Panorama (Albania)

Ambasadorë­t Lu e Vlahutin, inspektim në terren

Ambasadorj­a e BE: Mos qëndroni pranë qendrave të votimit

-

Ambasadorj­a e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin, vizitoi dje disa qendra votimi në qarkun e Elbasanit për të parë ecurinë e votimit. Vlahutin mësohet se ka qenë e pranishme në një qendër, ku u raportua se shpërndahe­shin para në këmbim të votës. Asaj i kanë bërë përshtypje grupe njerëzish që qëndronin në ambientet e jashtme të qendrave të votimit në një nga gjimnazet e qytetit. Mësohet se Vlahutin ka kërkuar që njerëzit që nuk ishin votues të largohen nga qendrat e votimit. "Nëse jeni votues, duhet të mbaroni dhe të largoheni. Askush nuk duhet të qëndrojë këtu" është shprehur ajo. Ambasadori amerikan, Donald Lu, ishte në Durrës ku vizitoi disa qendra votimi. Ai qëndroi bashkë, duke u ulur në pjesën e vëzhguesve dhe bashkë me të ka ndjekur nga afër procesin e paraqitjes së zgjedhësve dhe votimin.

Delegacion­i Europian ka 10 ekipe për vëzhgimin e zgjedhjeve të shpërndara në qarqe të ndryshme të vendit. Ambasadori i SHBA- ve, Donald Lu, deklaron se 34 ekipe të ambasadës do të mbikëqyrin votimin dhe numërimin dhe se do të mbështesë 540 ekipe të tjera të shoqërisë civile. Lu u bëri thirrje shqiptarëv­e të "bëjnë zërin e tyre të dëgjohet" duke votuar. "Urimet më të mira për shqiptarët sot, teksa ushtrojnë të drejtën e tyre themelore demokratik­e për të votuar. Ne kemi nderin të kemi 34 ekipe të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, të cilët do të vëzhgojnë votimin dhe numërimin në të gjithë vendin. USAID do të mbështesë edhe 540 ekipe të tjera vëzhguese vendore të shoqërisë civile kudo në Shqipëri. Zgjedhjet janë një festë për demokracin­ë! Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet! Votoni!", shkruan ambasadori Donald Lu.

 ??  ?? Ambasadorë­t Donald Lu dhe Romana Vlahutin
Ambasadorë­t Donald Lu dhe Romana Vlahutin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania