Panorama (Albania)

Basha flet për fitore, Rama: Timonin do ta kemi

Meta: Timoni perëndoi bashkë me bandat e Rilindjes

-

Procesi i votimit është mbyllur dje në orën 20: 00 në të gjitha qendrat e Shqipërisë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim dje për të shtyrë me një orë votimin, nga ora 19: 00 që është parashikua­r në Kodin Zgjedhor, deri në orën 20: 00, duke qenë se pjesëmarrj­a ishte e ulët në krahasim me zgjedhjet e shkuara. Me mbylljen e procesit të votimit, politikanë­t kanë shpallur fitoren pa nisur ende procesi i numërimit të votave. Ishte Kryeminist­ri Edi Rama, i cili me anë të një mesazhi të dërguar socialistë­ve, ka thënë se timoni do të jetë i socialistë­ve për katër vitet e ardhshme. Ai ka kërkuar mobilizim total në të gjitha qendrat e numërimit, duke u bërë thirrje anëtarëve që të angazhohen në një proces të pastër dhe të pakontestu­eshëm. Kryeminist­ri ka kërkuar disiplinë shembullor­e për ta çuar me nder numërimin e votës. "Sipas të gjitha të dhënave, timonin do ta kemi! Ju lutem, ju lutem, ju lutem mobilizim total për çdo votë në numërim dhe qetësi e durim ndaj çdo provokimi! Na duhet proces i pastër dhe i pakontestu­eshëm. Rroftë Partia Socialiste! Rroftë çdokush që ka punuar dhe po punon për qëllimin tonë të drejtë! Rroftë çdo njeri i zakonshëm i këtij vendi që na ka besuar dhe mirëkuptim i plotë për këdo nuk na ka votuar! Tani përqendrim maksimal dhe disiplinë shembullor­e, për ta çuar me nder, deri në numërimin e votës së fundit, këtë betejë historike për Shqipërinë që duam!", thuhet në mesazhin e Edi Ramës drejtuar socialistë­ve.

Por ish- aleati i tij, Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta, i është përgjigjur Edi Ramës indirekt me një mesazh, në të cilin thekson se timoni i Rilindjes ka rënë. "Timoni perëndoi bashkë me bandat e Rilindjes. Shqipëria foli. Të gjithë në këmbë për të mbrojtur verdiktin e shqiptarëv­e", tha Meta.

OPOZITA

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, është treguar më i moderuar në daljen e tij për mediat, në të cilën ka falënderua­r qytetarët për mbështetje­n dhe ata që refuzuan përpjekjet e pushtetit për të blerë votat. "Dua të falënderoj të gjithë qytetarët shqiptarë që votuan sot me qytetari dhe dinjitet europian. Falënderoj në mënyrë të veçantë ata qytetarë që refuzuan përpjekjet e partive të pushtetit për të manipuluar votën dhe deformuar vullnetin e popullit. Tani që voti- mi përfundoi, ka mbetur pjesa tjetër e rëndësishm­e, vendimtare e procesit demokratik, që është procesi i numërimit. Ndaj dua t'u bëj një thirrje të gjithë atyre që janë përfshirë në këtë proces, të sigurojnë dhe të garantojnë përmes zbatimit të ligjit dhe performanc­ës së tyre që vullneti i popullit të përmbushet. Shqiptarët kanë bërë një sakrificë të madhe sot, duke votuar në një ditë feste fetare dhe në temperatur­a jashtëzako­nisht të larta", ka thënë Basha. Ndërkohë që në një mesazh dërguar krerëve të degëve, kandidatëv­e dhe numëruesve, Basha ka folur për fitore. "Të dashur kryetarë, kandidatë, numërues, komisioner­ë dhe vëzhgues, tani nis procesi vendimtar i numërimit të votave. Të gjitha burimet tona flasin për një votë masive të qytetarëve për PD dhe fitoren tonë! Tani është detyra juaj e shenjtë të garantoni numërimin e çdo vote. Unë dhe gjithë demokratët jemi në krahun tuaj për t'ju mbështetur në çdo çast. Punë të mbarë dhe fitore!", ka thënë Basha.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania