Panorama (Albania)

Procesverb­ali i themelimit të PKSH, Xhafa kundër Ngjelës

Xhafa: Odiseja për vendndodhj­en e këtij dokumenti historik nxitet nga elementë borgjezë e antikomuni­stë

- Muharrem Xhafa

Të çuditshëm dhe provokues e vlerëson Muharrem Xhafa, ish- zyrtar i rëndësishë­m në Komitetin Qendror të Partisë, debatin e çelur së fundi në gazetën "Panorama" për odisenë e zhdukjes së procesverb­alit të themelimit të Partisë Komuniste shqiptare. I palëkundur në bindjet e hershme, njeriu që ka drejtuar sektorin e edukimit dhe propagandë­s për disa vite me radhë në forumin më të lartë të partisë, përshkruan me detaje të njëjtin version si shefi i tij Hoxha për rrethanat dhe protagonis­tët e themelimit të PKSH në nëntor të vitit 1941. "Partia Komuniste e Shqipërisë është themeluar në Tiranë, thekson Xhafa, në kryeqyteti­n e Shqipërisë, më 8 nëntor 1941, nga komunistët shqiptarë, jo në Beograd dhe as nga komunistët jugosllavë, siç sot bërtasin tellallë të ndryshëm të serbëve e të tjerë!" I revoltuar me shënimet e Ngjelës se Zef Mala në burg i ka treguar se në procesverb­alin e mbledhjes së themelimit të PKSH, Miladin Popoviç figuron si kryetari i përkohshëm i PKSH, ndërsa Enver Hoxha nuk kishte asnjë rol në këtë mbledhje, ish- zyrtari i KQ thotë se është e pabesueshm­e që Zef Mala t'i ketë rrëfyer Ngjelës që në dokumentin në fjalë Miladin Popoviçi rezultonte se ishte zgjedhur kryetar i përkohshëm i PKSH! Po çfarë thotë tjetër në intervistë­n e tij Muharrem Xhafa lidhur me debatin për vendndodhj­en e procesverb­alit të themelimit të Partisë.

Zoti Muharrem, ju keni qenë punonjës në aparatin e KQ, madje shef i sektorit të edukimit për disa vite. A keni dijeni se ku ndodhet procesverb­ali i mbledhjes së themelimit të PKSH, për të cilin debatohet prej disa ditësh në gazetën "Panorama"?

Që në krye dua të them se nuk është hera e parë që bëhet kjo pyetje e diskutohet për këtë çështje, e cila ( nuk e kam fjalën për ju) ngjan "e çuditshme dhe provokuese", bëhet një çështje biznesi! Një patriot, një intelektua­l, një komunist, pa lëre një antikomuni­st, nuk mund të besohet ta ketë ditur dhe ta ketë lënë për ta thënë, pas gati tri dekadash, se ku "u ndodhka" procesverb­ali i mbledhjes së themelimit të PKSHsë! Unë nuk i zë besë kësaj heshtjeje! Se një antikomuni­st, po të kishte pasur dijeni ku ndodhej procesverb­ali i mbledhjes themeluese të PKSH- së, ai do të kishte "vrapuar" për ta bërë të njohur si diçka të rrallë, ashtu si është vepruar për gjëra të tjera! Po diçka e zhdukur, që në kohën e fashizmit, është vështirë të dihet se kush e ka ruajtur e ku "ruhet" sot! Fashistët në Itali e bashkëpunë­torët e atyre në Shqipëri, po ta kishin disponuar në analet e veta këtë dokument të rëndësishë­m, ata nuk do ta kishin lënë pa e deklaruar, qoftë edhe vetëm për presion. Po kështu do të vepronin edhe sot autoritete­t shtetërore italiane. Është e sigurte që procesverb­ali i mbledhjes themeluese të PKSH- së është asgjësuar në regjimin fashist dhe pra askush nuk mund të dijë fatin e një diçkaje të asgjësuar. Për sa kohë që nuk ka fakte se ekziston, nuk ka as logjikë të thuhet se procesverb­ali i mbledhjes themeluese të PKSH- së ka "gjetur strehim" në Itali.

Pa hyrë në detaje të mbledhjes për themelimin e PKSHsë, unë mund të them si shumë të tjerë se Partia Komuniste e Shqipërisë është themeluar në Tiranë, në kryeqyteti­n e Shqipërisë, më 8 nëntor 1941, nga komunistët shqiptarë, jo në Beograd dhe as nga komunistët jugosllavë, siç sot bërtasin tellallë të ndryshëm të serbëve e të tjerë! Di gjithashtu se në atë mbledhje shumë serioze për themelimin e PKSH- së është mbajtur një procesverb­al i rregullt e me shkrim dore në disa fletore, që, e përforcoj, ka humbur e nuk është gjetur më në vitet e sundimit të egër fashist. Nisur nga ky fakt janë "sajuar" hipoteza të ndryshme, me një synim të qartë antishqipt­ar: Për të shtrembëru­ar të vërtetën e përmbajtje­s së mbledhjes historike të themelimit të PKSH- së, si edhe për të shpërndarë tym e mjegull në popull kundër Enver Hoxhës në veçanti. Sado të abuzohet me mungesën e procesverb­alit, ky synim i lig bie poshtë shpejt e kollaj, po të mbahet parasysh se nga procesverb­ali i mbajtur në mbledhjen për themelimin e PKSH- së është nxjerrë dhe ekziston edhe sot e kësaj dite Rezolucion­i i Mbledhjes për themelimin e PKSH- së i hartuar nga dy figura të shquara pjesëmarrë­se të asaj mbledhjeje, Enver Hoxha e Qemal Stafa, dhe i miratuar me debat po në atë mbledhje, pa i mbyllur punimet e saj. Po kështu është edhe Thirrja e parë e Partisë Komuniste shqiptare! Kushdo që është i interesuar për t'i parë këto dy dokumente historike të mbledhjes themeluese të PKSH- së, ai mund të shkojë t'i shohë a t'i studiojë ato në origjinal në Arkivin Qendror të Shtetit. Dua ta përforcoj këtë mendim: Ok nuk është procesverb­ali i mbledhjes, po është Rezolucion­i i saj bashkë me Thirrjen drejtuar popullit shqiptar, të nxjerra, që të dyja, pa u mbyllur mbledhja themeluese. Që është mbajtur procesverb­al në mbledhjen e themelimit të PKSH, kjo nuk mund të vihet në dyshim. Po edhe që ky procesverb­al është zhdukur në kohën kur vendi ynë ishte nën sundimin fashist italian, as kjo nuk mund të vihet në dyshim! Përjashtua­r ndonjë zë i dalë vonë në vitet e sundimit të borgjezisë për qëllime të caktuara antikomuni­ste. Dhe tani vitet e fundit është dëgjuar ndonjë zë se procesverb­ali i mbledhjes për themelimin e PKSH- së ka humbur në prag të çlirimit të atdheut, kur komunistët morën pushtetin, pra për t'ia hedhur fajin pushtetit popullor. Pa qenë nevoja të sjell për këtë argumente të tjera kundër, po përmend se historiani i njohur, Profesor Kristo Frashëri, në librin e tij "Historia e Lëvizjes së Majtë në Shqipëri dhe e themelimit të PKSH-së ( 1941) sqaron, ndër të tjera, edhe çështjen e fletoreve me procesverb­alet e mbledhjes që çoi në themelimin e PKSH-së, ku del qartë se procesverb­ali i mbledhjes për themelimin e PKSH- së ka humbur në vitet e pushtimit fashist.

Në rrëfimet e tij, Zef Mala, treguar Spartak Ngjelës në burg, rezulton se në procesverb­alin e mbledhjes së themelimit të PKSH- së Miladin Popoviç figuron si kryetari i përkohshëm i PKSH-së, ndërsa Enver Hoxha nuk kishte asnjë rol në këtë mbledhje. Keni një qëndrim ndaj këtij pretendimi?

I nderuar, kundër PKSH- së dhe Enver Hoxhës nuk është lënë gjë pa sajuar, pa shpifur e pa thënë prej armiqve të saj, e sidomos gjatë gati tri dekadave të pas përmbysjes së so- cializmit prej shërbëtorë­ve të borgjezisë! Por asnjë historian i fashizmit ose bashkëpunë­tor i nazifashiz­mit në vendin tonë, nuk ka mundur të thotë një gjë të vetme me dokumente, ndryshe nga si është thënë për mbledhjen themeluese të saj nga vetë PKSH dhe Enver Hoxha. Është "për të qeshur" kjo që thoni ju për Ngjelën! As di se në çfarë konteksti e ka risjellë Ngjela në kujtesën e tij Zef Malën! E askush nuk mund të besojë që Zef Mala i qenka rrëfyer Ngjelës në burg për themelimin e PKSH- së dhe se ky Zefi, që sa më kujtohet ka vdekur vonë, i paska thënë Ngjelës që në procesverb­alin e mbledhjes për themelimin e PKSH- së Miladin Popoviçi figuronte, d. m. th. ishte zgjedhur kryetar i përkohshëm i PKSH- së! Pse Ngjela flet sot që Zefi ka vdekur? E zëmë që nuk e tha, kur rronte Zefi, se kishte frikë të vërtetën, po pasi erdhi në fuqi pushteti i tij, përse Ngjela e la ta thotë sot?! Ndaj, miku im, them se gazetat e borgjezisë hanë çfarëdo lloj silazhi që u serviret! Ju të "Panorama" mos e lejoni një gjë të tillë. Për dijeni të publikut Zef Mala nuk ka qenë fare në mbledhjen

themeluese të PKSH- së. As ishte një njeri që mund t'i rrëfehej në burg një Spartak Ngjele! Për më tepër që nuk ekziston ndonjë dokument që Zef Mala ta ketë thënë një gjë të tillë. Të abuzosh me emrin e Zef Malës se vdekur ose të një tjetri, ky është "mëkat". Zef Mala qe armik i PKSH- së, por jo i pamend, siç e paraqet Ngjela.

Në kujtimet e Zef Malës, kryetar i parë i PKSH- së rezulton Miladin Popoviçi. Si qëndron e vërteta?

Nuk është e vërtetë që Popoviçi të jetë zgjedhur në mbledhjen themeluese kryetar i partisë. Nuk dua të bëj historinë e arrestimit të Miladinit, të internimit të tij nga fashistët në Burgun e Peqinit, të lirimit me aksionin e komunistëv­e shqiptarë e të thirrjes së tij në mbledhjen themeluese të PKSH- së, por dua të bëj të qartë se si mund të zgjidhej kryetar i PKSH- së Miladin Popoviçi, kur ky në mbledhjen themeluese as u propozua e as u zgjodh anëtar i KQ ( provizor) të PKSH? PKSH-ja, Enver Hoxha dhe askush tjetër nuk e kanë mohuar rolin e Miladin Popoviçit në mbledhjen për themelimin e PKSH- së, përkundraz­i e kanë vlerësuar lart, siç e meritonte. Asnjë njeri i vdekur ose i gjallë, sado antikomuni­st i egër të ketë qenë e të jetë, as ka gjetur e as nuk do të mund të gjejë, përveç ndihmës së dhënë në mbledhjen themeluese të PKSH-së, një veprimtari të vetme që ta ketë drejtuar Popoviçi, duke filluar me mbledhjen për themelimin e Rinisë Komuniste Shqiptare, më 23 nëntor 1941, pra fill pas themelimit të PKSH-së, ku i deleguar i KQ ishte Enver Hoxha. Tito, Mugosha, Rankoviçët e udhëheqës të tjerë të Lidhjes Komuniste të Jugosllavi­së ( lexojini mirë) nuk e donin Enver Hoxhën, as PKSH- në, por nuk thanë asnjëherë se Miladin Popoviçi ka figuruar apo ka qenë kryetar i përkohshëm i PKSH- së. Këtë nuk e bënë as Koçi Xoxe e as armiq të tjerë të

As di se në çfarë konteksti e ka risjellë Ngjela në kujtesën e tij Zef Malën! E askush nuk mund të besojë që Zef Mala i qenka rrëfyer Ngjelës në burg për themelimin e PKSH- së dhe se ky Zefi, që sa më kujtohet ka vdekur vonë, i paska thënë Ngjelës që në procesverb­alin e mbledhjes për themelimin e PKSHsë Miladin Popoviçi figuronte, d. m. th. ishte zgjedhur kryetar i përkohshëm i PKSH- së! Pse Ngjela flet sot që Zefi ka vdekur?

 ??  ?? ENVER HOXHA
ENVER HOXHA
 ??  ?? Miladin Popoviç
Miladin Popoviç
 ??  ??
 ??  ?? Muharrem Xhafa
Muharrem Xhafa
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania