Panorama (Albania)

Gjobitet, kallëzoi vjedhjen e mjetit të lënë peng për borxhin

-

TIRANE - Lë makinën peng për një borxh të pashlyer dhe e kallëzon si të vjedhur në polici. Në një të tillë histori është përfshirë E. M., banor i kryeqyteti­t, shkak për të cilin ka përfunduar si i pandehur në gjykatë. Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Gjykata e ka deklaruar atë të fajshëm për akuzën e "kallëzimit të rremë" dhe e ka dënuar me gjobë në masën 210 mijë lekë të rinj. Çështja ndaj tij u shqyrtua me procedurën e gjykimit të shkurtuar, çka i uli atij një të tretën e masës së gjobës. Sipas Gjykatës, kallëzimi i pavërtetë i të pandehurit është bërë në prill të vitit 2017. Ai është paraqitur në komisariat­in nr. 4, ku ka pohuar se ka në pronësi një mjet "Mercedes Benz". Ai ka pohuar se këtë mjet më 23 prill 2017, rreth orës 00: 30 e ka parkuar te parkingu i lagjes, në afërsi të banesës së tij. Të nesërmen, rreth orës 11: 30, pasi ka dalë nga banesa, ka shkuar te parkingu ku ai kishte lënë makinën dhe ka konstatuar se mjeti i tij nuk ishte te vendi ku e kishte lënë dhe për këtë shkak është paraqitur e ka bërë kallëzim penal për vjedhjen e mjetit në pronësi të tij. Sipas vendimit të Gjykatës, i pandehuri është "tradhtuar" nga i ati. Babai i të pandehu- rit ka rrëfyer se djali i tij ka një mjet në pronësi, por këtë mjet nuk ia ka vjedhur asnjeri, pasi dy muaj para kallëzimit ka marrë një sasi prej 2900 eurosh me fajde te një person dhe nuk i ka kthyer borxhin. Për këtë shkak ai i ka lënë mjetin si garanci deri në kthimin e borxhit. Deklaruesi ka pohuar se pasi e ka shlyer borxhin e të birit, ka marrë mjetin "Benz" dhe e ka lënë tek oborri i shtëpisë së një familjarit të tyre dhe për këtë fakt ka vënë në dijeni edhe të pandehurin. Por ky i fundit, pavarësish­t këtij fakti, ka bërë kallëzim të rremë në organin e rendit. Gjatë shqyrtimit të çështjes i pandehuri E. M. ka pranuar akuzën dhe ka shfaqur pendesë të thellë para trupit gjykues.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania