Panorama (Albania)

Sherr me armë në kompleksin e pishinave, plagoset 22- vjeçari

Panik te "Dubai", 22- vjeçari merr një plumb në këmbë

- SHKODER/ SENAD NIKSHIQI

Një sherr momenti në kompleksin e pishinave në Shkodër përfundoi dje me të shtëna arme, duke lënë të plagosur një 22- vjeçar.

Janë marrë në pyetje edhe dëshmitarë që janë ndodhur afër djemve, të cilët u përfshinë në konflikt. Sipas dëshmive të tyre, fillimisht dy të rinjtë kanë debatuar me fjalë

Policia bëri të ditur se ngjarja e rëndë ndodhi në pishinat e "Dubai", buzë lumit të Bunës. Ende nuk dihet se pse dy të rinjtë, Ranko Th. dhe Taulant Pepa, janë përfshirë në konflikt me njëri- tjetrin, por ky i fundit ka nxjerrë një armë, duke qëlluar në drejtim të 22- vjeçarit. Për pasojë, ai mbeti i plagosur në këmbë. Kanë qenë miq të tij bashkë me të, ata të cilët e kanë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës. Mjekët konfirmuan se i plagosuri nuk paraqiste rrezik për jetën, por gjithsesi është dashur ndërhyrje kirurgjika­le për heqjen e plumbit. Për ngjarjen është njoftuar edhe policia, jo vetëm nga qytetarët që janë përfshirë në panik brenda kompleksit nga e shtëna e armës, por edhe nga mjekët të cilët e kanë detyrim ligjor të raportojnë në momentin kur në spital mbërrin dikush i plagosur. Blutë mbërritën në vend dhe sekuestrua­n gëzhojën e një plumbi pistolete. Ndërkaq, janë marrë në pyetje edhe dëshmitarë që janë ndodhur afër djemve që u përfshinë në konflikt. Sipas dëshmive të tyre, fillimisht dy të rinjtë kanë debatuar me fjalë. Më pas njëri prej është larguar për pak momente dhe është kthyer me një armë pistoletë, me të cilën ka qëlluar në drejtim të 22- vjeçarit. Dyshohet se armën e zjarrit ai e ka pasur në makinën e tij të parkuar në ambientet e kompleksit.

"Rreth orës 18: 00 jemi njoftuar se në lagjen ' Bahçallëk' dhe pikërisht në bregun e lumit Buna gjatë një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi R. Th., 22 vjeç, banues në lagjen ' Fahri Ramadani', Shkodër. Shtetasi R. Th. ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës jashtë rreziku për jetën. Menjëherë është nisur grupi hetimor për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe po punohet për kapjen e autorit/ ve. Gjithashtu, sqarojmë se ngjarja nuk ka lidhje me procesin zgjedhor", thuhej në njoftimin e dhënë dje nga Policia e Shkodrës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania