Panorama (Albania)

Oriola Marashi, sopranoja më seksi që keni parë

-

Sopranoja dhe modelja 21- vjeçare Oriola Marashi po tërheq vëmendjen së fundi në rrjetet sociale, me fotot artistike që poston shpesh, ku bie në sy jo vetëm për bukurinë, por edhe për shtatlartë­sinë. Ajo ka nisur realizimin e seteve të fotove në bregdetin e Vlorës që në muajt e ftohtë të dimrit me fotografin Endrit Mertiri, ndërkohë që tani ka sjellë tendencën e re të rrobabanjo­ve. Brenda një kohe të shkurtër, Oriola ka arritur t’u bëjë përshtypje kompanive të ndryshme në Shqipëri e vende të botës, të cilat e paguajnë për postimet në këmbim të reklamës që ajo u bën veshjeve apo produkteve të tyre. Edhe pse njihet si fotomodele, shumë pak e dinë që ajo studion për soprano pranë Universite­tin e Arteve. Në një nga intervista­t e fundit ka rrëfyer se ka 7 vite që merret me muzikë, e që u përkushtoh­et notave që nga Liceu Artistik e tani në Universite­tin e Arteve. Muzikën dhe modelingun i ka ushtruar paralelish­t që në moshë të vogël, e ndërkohë që nëse do t’i duhej të zgjidhte mes të dyjave, ajo do t’i thoshte “po” muzikës. Origjina e saj është nga Puka, ndërkohë që është vajza e Xhoi Jakajt, aktualisht drejtoresh­ë e Burgut të Grave 325, një zonjë shumë aktive në media me botimet e saj studimore. Oriola ka pohuar se vjen nga një familje me ekonomi të mirë, në të cilën s’i ka munguar kurrë asgjë, por gjithmonë duke i mësuar asaj dhe motrës Xhulia që duhet të punojmë për të fituar ato ç’ka kërkojnë në jetë. Sa i takon pamjes dhe shtalartës­isë se si reagojnë njerëzit kur e takojnë, ajo përgjigjet për një intervistë: “Më besoni, për ata që më njohin, shtatlartë­sia ime është gjëja e fundit që i çudit”. Së fundi Oriolën e pamë në klipin e këngëtarit me famë botërore, Jonas Blue, realizuar në Jug të Shqipërisë me titullin “Mama”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania