Panorama (Albania)

KUSHTI I MINISTRAVE

Qeveria, PD- LSI bllokojnë shkarkimin e zv. ministrit

- FATION BINJAKU Ilir Marko

PEZULL VENDIMI I RAMES/ Ministrat teknikë të PD dhe ata të LSI nuk firmosin vendimin qarkullues të Ramës për shkarkimin e zv. ministrit të Brendshëm, Ilir Marko. Zv. kryeminist­rja teknike i kërkoi Kryeminist­rit të largonte dhe zv. ministren e Financave. Flet zv. ministri i Brendshëm i LSI, Marko: “Jam në detyrë, deri në momentin që do më vijë vendimi”

Vendimi i Kryeminist­rit Edi Rama për të shkarkuar zëvendësmi­nistrin e Brendshëm, Ilir Marko, ka mbetur pezull dhe pa marrë fuqi ligjore.

Ilir Marko mbetet sërish në detyrë si zv. ministër i Brendshëm, edhe pse është shpallur "non grata" nga kreu i qeverisë. Kjo për faktin se Edi Rama ka firmosur dy ditë më parë një urdhër qarkullues për të gjithë ministrat, në të cilin kërkon shkarkimin të zv. ministrit të emëruar nga LSIja. Por ky urdhër qarkullues është firmosur nga 9 ministrat e Partisë Socialiste dhe vetë Rama, kurse pjesa tjetër e kabinetit qeveritar nuk e ka firmosur. Bëhet fjalë për ministrat teknikë të Partisë Demokratik­e dhe katër ministrat e mbetur të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në këtë rast "aleanca" e fshehtë mes PD- së dhe LSI- së ka lënë pa fuqi ligjore vendimin e Kryeminist­rit Rama. Duke qenë se në kabinetin Rama ministrat e Partisë Demokratik­e dhe ata të Lëvizjes Socialiste për Integrim janë më shumë se ministrat e PS-së, zëvendësmi­nistri i LSI- së ka mbetur në detyrë. Ministrat teknikë të emëruar nga Partia Demokratik­e kanë vendosur si kusht për të firmosur shkarkimin e zv. ministrit të LSI- së, Ilir Marko, kërkesën për shkarkimin e zv. ministres së Financave, Irena Beqiraj. Me të njëjtin motivacion të shkarkimit të Ilir Markos edhe zv. kryeminist­rja kërkon të shkarkohet Beqiraj, duke qenë se Rama nuk pranon shkarkimin e Beqirajt, e cila disa ditë më parë sulmoi zv. kryeminist­ren Ledina Mandija. Atëherë 6 ministrat teknikë të PD- së dhe zv. kryeminist­rja nuk e kanë firmosur urdhrin qarkullues të shkarkimit të zv. ministrit të LSI- së.

DETYRA Zëvendësmi­nistri i Brendshëm, Ilir Marko, vazhdon të ushtrojë detyrën e tij, edhe pse Edi Rama kërkoi largimin pas përplasjes me ishministr­in Brendshëm, Saimir Tahiri. I kontaktuar nga "Panorama", Ilir Marko konfirmoi se vazhdon të qëndrojë në detyrë. "Unë vazhdoj të qëndroj në detyrë deri në momentin që do të marr vendimin e shkarkimit tim", tha Marko për "Panorama". Ndërkohë që një ditë më parë, ish- ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, tha se vendimi i Kryeminist­rit për të shkarkuar zv. ministrin ishte joligjor. Sipas tij, zv. ministri i Brendshëm nuk mund të shkarkohet nga Kryeminist­ri, por nga Këshilli i Ministrave. "Zv. ministrin e emëron dhe shkarkon Këshilli i Ministrave e jo Kryeminist­ri! Edi Rama ka braktisur detyrën, duke konsumuar një kryevepër penale!", ka thënë dje Ylli Manjani.

SHKARKIMI Ilir Marko u shkarkua të enjten nga kryeminist­ri për shkak se u konfliktua me mesazhe me Saimir Tahirin. Fillimisht, LSIja ka denoncuar me emra konkretë rastet e blerjes së votave në qarkun e Tiranës, duke akuzuar se, pas këtyre veprimeve antiligjor­e, ishte ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Megjithatë, Tahiri ka replikuar me Ilir Metën, duke thënë se tentoi ta përgjonte me anë të zëvendësmi­nistrit të Brendshëm, i cili, sipas tij, i ka vendosur një përgjues në zyrë. Por pas këtyre etiketimev­e, Ilir Marko, i cili ka qenë zëvendësi i Saimir Tahirit, ka reaguar me anë të një mesazhi privat të dërguar në celularin e ish- ministrit të Brendshëm. Marko ka zbuluar në SMS- në drejtuar ishministr­it se ndërkombët­arët kanë kërkuar me këmbëngulj­e shkarkimin e Saimir Tahirit për abuzime. Pasi u bënë publike SMS- të, Edi Rama nxori vendimin për shkarkimin e zv. ministrit të LSI- së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania