Panorama (Albania)

PARA PËR VOTËN, ARRESTOHET KOMISIONER­I I PS NË VORË

-

Shitblerja dhe fotografim­i i votës ishin fenomene që shoqëruan dhe nuk u shmangën dot as në këtë proces zgjedhor.

Përgjatë gjithë ditës së djeshme në media u denoncuan nga subjektet politike raste të shitblerje­s së votës në të gjithë vendin. Tensioni i shtuar ditëve të fundit mes dy aleatëve në koalicioni­n qeverisës, PS- LSI, u reflektuan edhe gjatë ditës së djeshme, ku nga të dyja kampet politike pati akuza për blerje të votave. Përplasjet më të forta politike ishin ato të drejtuesve të listave të kandidatëv­e për deputetë të PS- së e LSI- së në Elbasan. Deputeti Taulant Balla i PS- së dhe deputetja Monika Kryemadhi e LSI- së shkëmbyen akuza të rënda përgjatë kohës që qytetarët e Elbasanit, por edhe ata në të gjithë Shqipërinë u drejtohesh­in kutive të votimit. Fillimisht ishte zyra e Partisë Socialiste në Elbasan që denoncoi gjuhën e përdorur nga Presidenti i Zgjedhur, Ilir Meta, dhe bashkëshor­tja e tij, njëkohësis­ht edhe kandidate për deputete në qarkun e Elbasanit, Monika Kryemadhi. PS- ja e akuzoi Kryemadhin se kishte bërë pjesë të stafit të saj politik njerëz me precedentë penalë që kërcënonin dhe tentonin të blinin qytetarët në Elbasan. Por i menjëhersh­ëm ka qenë edhe reagimi i zv. kryetares së LSI- së, Kryemadhi, e cila ka bërë përgjegjës kryesor për gjendjen e krijuar në Elbasan deputetin Taulant Balla dhe disa drejtues vendorë në qarkun e Elbasanit. Por kjo nuk ishte përplasja e vetme mes PS- së e LSI- së përgjatë ditës së djeshme në lidhje me shitblerje­n e votave. Në një tjetër rast LSI- ja denoncoi një studente, e cila kishte publikuar në rrjetet sociale votën e saj në favor të Kryeminist­rin Edi Rama. Në një tjetër rast ishte PS- ja që denoncoi vëllain e Klement Balilit se ishte pozicionua­r pranë një qendre votimi për të blerë vota me Specialist­ët e Hetimit të Korrupsion­it të Policisë së Tiranës arrestuan shtetasit Luan Imeraj, 37 vjeç, Luan Nela, 36 vjeç, dhe Arben Marku, 43 vjeç, komisioner i PS- së në Vorë. Nga pamjet e shfaqura në emisionin “Stop”, pasqyrohen veprimet korruptive të shtetasit Arben Marku, i cili në këmbim të blerjes së votës jep një shumë monetare. Shtetasi Luan Nela përfiton shumën e parave në këmbim të votës, për të përfituar një vend pune të premtuar nga Luan Imeraj. shumë 50 euro në favor të LSIsë. Edhe LSI- ja e Lushnjës ngriti pretendime për shitblerje të votave nga përfaqësue­s të PS- së. Përmes dy fotove të shpërndara për mediat, LSI- ja denoncoi kryetarin e PS- së Bubullimë se po blinte votat e qytetarëve. Më të pakta kanë qenë rastet e denoncimev­e nga Partia Demokratik­e. Në një rast ka qenë kreu i PD- së, Shkodër, Ramiz Çobaj, që ka denoncuar se në Shkodër po blihen vota. Një tjetër fenomen i cili u bë viral në rrjetet sociale ishte edhe fotografim­i i votës. Me dhjetëra votues u denoncuan në media dhe u kaluan për ndjekje penale nga policia, pasi tentuan apo mundën të fotografoj­në votën e tyre në qendrat e votimit. Një komisioner i LSI- së në Korçë u ndalua nga policia, pasi rezu- ltoi se përgjatë ditës së djeshme votoi në dy raste, fillimisht në cilësinë e komisioner­it në qendrën ku qëndroi dhe më pas, edhe në qendrën ku kishte emrin në listë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania