Panorama (Albania)

DY SHPERTHIME

-

Sipas Policisë, persona ende të paidentifi­kuar kanë shpërthyer lëndën plasëse në bar- restoranti­n në pronësi të 41- vjeçarit. Ngjarja ka ndodhur mesnatën e së premtes në fshatin Krastë të rrethit Krujë, por fatmirësis­ht, si pasojë e shpërthimi­t, nuk raportohen të lënduar, përveçse dëme materiale në objektin ku ishte hedhur lënda plasëse e llojit tritol. "Mesnatën e së premtes, rreth orës 00: 23, Policia ka marrë njoftim se në Krastë, në pjesën hyrëse të lokalit barrestora­nt në pronësi të shtetasit M. V., 41 vjeç, banues në Fushë- Krujë, kanë vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Menjëherë në vendngjarj­e janë nisur shërbimet policore", thuhej në njoftimin e dhënë nga Policia. Mësohet se në momentin e shpërthimi­t nuk ka pasur persona pranë objektit, ndërsa autorët kanë përfituar nga errësira për të kryer shpërthimi­n dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur. Ekspertët antieksplo­zivë dolën në konkluzion­in se lënda plasëse e përdorur për shpërthimi­n është e llojit tritol. Sipas tyre, është përdorur një sasi e vogël tritoli, rreth 100 gramë, i cili ishte vendosur në pjesën hyrëse të lokalit barrestora­nt në pronësi të ishdrejtor­it të ALUIZNI- t në Krujë. Për pasojë janë shkaktuar dëme të konsiderue­shme materiale, si vetrata e xhamit dhe një pjesë e ambientit në brendësi. Për të zbardhur ngjarjen dhe identifiku­ar autorët, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili po heton në drejtime të ndryshme. Burime të Policisë bënë të ditur se 41- vjeçari ka deklaruar përpara hetuesve se nuk ka dijeni se kush mund të jenë autorët dhe se nuk ka konflikte të hapura me persona të tjerë. "Nuk mund t'ia vë gishtin asnjë personi për shpërthimi­n në pronën time. Nuk kam pasur Ngjarja e ndodhur në Krujë shënon shpërthimi­n e dytë të regjistrua­r në qarkun e Durrësit në harkun e 24 orëve. Në orët e para të mëngjesit të së premtes shpërtheu një sasi eksplozivi në një zyre elektorale të LSI- së në lagjen nr. 18 në qytetin e Durrësit. Edhe në këtë rast, Policia e Durrësit ka nisur hetimet, por ende nuk është hedhur dritë mbi këtë ngjarje të rëndë, të regjistrua­r vetëm 2 ditë para zgjedhjeve të 25 qershorit. probleme dhe konflikte me persona të tjera, as sot dhe as më herët. Kërkoj nga policia të zbardhet ngjarja, të identifiko­hen dhe arrestohen autorët", është shprehur Voga. Edhe pse biznesmeni ( punonjës në drejtorinë e ALUIZNI- t Krujë) shprehet se nuk ka konflikte, ekspertët mendojnë se shpërthimi ka të bëjë me detyrën e tij kur ishte drejtor i ALUIZNI- t apo edhe tani që mban pozicionin e specialist­it pranë këtij institucio­ni. Policia ka shoqëruar mbi 10 persona në ambientet e Komisariat­it Krujë dhe në postën e Policisë në FushëKrujë, si të dyshuar apo që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen apo konfliktet e mundshme me pronarin e barrestora­ntit që iu vendos lëndë plasëse.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania