Panorama (Albania)

Shano: Fitorja, “puthja e fundit” që Basha merr nga PD

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Deputeti demokrat, Astrit Patozi pas zgjedhjes së Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratik­e ka denoncuar me video ato që e ka cilësuar si proces farsë.

Patozi ka publikuar në profilin e tij në “Facebook”, dy video ku shfaqen votues në qendrën e votimit të Vlorës që votojnë disa herë. Në një prej videove, anëtari i PD- së voton tre herë në qendrën e votimit, ndërkohë që në një tjetër video një tjetër anëtar në të njëjtën qendër votimi voton dy herë. “Fragmente nga farsa në Vlorë”, i ka cilësuar këto pamje Patozi, i cili ka deklaruar se anëtarët që votojnë disa herë janë mbështetës të Lulzim Bashës. Patozi ka qenë një nga njerëzit që e ka thënë hapur dhe i ka kërkuar edhe publikisht Eduard Selamit të dorëhiqet nga gara për kreun e PD. Sipas deputetit të PD, Selami me pjesëmarrj­en e tij në garë për kreun e PD, thjesht sa legjitimon­te zgjedhjet e Lulzim Bashës. Për këtë arsye, pas shpalljes së rezultatev­e dhe fitores së thellë të Bashës në zgjedhje, Patozi deklaroi se ishte ndër njerëzit e parë që i kishte dërguar sms kandidatit Selami. Me ironi Selami deklaroi se i kishte thënë Selamit se i kishte shkuar shumë pranë fitores. “Në mëngjes urova Eduard Selamin. Po e ndaj me ju tekstin e mesazhit që i dërgova. “Urime Eduard! Nuk duhet të kesh asnjë peng. Megjithëse nuk fitove, i shkove shumë afër fitores”. Lulzimin nuk ishte e nevojshme, sepse e kisha uruar mbrëmë”, deklaroi Patozi.

ZGJEDHJET Sipas deputetit të PD, absurdi i zgjedhjeve të brendshme për kreun e PDsë ka kaluar çdo kufi, pasi Dritan Shano, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, e cilësoi fitoren e Bashës në garën për kreun e PD si “puthjen e fundit” që ky i fundit merr nga PD. “Pati një rezultat shumë të lartë mbi 90% që unë e lexoj në tre forma: Lulzim Bashës i është dhënë një besim nga e gjithë anëtarësia. Është një përgjegjës­i shumë e madhe që çdo demokrat i ngarkon atij mbi supe, edhe pezmin e vet për rezultatin e dobët në këto zgjedhje. Së treti, mendoj se kjo është “puthja e fundit” që PD i jep Lulzim Bashës. Basha është i shtrënguar ta kthejë mbrapsht këtë besim kaq të madh tek demokratët duke e ngjitur PD në pushtet”, deklaroi Shano. farsa e zgjedhjeve është thelluar aq shumë saqë e gjithë është kthyer në komike. “Shumë miq më kanë marrë në telefon, të shqetësuar, por më shumë të habitur për fundin e farsës së zgjedhjes së kryetarit të Partisë Demokratik­e. Sepse absurdi ka kapërcyer çdo kufi. Por brenda pezmatimit të tyre ka edhe një dozë humori, që shoqëron gjithmonë fenomenet komike, të cilat bien më shumë në sy në politikë, për shkak të vëmendjes së lartë të publikut. Pjesa më e madhe e atyre që kam komunikuar nuk e kuptonin dot se përse duhej bërë kaq trashë dhe pa u kujdesur fare që të ngjante pak e besueshme kjo maskarada e zgjedhjeve tona. Pa e vrarë fare mendjen që sapo kemi dalë nga një humbje dërrmuese, por që me sa duket i paska “dehur” demokratët dhe i ka shtyrë ata që ta duan më shumë udhëheqësi­n e tyre”, thekson Patozi. Duke kujtuar një thirrje të Jezusit, deputeti demokrat i është drejtuar zotit me shpresën që për fitoren e Bashës, nuk do të ndizen fishekzjar­re në oborrin e PD. Në raste te tilla, njeriu e ka të vështirë për të gjetur fjalët. Ndaj e vetmja gjë që më vjen ndërmend është shprehja e Jezu Krishtit: “Fali o Zot, se nuk dinë çfarë bëjnë!” Uroj shumë që të mos shkrepin fishekzjar­rë sot në oborrin e selisë për të festuar fitoren. Dhe mos u çudisni kur autori i humbjes së thellë me Edi Ramën, por edhe i fitores akoma më të thellë me Eduard Selamin, të dalë shumë shpejt, ndoshta sot, e t’u bëjë thirrje për bashkim, pikërisht atyre, që i përzuri apo i bëri të mos votonin fare më 25 qershor. Do të ishte njësoj si t’i kërkosh falje dikujt, pasi e ke vrarë”, deklaroi Patozi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania