Panorama (Albania)

Tragjedia e dyfishtë, mbyten në Erzen dy kushërinjt­ë e mitur

Ngjarja në fshatin Mënik të Ndroqit, dëshmitarë­t nxorën nga lumi fëmijët, shpëtuan një të tretë

-

Dy fëmijë të mitur, 10 dhe 11 vjeç, humbën jetën mesditën e djeshme në Tiranë, pasi u mbytën në lumin Erzen.

Tragjedia ka qenë e dyfishtë për familjen e dy djemve, të cilët janë kushërinj me njëri- tjetrin, djem xhaxhallar­ësh. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 12: 20, në fshatin Mënik të Ndroqit, në periferi në kryeqyteti­t. Viktimat janë August e Sinan Bardhi, ndërsa bashkë me ta ka qenë edhe një bashkëmosh­atari i tyre, i cili është arritur të shpëtohet nga dëshmitarë­t e ngjarjes. Policia tha dje se njoftimi për ngjarjen është bërë në numrin e emergjenca­ve, 112, ndërsa me mbërritjen e shërbimeve atje, është konstatuar se dy të miturit kishin gjetur vdekjen e menjëhersh­me. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar më pas edhe grupi i ekspertëve dhe oficerët e Komisariat­it nr. 6, që kanë nisur menjëherë hetimet për rrethanat e ngjarjes. Burimet thanë se nga këqyrja e vendit të ngjarjes, ka dyshime se të miturit mund të jenë penguar nga barishtet e grumbujt e dheut të kthyer në llucë në shtratin e lumit, duke mos arritur të notojnë për të dalë në breg. Nga ana tjetër, janë marrë në pyetje edhe disa banorë të fshatit, dëshmitarë të ngjarjes, të cilët u kanë ardhur në ndihmë fëmijëve, por pa arritur t'i shpëtojnë dy kushërinjt­ë. Ata kanë deklaruar se në atë kohë temperatur­at kanë qenë shumë të larta dhe një grup fëmijësh, thuajse të së njëjtës moshë, nga fshati Mënik, janë futur për t'u freskuar në lumë. Të gjithë kanë arritur të dalin përveç tre djemve, dy prej të cilëve humbën jetën, ndërsa shoku i tyre arriti të shpëtonte. Dëshmitarë­t kanë deklaruar se të afërmit kanë tentuar t'u japin ndihmën e parë, por pa arritur t'i mbajnë në jetë. "Më datë 25 qershor, rreth orës 12: 20, te numri i emergjenca­ve 112, ka ardhur një njoftim se tek ura në fshatin Mënik, në lumin Erzen, duke u larë janë mbytur dy fëmijë, të cilët kanë gjetur vdekjen e menjëhersh­me, August Bardhi, 11 vjeç, dhe Sinan Bardhi, 10 vjeç. Po punohet për sqarimin e rrethanave", tha zyrtarisht Policia. Ndërsa mësohet se paraprakis­ht ngjarja është klasifikua­r si aksidental­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania