Panorama (Albania)

Nuk i hapën rrugën me makinë, i riu i përplas me mjetin e tij

-

LEZHE- Nuk i hapën rrugën me makinë, tenton t'i vrasë duke i përplasur me shpejtësi me mjetin e tij. Ngjarja që për pak do të përfundont­e tragjikish­t ndodhi dje në Tale të Lezhës. Policia bëri të ditur se kishte marrë njoftim se në Tale kishte një konflikt. Menjëherë në vendngjarj­e kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se midis shtetasit Eden Trokthi, 20 vjeç, banues në Laç, dhe dy kushërinjv­e me inicialet E. N., 16 vjeç, dhe N. N., 25 vjeç, të dy banues në Lezhë, ka pasur një konflikt të çastit për motive të dobëta. Menjëherë pas debatit verbal, Eden Trokthi ka tentuar të vrasë shtetasit e lartpërmen­dur, duke përplasur me automjetin e tij me shpejtësi të lartë me dashje dhe në mënyrë të drejtpërdr­ejtë me automjetin e ndaluar të shtetasit 25vjeçarit N. N. Në atë moment pranë automjetit e tij kanë qenë shtetasit N. N. dhe E. N., të cilët në momentin e përplasjes kanë mundur të shmangen, duke mos pësuar lëndime. "Si pasojë e përplasjes ka pësuar dëmtime të lehta vëllai i shtetasit N. N., i cili ka qenë brenda në automjet dhe pas ndihmës mjekësore në spitalin rajonal Lezhë është dërguar në banesën e tij. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestrua­r në cilës- inë e provës materiale automjetet e lartpërmen­dura të dëmtuara. Shtetasi Eden Trokthi nuk ishte i pajisur me leje drejtimi. Arrestimi i tij u bë për veprat penale ' vrasje' e mbetur në tentativë, ' shkatërrim prone' dhe ' drejtim mjeti në mënyrë të parregullt', parashikua­r nga nenet 76/ 22, 150 dhe 291 dhe të Kodit Pe- nal. Materialet procedural­e do t'i kalohen për ndjekje të mëtejshme Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Lezhë", thuhej në njoftimin e Policisë. Sipas burimeve, 22- vjeçari e ka përplasur me vetëdije makinën e personave të tjerë, pasi ata ishin ndaluar në mes të rrugës dhe nuk hapnin rrugë që ai të kalonte.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania