Panorama (Albania)

Plani si në filma, dy ‘ klientë’ dhe pastruesja vjedhin kasafortën e hotelit me bizhu floriri

TIRANE/ POLICIA ARRESTON DY AUTORET. ARRATISET IDEATORJA E VJEDHJES, MOTRA E NJE PREJ HAJDUTEVE

- ETLEVA DELIA

SANITARJA E HOTELIT, RAJMONDA BRUÇI ( MAJTAS) DY BASHKEPUNE­TORET E ARRESTUAR EDUART NGOTA DHE ZENEL DAMA

Nga të dhënat hetimore të Policisë rezulton se ideatore e vjedhjes në hotelin te Rruga e Dibrës është motra e njërit prej autorëve, Rajmonda Bruçi.

Ajo ishte e punësuar aty prej disa muajsh si pastruese dhe ishte në dijeni të objekteve me vlerë e parave që ndodheshin në kasafortë. Vëllai i saj, Eduart Ngota, i cili jeton prej vitesh në Itali, ishte kthyer në Shqipëri më datë 14 gusht për të kaluar disa ditë pushime pranë familjes. Burimet thanë se nuk dihet ende nëse ideja për realizmin e vjedhjes është diskutuar pasi ka mbërritur në Shqipëri, apo që përpara se të kthehej. Megjithatë, sipas hetimeve, duket se të gjitha lëvizjet e kryera nga dy autorët e arrestuar kanë qenë të planifikua­ra më parë me detaje, bashkë me Rajmonda Bruçin. Ajo dyshohet se i ka informuar për vendin ku ndodhej kasaforta, duke u treguar se çfarë kish- te brenda saj, por edhe mënyrën se si mund ta nxirrnin nga hoteli pa rënë në sy. Ndërsa vetë ka vendosur të mos përfshihej drejtpërdr­ejt në vjedhje. Sipas burimeve nga Policia, ditën kur dy autorët janë akomoduar në hotel, 36- vjeçarja Bruçi kishte vendosur ta bënte pushim. Por, nga ana tjetër, të njëjtën ditë ajo e ka shfrytëzua­r për t’u larguar nga Shqipëria. Nga verifikime­t e kryera nga Policia Kufitare në sistemin TIMS, Rajmonda Bruçi rezulton të jetë larguar në drejtim të Italisë bashkë me familjen e saj, më datë 15 gusht. Në këtë mënyrë nuk ka pasur asnjë arsye që ajo të pengohej për të kaluar kufirin, pasi vjedhja në vendin e saj të punës ende nuk kishte ndodhur. Sipas Policisë, duket se gjithçka ka qenë e planifikua­r më përpara dhe pasi është denoncuar ngjarja në Komisariat­in nr. 4, ka qenë shumë vonë për të ndaluar 36vjeçaren, e cila ndërkohë kishte arritur në destinacio­n. Megjithatë, burimet thanë se ajo është shpallur në kërkim dhe pritet që të nisin edhe procedurat për ndalimin e saj në Itali e më pas deportimin në vendin tonë.

 ??  ??
 ??  ?? HOTELI KU NDODHI VJEDHJA
HOTELI KU NDODHI VJEDHJA
 ??  ?? Rajmonda Bruçi, sanitarja e hotelit, e shpallur në kërkim
Rajmonda Bruçi, sanitarja e hotelit, e shpallur në kërkim

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania