Panorama (Albania)

Incidentet, nga rrahjet e komisioner­ëve te kërcënimet e të shtënat me armë zjarri

Në ditën e votimit kapen disa persona në tentativë për blerjen e votës. Shënohen disa ngjarje në të gjithë vendin

-

Disa incidente janë shënuar në qarqe të ndryshme të vendit, ku nuk kanë munguar deri në kërcënime, rrahje, tentativë për blerje vote dhe arrestime.

Rastet më të shumta janë shënuar në Shkodër, Elbasan, Korçë, Fier apo Berat. Por edhe në Lezhë dje u shënua një incident i rëndë, ku disa persona qëlluan me armë në ajër dhe goditën një simpatizan­t të LSI- së me tytën e pistoletës. Fatmirësis­ht, ngjarja përfundoi pa të plagosur, por incidenti mori përmasa e reagime politike. Vetë i lënduari denoncoi rastin duke pretenduar se peronat i kishin kërkuar të mos votonte subjektin politik të LSI- së, duke qenë se ai njihej si përkrahës i kësaj force. Një tjetër ngjarje u shënua edhe në një fshat të Kukësit, ku disa persona kanë qëlluar me armë drejt një lokali, që, sipas të dhënave, i përket po një përkrahësi të LSI- së. Thuajse në të gjitha qarqet u raportuan tentativa të blerjes së votave. Persona të ndryshëm u ndaluan teksa qarkulloni­n me mjetet e tyre me shuma të konsiderue­shme parash, por edhe ushqimesh. Një fenomen tjetër mjaft shqetësues ishte fotografim­i i votës, gjë e cila u konstatua dhe u denoncua jo vetëm nga komisioner­ët, por mjaft raste u publikuan edhe nëpër rrjetet sociale. Dhunimi dhe kërcënimi i komisioner­ëve nëpër qendra votimi ishin disa incidente të tjera që u shënuan dje, për të cilat Policia nisi hetimin. Një prej rasteve ishte në Elbasan, ku një komisioner përfundoi në spital, pasi u dhunua nga militantë të PDIU- së. Të shtëna arme pati edhe në Krujë, ndërsa një person u godit me tytën e pistoletës. Po në Krujë simpatizan­ti i PD- së u sulmua nga persona të tjerë, pasi u pikas duke shpërndarë para në këmbim të votës. Denoncime mes përfaqësue­sve të partive për incidente të ndryshme u shënuan në disa rrethe. Ata kanë pretenduar se po tentohet blerja e votës, teksa kanë publikuar edhe foto të këtyre tentativav­e, ku shihen persona me lista apo qese nëpër duar.

 ??  ?? NGA VOTIMET E DJESHME
NGA VOTIMET E DJESHME

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania