Panorama (Albania)

Akt terrorist në Barcelonë, 13 të vdekur e 80 të plagosur

USHTARI I ISIS HYN NE PEDONALE ME FURGON, KUSH ESHTE I DYSHUARI

-

Një sulm terrorist ka tronditur Barcelonën pasditen e së enjtes, kur një furgon është futur në zonën e këmbësorëv­e në shëtitoren më të famshme të qytetit, duke ecur me shpejtësi 80 km/ h dhe duke goditur dhjetëra njerëz.

Zyrtarisht janë konfirmuar nga policia 13 të vdekur, por numri i viktimave pritet të rritet për shkak të numrit të personave që janë plagosur rëndë. Policia ka deklaruar se nuk ka asnjë motiv të njohur për sulmin në shëtitoren e Barcelonës. Por ISIS ka marrë përgjegjës­inë e sulmit, duke thënë se është kryer nga "Ushtarët e Shtetit Islamik". Marrja e përgjegjës­isë është bërë në agjencinë e lajmeve të lidhur me ISIS, "Amaq". Autoritete­t kanë konfirmuar se sulmi që ndodhi rreth orës 17: 00 me orën lokale, nuk ka dyshim se ishte i qëllimshëm dhe po e trajtojnë incidentin si terrorizëm. Mediat lokale kanë raportuar se Driss Oukabir, i përmendur nga Policia si i dyshuar, është arrestuar, por nuk dihet nëse ishte ai personi, i cili i ka dhënë furgonit. Garda civile njoftoi se fugoni i përdorur në sulm ishte marrë me qira nga Oukabir në qytetin Santa Perpetua de la Mogada. Në furgon është gjetur një pasaportë spanjolle me emrin e një personi me origjinë nga Maroku, që besohet se është Oukabir, rreth të njëzetave. Ai e ka mohuar përfshirje­n në sulm. Besohet se në ngjarje është i përfshirë edhe një tjetër person, që do të ndihmonte sulmuesin të largohej. Ka pasur edhe raportime se një apo dy persona të armatosur kanë hyrë në një restorant turk pranë shëtitores dhe kanë marrë pengje, dhe se Policia po negocionte me ta. Por Policia ka njoftuar se nuk ka sulmues që mund të jenë futur në ndonjë lokacion të njohur dhe as individë që po mbahen kundër vullnetit të tyre. Sipas versionit online të gazetës lokale "La Vanguardia", një person është vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë. Oficerët e policisë ishin vënë në kërkim të një makine të dytë, e cila mund të ishte planifikua­r të përdorej si mjet për t'u larguar nga vendngjarj­a pas sulmit. Dhe në fakt, një furgon tjetër u gjet në qyteti Vic, rreth 50 milje në veri të Barcelonës.

Banorëve të Barcelonës u është kërkuar që të kenë kujdes. Turistëve u është kërkuar të largohen nga vendngjarj­a. Zona është rrethuar me kordonë dhe Policia e ar- matosur po kërkon në çdo ndërtesë, kafene apo restorant për persona të dyshuar, apo për t'u siguruar se zona nuk është më e rrezikuar. Janë mbi 80 të plagosur, nga të cilët dhjetë në gjendje të rëndë. Zv. kryeminist­ri belg, Didier Reynders ka konfirmuar se një nga të vdekurit është një shtetas belg.

Ngjarja ndodhi në "Las Ramblas", një bulevard i gjerë dhe një zonë popullore për turistët. Pamjet televizive kanë treguar një fugon të përplasur, të ndaluar mbi një mozaik të Joan Míro në "Las Ramblas", që do të thotë se fugoni ka ecur me shpejtësi duke përplasur njerëz, për të paktën 500 metra. Fugoni ka hyrë në "Las Ramblas" në pjesën ku takohet me Plaça de Catalunya, dhe më pas ka shkuar në drejtim të zonës së portit. Policia katalanase ka pohuar menjëherë se kanë të bëjnë me një akt terrorist. "Protokolli në rast të sulmeve terroriste është aktivizuar", kanë njoftuar ata. Sipas raportimev­e të para, fugoni kishte shtuar shpejtësin­ë sapo kishte hyrë në bulevardin, i cili zakonisht është i mbushur me njerëz, deri kur kishte goditur një kioskë gazetash dhe kishte ndaluar.

 ??  ??
 ??  ?? FURGONI PAS SULMIT NË BARCELONË
FURGONI PAS SULMIT NË BARCELONË
 ??  ?? I dyshuari, Driss Oukabir
I dyshuari, Driss Oukabir

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania