrimi i banorëve brenda shtëpisë gjatë kësaj jave ka qenë pak a shumë i pandryshue­shëm. Në tre muaj tri çiftet më të forta ia kanë dalë të prekin finalen, me ambicien për të fituar çekun prej 100 milionë lekë që do t’u dorëzohet sot fituesve gjatë spektaklit që moderohet nga Arbana Osmani. Ajo që është vënë re këto ditë është fakti se marrëdhëni­a e çiftit Danjel- Fotini me dy çiftet e tjera është përmirësua­r shumë në krahasim me një javë më parë, por sërish ata preferojnë të kalojnë më shumë kohë me njëri- tjetrin sesa me banorët e tjerë. Kjo mesa duke për faktin se kanë dhe statusin të martuar, një hap që e hodhën live në spektakël. Sa i takon përditshmë­risë së tyre, çiftet rivale Lupçe- Katerina dhe Olsi- Fiorentina preferuan ta kalonin kohën duke luajtur volejboll në oborr, ndërsa Fotini- Danjel i janë përshtatur marrëdhëni­es burrë- grua duke preferuar të kalojnë më shumë kohë duke gatuar në kuzhinë. Nuk kanë munguar konfliktet mes tyre, deri aty sa Danjeli i kërkoi që Fotinia të hiqte unazën e martesës, ndërkohë që Fiorentina është ndier e neglizhuar nga partneri i saj Olsi, dhe për këtë arsye nuk i ka kursyer zënkat. Këto dy çifte janë parë si rivalët kryesorë, në mes të të cilëve janë çifti Katerina- Lupçe, që shpesh kanë shërbyer si katalizato­rë të marrëdhëni­es së tri çifteve brenda në shtëpi. Po si arritën këto tri çifte t’ia dalin, duke u rikthyer në një retrospekt­ivë kur para tre muajsh ata hynë në “Big Brother 9”? E nisim me çiftin romantik Katerina- Lupçe, ajo 20 vjeçe dhe ai 22 vjeç. Katerina dhe Lupçe janë çift që vijnë nga Pusteci i Korçës, edhe pse jetojnë në Tiranë. Lupçe është një djalë shumë i hedhur dhe shumë gazmor. Katerina është më e ndrojtur dhe Lupçja për të është gjithçka. Pak vite më parë, Lupçe pati një histori me shoqen më të mirë të Katerinës, por ai moment tashmë kaluar dhe ata mendojnë se ka ardhur koha të sfidojnë veten, me praninë e tyre në “Big Brother”. Ata e shohin njëri- tjetrin si partnerë jete dhe me paratë e fitores kanë plan të sigurojnë të ardhme më të mirë. Të dytët janë Fiorentina dhe Olsi, ajo 28 vjeçe dhe ai 27 vjeç. Ata u bënë partnerë në audicione për të përfaqësua­r çiftin “çmenduria dhe pasioni”. Dy persona nga Tirana shumë aktivë dhe me sens humori të lartë, mund të themi se kanë kaluar shumë zënka e sakrifica në lojën e tyre. Fiorentina është tërhequr shumë nga pamja fizike e Olsit dhe batutat e tij, aq sa mund të themi se u marros pas tij. Por bashkëjete­sa nuk ishte e thjeshtë, pasi shpesh u përball me neglizhime­t, shpërfillj­et dhe lojërat e shumta të djalit çapkën. Ajo është një vajzë shumë e çiltër dhe i pëlqen shumë të qeshë, ndërkohë që Olsi ka një dashuri të madhe për futbollin, edhe pse nuk arriti të vazhdonte karrierën e tij me klubin e Tiranës. Ata mendojnë se kanë bërë zgjedhjen e duhur dhe se mund të jenë çifti fitues i “Big

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania