Panorama (Albania)

“Morëm qindra denoncime për blerje votash me para”

Ministri i Brendshëm: Çdo krim elektoral do të ndëshkohet

- ETLEVA DELIA

Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, tha dje se pranë grupeve të posaçme të ngritura për zgjedhjet kanë mbërritur qindra denoncime për tentativa të blerjes së votave.

Mesditën e djeshme, Ministria njoftoi zyrtarisht se ishte shtuar numri i denoncimev­e për rastet e dyshuara të veprës penale të shitblerje­s së votave dhe intimidimi­t të votuesve. “Pranë grupeve të posaçme të ngritura në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Shtetit kanë mbërritur qindra denoncime që flasin për një fenomen në rritje të tentativav­e për blerje të votave. Në këto kushte, Ministria e Punëve Brendshme u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të mos bien pre e personave që kryejnë këtë vepër penale, e cila dënohet me ligj”, deklaroi dje ministri Dritan Demiraj. Nga ana tjetër, ai u bëri thirrje qytetarëve që të vazhdonin të denonconin çdo rast ku u kërkohej blerja e votës, apo u imponohej që të votonin për një subjekt të caktuar politik. “I inkurajojm­ë të gjithë qytetarët që të denoncojnë çdo rast të tentativës për blerje të votës apo intimidime të tjera në numrin e Policisë së Shtetit 112 ku anonimitet­i i denoncuesi­t është i sigurt dhe për raste të abuzimit të punonjësve të Policisë me detyrën në numrin falas 08009090”, tha Demiraj.

DENONCIMET Ministria e Brendshme sqaroi dje të gjithë qytetarët se, për shkak të kufizimeve të posaçme ligjore për rolin e Policisë së Shtetit gjatë ditës së zgjedhjeve, ata duhej të denonconin zyrtarisht në numrin 112. Kjo në mënyrë që Policia e Shtetit të veprojë për të vendosur para ligjit abuzuesit e çdo krimi të mundshëm elektoral. “U bëjmë thirrje edhe anëtarëve të Komisionev­e të Qendrave të Votimit që për çdo rast parregulls­ie të njoftojnë KZAZnë, e cila është autoriteti ligjor që duhet të njoftojë Policinë e Shtetit për të rikthyer normalitet­in në qendrat e votimit”, u shpreh Demiraj. Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, garanton të gjithë qytetarët se çdo krim elektoral do të ndëshkohet me rreptësi sipas parashikim­eve ligjore. Ndërsa u bën thirrje edhe subjekteve politike që të ulin tensionet dhe të punojnë bashkërish­t për një proces zgjedhor të qetë.

 ??  ?? Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj
Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania