Panorama (Albania)

Ndjekja si në filma, si u zbulua “vrasësi” në Vlorë

Policëve u shpëtoi me vrap autori i dytë i atentatit

-

Kontakti pamor e më pas ndjekja nëpër qytetin e Vlorës ka sjellë kapjen e njërit prej autorëve të vrasjes së Fatjon Sinanit.

Në momentin kur kanë ndaluar njërin autor, policët kanë pasur kontakt pamor edhe me personin tjetër, i cili ka arritur të largohet pa u arrestuar. Në vendin ku u bë arrestimi i shtetasit Neritan Qejvanaj, është gjetur edhe kapela e përdorur nga njëri autor dhe arma tip pistoletë që dyshohet se është përdorur në krim. Gazeta "Panorama" publikon sot versionin e ngjarjes të paraqitur në gjykatë nga Prokuroria e Vlorës, ku u kërkua caktimi i masës arrest me burg ndaj të dyshuarit për vrasjen e Fatjon Sinanit. Bazuar mbi kërkesën e Prokuroris­ë, Gjykata vendosi lënien në burg pa afat për shtetasin Neritan Qejvanaj. Ai akuzohet për krimin e ndodhur më 20 qershor 2017, rreth orës 22: 10, në lagjen "Partizani", Vlorë, pranë rrugës drejt Spitalit Rajonal, ku është vrarë me armë zjarri në banesën e tij shtetasi Fatjon Sinani, rreth 40 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen në vend. VRASJA DHE AUTORI Në orën 21: 50 të datës 20.06.2017, një patrullë policie e përbërë nga tre punonjës ka qenë në lëvizje me mjetin "Nissan Patrol", në lagjen "Partizani". Ata ndodheshin në rrugën "Ali Demi", me lëvizje nga sheshi i Bashkisë te Spitali Psikiatrik, kur kanë kaluar lokal "Kropishtin", në krahun e djathtë të rrugës, në korsinë e emergjencë­s, me drejtim për nga spitali kanë konstatuar një makinë "Mercedes Benz", me ngjyrë gri, e cila kishte ndaluar. Në krahun e djathtë të mjetit është futur një person me bluzë të bardhë dhe kapelë të zezë në kokë. Pas këtij personi ishte vënë një grua e re, e cila doli nga pallati duke bërtitur dhe duke qarë. Automjeti ka vazhduar lëvizjen te korsia e emergjencë­s dhe hyri në rrugën kryesore me drejtim për nga spitali. Mbi këtë bazë ka filluar ndjekja e mjetit dhe është njoftuar salla operative. Sapo është kaluar spitali, te trekëndësh­i mjeti që po ndiqej ka marrë rrugën për nga bashkia dhe për shkak të bllokimit të rrugës ai nuk ka mundur të vijojë lëvizjen për disa çaste. Pasi janë afruar punonjësit e policisë, kanë konstatuar se mjeti kishte targat SNBB220, targa të cilat i janë dhënë menjëherë sallës operative që informohej për lëvizjet. Autom- jeti që ndiqej doli para bashkisë dhe hyri në lagjen "Lirim", në rrugicën përpara klinikës private "Medikal", rrugicë që të nxjerr te vendi i quajtur "Rruga e re". Në këtë moment, mjeti që po ndiqej po ecte me shpejtësi dhe ka humbur nga shikimi i makinës së policisë që po bënte ndjekjen e tij. Te "Rruga e re", mjeti i policisë ka konstatuar një motor policie ( ku ndodheshin 2 punonjës policie), i cili ka konstatuar mjetin duke dalë nga lagjja "Lirim" me shpejtësi te "Rruga e re", ka hyrë në rrugicën e restoranti­t të shtetasit Hodo Bilbili, ka dalë nga Gomisteria te kryqëzimi i vendit të quajtur "Gjyqi i vjetër".

AUTORI I DYTË Mjeti ka hyrë te rruga e "OSBE" me drejtim nga rruga "Transballk­anike", aty ka hyrë në brendësi të lagjes, në krahun e majtë. Pasi kanë filluar të krehin zonën, është konstatuar se mjeti ishte në atë rrugicë, mbrapa "Alfa Bank". Në këtë moment, punonjës të policisë kanë konstatuar dy persona që po largoheshi­n në këmbë në thellësi të lagjes. Kur janë vënë në ndjekje të tyre, ata filluan të lëviznin midis pallateve. Njëri nga personat ishte me bluzë të bardhë dhe kapelë të zezë, ndërsa tjetri ishte me rroba të zeza që nuk u fiksuan. Janë vënë në lëvizje të personit me bluzë të bardhë, i cili, kur është kapur, nuk e kishte kapelën me vete. Në një shkurre të vogël, pranë vendit ku u kap personi, u konstatua një kapelë me ngjyrë të zezë dhe një armë zjarri pistoletë me mekanizma të hapur. Pasi u shoqëruan, rezultoi se personi ishte shtetasi Neritan Qejvanaj.

 ??  ??
 ??  ?? Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania