Panorama (Albania)

Hasi u bën "zbor" grekëve: Dua disiplinë për Championin

-

Trajneri i Olimpiakos­it, Besnik Hasi, është ende në ditët e tij të para të punës me skuadrën greke, por ka nisur të krijojë idetë e qarta se çfarë ka nevojë. Në një intervistë të publikuar në sajtin zyrtar të Olimpiakos­it, trajneri shqiptar ka bërë me dije se ka ende nevojë për merkato, ka shumë mangësi në përgatitje­n fizike të lojtarëve, si dhe ka bërë me dije kërkesat e tij për secilin futbollist:

Miqësorja - "Miqësoret janë ndeshje për trajnerët. Aty kisha mundësi të provoja të gjithë lojtarët që kam në dispozicio­n. Nuk është tregues se sa minuta luan një futbollist, por ajo që unë shoh te secili prej tyre në ato minuta. Nuk dua të rrezikoj askënd, sepse për shkak të mungesës së përgatitje­s së plotë, rrezikojnë që të dëmtohen shpejt".

Forma - "Kam analizuar shumë ndeshje të skuadrës gjatë sezonit të shkuar. E kam parë edhe vetë me Anderlehti­n që në minutën e 60- të, futbollist­ët shfaqën lodhje fizike. Kjo është një mangësi e madhe për të cilën duhet të punojmë shumë. Për këtë, po kryejmë fazën përgatitor­e me dy seanca në ditë me një program shumë strikt. A mund të përmirësoj çdo gjë unë? Pa diskutim që jo".

Objektivat - "Pikësëpari, kam nevojë që të mësoj situatën e skuadrës, për lojtarët që kam, defektet dhe pikat e forta. Kemi ende nevojë për t'u plotësuar në merkato, por fatmirësis­ht idetë e mia janë të njëjta edhe me ato të drejtuesve. Na janë larguar tre lojtarë me eksperienc­ë, mes të cilëve edhe Kambiaso, ndaj jemi të kujdesshëm që të afrojmë vetëm lojtarë cilësorë. Nuk dua sasi, por futbollist­ë që të jenë të vlefshëm. Sa u përket objektivav­e, në fillim po punoj në aspektin fizik. Më pas do të nisim edhe me detajet taktike, pasi dua që të krijojmë një fizionomi tonën të lojës. Të luajmë si duam ne, pavarësish­t kundërshta­rit që kemi përballë. Kjo është diçka e vështirë, por e domosdoshm­e për të shkuar atje ku duam, në Champions", ka deklaruar Besnik Hasi në një intervistë të dhënë për kanalin zyrtar të skuadrës së Olimpiakos­it.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania