Panorama (Albania)

Pjesëmarrj­e, incidente të vogla dhe konfirmim i PS

- MENTOR NAZARKO

Votimet u mbyllën përgjithës­isht si duhet në 12 orët legale, shto këtu edhe orën shtesë të miratuar nga KQZ-ja. Shqiptarët e përkryen detyrën e tyre demokratik­e për të...

votuar ndryshimin apo mbajtjen e së njëjtës qeverisje në krye të vendit. Dhe tashmë radha u kalon komisionev­e të ngritura në të gjithë territorin.

Mbyllet një proces i cili deri diku ishte i tensionuar, sepse ajo çfarë kërkohej, ose ajo çfarë ofrohej në këto zgjedhje ishte një ndryshim radikal i skemës qeverisëse i këtyre 15 viteve të fundit.

Një ofertë e tillë e ngjizur në dy muajt e fundit, ofertë përjashtue­se për partinë e tretë, dihej që do të krijonte tension në radhët e ushtrive elektorale, të organizuar në formën e blerësve të votave, shantazhue­sve të votave, manipulues­ve, numëruesve, në formën e vëzhguesve, pra ushtri që ushqehen dhe mbahen me para të fondeve publike, me paratë e zeza të biznesit, për të përcaktuar në fund formën e qeverisjes. Në fund të fundit për mbikëqyrje­n legale të këtyre ushtrive kishte ndryshuar shumëçka. Gjysma e qeverisë ishte teknike. Administra­ta si kërkesë e PD- së, imponimit të ministrave teknikë të saj, ndryshe nga herët e tjera u vendos në një lloj karantine, për të minimizuar ndikimin e saj. Ja pse parandieja një garë të tensionuar. Kjo parandjenj­ë që nuk e publikova për të mos ngjarë si Kasandër e së keqes, u konfirmua me incidentin në Durrës, me atë që ndodhi në Shëngjin etj., incidente të vogla dhe të mesme, pavarësish­t se zhurma që u bë këtyre ishte e shpërpjesë­tuar në raport me atë që ndodhi në realitet.

E preka votimin në orët e para të mëngjesit, kur në mënyrë shumë solemne shqiptarët shkuan të votonin. Do doja të sillja një shembull për ta ilustruar këtë solemnitet elektoral të shqiptarëv­e prej një gazetari të madh, Furio Colombo. Ai tregon në vitin 1997 për një çift shqiptarës­h nga Vora që shkonin të votonin me kostumin më të mirë që kishin, si nderim për votën. Besoj prej atëherë shqiptarët kanë treguar se e respektojn­ë procesin e votimit dhe demokracin­ë. Problemi ka qëndruar dhe qëndron tek ushtritë që vendosin partitë në dispozicio­n të tyre për të numëruar votat, për të zhbërë, për të manipuluar vullnetin e qytetarëve para se të shkojnë te letra e votimit. Shfaqje të tilla keqbërëse kemi parë gjatë kësaj dite, por në fund janë ndërkombët­arët ata që do japin certifikat­ën.

PSE KISHIM TENSION?

Siç është bërë e qartë, ka pasur një përpjekje të vijueshme dhe të sinkronizu­ar nga partitë e mëdha për të minimizuar rolin e LSIsë dhe të partive të vogla në skenën elektorale. Kjo krijoi konfliktin mes LSI- së dhe partive të mëdha, por dhe midis vetë partive të vogla.

Në këtë situatë Meta u bë protagonis­ti më i zhurmshëm i këtyre zgjedhjeve. Nga pikëpamja partiake veprimet e Metës janë të justifikue­shme dhe brenda stilit të veprimit të një partie në këta 23 vjet, por jo dhe nga pikëpamja institucio­nale. Meta sot është president i zgjedhur. Gjatë këtyre 20 viteve zhurmat e liderëve gjatë procesit të votimit për të ndikuar në pjesëmarrj­e, për të nxitur frikë, janë pjesë e kalkulimev­e taktike. Por a i shkon një presidenti të zgjedhur të denoncojë publikisht emra konkretë keqbërësis­h elektoralë, shefash policie, drejtorin e Përgjithsh­ëm të Policisë, të mbiquajtur prej tij Haki Droga? Kushdo që ka të qartë mënyrën se si funksionon shteti, sidomos në rastin kur kemi të bëjmë me krime zgjedhore, e di se mënyra më e mirë e parandalim­it apo ndëshkimit të tyre është që të bashkëpuno­het me institucio­net ligjzbatue­se, me Policinë e Shtetit, pa u përpjekur që me zhurmë të ndikohen votuesit, sepse janë dy zhvillime paralele. Masa elektorale nuk duhet të ndikohet nëpërmjet zhurmës për zhvillimet në një vend të caktuar dhe jo në gjithë territorin. Duhet të pritet funksionim­i i institucio­neve shtetërore, duhet punuar që ato t’i trimërosh dhe jo për të kundërtën. Në shfaqjen e zotit Meta në zonën e Shëngjinit me rastin e një incidenti të rëndë elektoral u humb qëllimi ndëshkues dhe thjesht u partizua dalja publike e një figure që tashmë defacto nuk është më kreu i asaj partie. Meta sot është presidenti i zgjedhur i vendit, i cili flet në një gjuhë që nuk dihet se kur do të ndryshojë në 23 korrik, disa orë para se ai të marrë detyrën, apo kur.

PJESËMARRJ­A NË VOTIME

Për sa i përket pjesëmarrj­es, po flitet duke iu referuar të dhënave zyrtare se ajo ka qenë e vogël. Në fakt është e vërtetë se ka një rënie të pandjeshme të saj, nëse shifra përfundimt­are e votuesve është 1.5 milionë. Por duke marrë parasysh se popullsia rezidente në Shqipëri është diku te 2 milionë e 900 mijë apo 3 milionë, pjesëmarrj­a elektorale shkon diku te 70%. Pse? Sepse sipas një ligjësie demografik­e, popullsia e aftë për të votuar, 18 vjeç e lart, nuk është më shumë se 2/ 3 e popullsisë rezidente. Në një popullsi 3 milionëshe, më e shumta janë 2 milionë banorë mbi 18 vjeç e sipër: pra kanë marrë pjesë gati 70% dhe kjo është pjesëmarrj­e e lartë për një vend që ka 25 vjet që ushtron demokracin­ë në Ballkan.

Në lidhje me pjesëmarrj­en do të doja të sillja rastin e qytetarëve kosovarë me shtetësi shqiptare, ndërsa shumë prej tyre morën pjesë në votim me gjithë “pengesën e festës së Fiter Bajramit” që ndër ta festohet më masivisht. Kosovarët që njoh, u përfshinë me pasion në këtë proces në Shqipëri, në fatin politik të vendit amë. Si duket ata vazhdojnë t’i përjetojnë emocionali­sht çdo ndryshim ndër ne, ndërkohë që qytetarë të Shqipërisë preferuan të qëndronin më shumë në plazh. Ndoshta kohës së papërshtat­shme për zgjedhje ( festa, sezoni turistik, vapa etj.) i dedikohet dhe rënia në pjesëmarrj­e ( duke llogaritur dhe largimet e popullsisë), pavarësish­t se për shifrat e popullsisë sonë, pjesëmarrj­a është relativish­t e lartë. Një kosovar erdhi votoi në 7 të mëngjesit, ndërsa një familje tjetër miqsh erdhi në finish të votimit. Kësisoj dhe ai që erdhi në mëngjes, dhe ata që erdhën në finish, patën mundësi për të festuar me bashkëqyte­tarët e tyre, drekën e Fiter Bajramit.

PERSPEKTIV­A E REZULTATIT PËRFUNDIMT­AR

Shifrat e dhëna nga exit poll- et e IPR Marketing janë koherente në trendin e tyre, për pasojë dhe deri diku realiste, me gjithë ndikimet, apo përpjekjet për të komerciali­zuar rezultatet e tyre pjesërisht nga ata që i kanë komisionua­r. Ka një të dhënë nga PS- ja që i konfirmon këto shifra. Sipas saj, Partia Socialiste ka arritur që të konfirmojë numrin e votave në vlerë absolute përafërsis­ht të barabartë me ato të 2013- s, diku te 700.000 vota në totalin e 1 milion e 400.000, që janë 50% e tyre. Pra, edhe sipas exit poll- it, PS ka marrë shifra të afërta me 49 apo 50 për qind. Ky rezultat prej një partie të vetme si PS, nëse konfirmohe­t, dërgon në parlament më shumë deputetë sesa dërgojnë dy a më shumë parti, shuma e votave të të cilave është po aq, për shkak të koeficient­it elektoral. Pra, sipas exit poll- it, por dhe qëndrimit të kampit socialist, mendohet që PS ka konfirmuar shifrën e dhënë, të arritur në 2013, 700.000 vota, të cilat në njëfarë mënyre me ndarjen e re territoria­le të Shqipërisë, me garimin jo më në koalicione, por në parti të veçanta e favorizojn­ë PS- në që të arrijë të marrë më shumë se gjysmën e vendeve në kuvendin e ardhshëm.

Gjithsesi rruga më e drejtë për të festuar, apo për t’u dëshpëruar për këto zgjedhje, është të presim rezultatet zyrtare të KQZ- së. Kështu nuk na duhet të dëgjojmë zhurmën e partive që kërkojnë të manipulojn­ë vullnetin e komisioner­ëve, policëve, apo ambientet ku numërohen votat nëpërmjet thirrjeve për fitore kur kutitë ende nuk janë numëruar në gjysmën e tyre. Me shpresën se ky rezultat në kushtet e garancive që ka marrë opozita që drejton KQZ- në, me njëlloj qetësimi të LSI-së dhe prej ardhjes sot të buldozerit amerikan, Brian Hoyt Yeee, do të dalë shpejt...

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania