Panorama (Albania)

Ngjela: Zef Mala më tha se procesverb­ali është në Itali

-

Ekzistencë­n e procesverb­alit të mbledhjes së themelimit të PKSH- së, avokat Spartak Ngjela e ka mësuar prej Zef Malës, bashkëvuaj­tës i tij në burgun e Ballshit. Në një intervistë për gazetën "Panorama", ai shprehet se ky procesverb­al ka qenë edhe amaneti i Malës, lënë me gojën e tij, para se të vdiste. Ndërsa i kishte treguar për mbledhjen dhe përplasjet që kishin ndodhur atje, i kishte rrëfyer edhe për procesverb­alin. "Procesverb­ali i themelimit është në dosjen time penale në Romë. Nuk ka zot që ta humbasë, dhe nuk e kanë vrarë mendjen italianët që ta kërkojnë. Ai procesverb­al i duhet historisë. Mbaje si fakt dhe përdore, edhe për të siguruar veten, por edhe që ta nxjerrësh në kohën e duhur, sepse unë të kërkoj një kusht thelbësor: ai dokument nuk duhet të bjerë në dorë të jugosllavë­ve, domethënë të Beogradit", i kishte thënë Mala në burg. Dhe më 5 mars 1986, Ngjela i nis një letër Sekretarit të Parë të Komitetit Qendror, Ramiz Alia, ku shprehej se: "Unë në këto çaste jam në dijeni të plotë për vendin e saktë ku ndodhet i gjithë ai material dokumentar që flet për faktogjene­zën e partisë suaj. Nëse ju nevojitet për ta pasur, jam i predispozu­ar të bisedoj". Përkundër këtij versioni, Kastriot Dervishi, ishdrejtor i arkivit të Ministrisë së Brendshme, e përjashton në mënyrë kategorike faktin që dokumenti historik i themelimit të Partisë të jetë "eksportuar" në Itali. Sipas tij, procesverb­ali në fjalë ka humbur në Shqipëri në vitet e para të regjimit komunist. Injoranca e pushtetarë­ve të ardhur rishtas nga lufta, shkruan Dervishi, bëri të mundur humbjen pa gjurmë të këtij dokumenti të rëndësishë­m historik.

 ??  ?? Faksimile e letrës së Ngjelës
Faksimile e letrës së Ngjelës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania