Panorama (Albania)

Dëshmia e nënës ruse: Pashë skafin që më vrau vajzën

Tatjana Roik rrëfen momentet kur e bija i humbi nga sytë: Pashë skafin me shpejtësi, Ksenia ishte mbi ujë e pa lëvizur

- SARANDE/

Tatjana Roik kishte zgjedhur Ksamilin që t'ia bënte surprizë së bijës, për të festuar 15- vjetorin e saj.

Ksenia ishte fëmija i vetëm i saj dhe këtë vit ajo kishte vendosur që bashkë me të, t'i kalonte pushimet në bregdetin shqiptar. Por siç edhe ajo është shprehur, në gjendje mjaft të tronditur, nuk e kishte menduar kurrë se këto pushime do të kishin një fund të tillë kaq tragjik.

Sipas të dhënave nga burime të grupit hetimor, gruaja 53- vjeçare e ardhur nga Shën Petersburg, është marrë në pyetje në prani të një përkthyesi, por prezent ka qenë, gjatë gjithë kohës, edhe një mjek. Kjo pasi ajo ka qenë mjaft e tronditur nga ngjarja e rëndë që i mori jetën së bijës së mes të detit. Sipas dëshmisë së dhënë nga Tatiana, ajo bashkë me vajzën e saj të vetme, Ksenia, kishte ardhur pak ditë para se të ndodhte kjo tragjedi e rëndë për të. Më 17 korrik, Ksenia festoi ditëlindje­n e saj të 15të dhe Tatjana kishte zbuluar pikërisht Ksamilin si destinacio­nin e duhur për ta kaluar së bashku këtë ditë. Por vetëm 4 ditë më pas, një mjet lundrues i mori asaj jetën, pasi e përplasi teksa po notonte në det.

"Ishte hera e parë që vinim në Shqipëri. Ksenian e kisha fëmijë të vetëm dhe doja ta festonte ditëlindje­n e saj të 15- të në një vend që nuk kishim qenë më parë. Ksamili m'u duk vendi i duhur, por kurrë nuk e kisha menduar se pushimet tona do të përfundoni­n kështu", është shprehur para hetimorëve 53- vjeçarja ruse. Gjatë gjithë kohës, pranë i ka qëndruar një mjek, pasi për shkak të traumës së përjetuar ajo thuajse nuk ka qenë në gjendje të flasë. Por për shkak se dëshmia e saj mund të kishte të dhëna që do t'i shërbenin hetimit dhe identifiki­mit të autorit që përplasi për vdekje të bijën, është parë e arsyeshme t'i merrej dëshmia edhe në gjendjen që ka qenë. Burime nga grupi i hetimit, bënë të ditur se Tatjana Roik ka deklaruar se ditën e ngjarjes ( e premte, më 21 korrik), ato kishin dalë në det që herët. Në orët e mesditës, ato janë futur të dyja për t'u larë në det, por e bija ka përparuar më tej duke i thënë së ëmës se do të largohej më tej.

"U futëm të dyja në det, por vajza më tha se do të notonte më larg. Ajo dinte mirë not, ndaj në fillim, nuk u merakosa. Më pas më humbi për pak nga sytë dhe nuk po orientohes­ha se çfarë po ndodhte. Pashë skafin që lundronte me shpejtësi skëterrë aty ku ishte vajza dhe dhashë alarmin tek plazhistët e tjerë. Pashë edhe trupin nga larg që nuk po lëvizte... Erdha për të festuar këtu, nuk e mendoja kurrë këtë fund tragjik", është shprehur më tej gruaja e ardhur nga Shën Petersburg­u.

 ??  ?? Trupi i viktimës gjatë transporti­t për në morg
Trupi i viktimës gjatë transporti­t për në morg

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania