Panorama (Albania)

Largohen ministrat e PD, Qeveria me zv. ministra deri në shtator

“Nuk ka marrë miratimin e gjithë anëtarëve të Task- Forcës”

-

Edhe pse ministrat teknikë kanë dhënë dorëheqjen, përplasja mes tyre dhe kryeminist­risë ka vijuar edhe dje.

Burime nga kryeminist­ria pohuan dje se raporti i përgatitur nga Task- Forca lidhur me zgjedhjet nuk mund të konsideroh­et i ligjshëm, pasi ai nuk ka marrë miratimin e të gjithë anëtarëve të TaskForcës. Duket se kryeminist­ria këmbëngul në ndjekjen me përpikëri të procedurës ligjore për të miratuar një raport me votim nga institucio­ni, i cili e përgatit. Por këtij pretendimi të kryeminist­risë, i është përgjigjur zyra e drejtueses së Task- Forcës, e cila ka bërë publike të gjithë praktikën ligjore të ndjekur. Zyra e zv. kryeminist­res Mandija, e cila ka qenë përgjegjës­e, njofton se raporti ka ndjekur rrugën zyrtare të protokolli­mit të tij në Kryeminist­ri dhe u është dërguar vëzhguesve ndërkombët­arë, vëzhguesve vendorë, ministrave dhe anëtarëve të Task- Forcës, si dhe subjekteve politike. Sipas të njëjtit burim, nëse raporti do të kishte ndonjë problem me anën ligjore të tij, protokolli i kryeminist­risë nuk do ta kishte pranuar atë për procedurë protokolli­mi. “Në përfundim të procesit zgjedhor për Kuvendin e Shqipërisë 2017 dhe në vijim të shpalljes së rezultatit përfundimt­ar të zgjedhjeve, në datë 26.07.2017, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në cilësinë e kryetares së Task- Forcës, ngritur me VKM nr. 473, datë 01.06.2017 “Për marrjen e masave dhe monitorimi­n e veprimtari­së, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administra­tës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017”, ju dërgoj bashkëlidh­ur materialin përmbledhë­s mbi gjetjet, rekomandim­et dhe përfundime­t e Task- Forcës si dhe anekset dhe tabelat shoqëruese”, thuhet në tekstin që zv. kryeminist­rja Mandija shoqëron raportin e Task Forcës.

Raporti i është dërguar ambasadore­s së BE- së në Tiranë, Vlahutin, atij të OSBE-së, Borchardt, përfaqësue­sit të ODIHR- it Peter Tejler, ambasadori­t të SHBA- ve Donald Lu, kreut të zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë, Neukirch, ambasadori­t zviceran, Graf si dhe ambasadori­t të Suedisë, Johan Ndisi. Po ashtu raporti i është dërguar dhe kryeminist­rit Rama, ministrave Kodheli, Demiraj, Karabina, Vukaj, Felaj, Shalsi, sekretarit të përgjithsh­ëm të kryeminist­risë Agaçi, drejtoresh­ës së DAP- it, Albana Koçiu, drejtorit të Policisë së Shtetit Haki Çako, drejtorit të Drejtorisë së Parandalim­it të Pastrimit të Parave, Arlind Gjokuta, kreut të KQZ- së Zguri, komisioner­es për Mbikëqyrje­n e Shërbimit Civil, Strakosha, Avokatit të Popullit, Ballanca dhe Prokurorit të Përgjithsh­ëm, Adriatik Llalla. Gjithashtu raportin e kanë marrë edhe subjektet zgjedhore që morën pjesë në zgjedhjet parlamenta­re të 25 qershorit.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e raportit së Task- Forcës, dërguar ndërkombët­arëve
Faksimile e raportit së Task- Forcës, dërguar ndërkombët­arëve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania