Panorama (Albania)

Kule- Koni, përplasje mes dy ish- miqve, dekan dhe rektor në UT

Koni: Bllokim institucio­nal. Kule: Zbaton ligjin e vjetër, shkelje në tendera

-

Përplasjet e vazhdueshm­e për menaxhimin e Universite­tit të Tiranës janë maja e ajsbergut të një konflikti të vjetër midis rektoratit dhe bordit të administri­mit.

Në thelb qëndron "lufta për kompetenca­t e universite­tit" duke bërë që të krijohen dy palë me qëndrime katërçipër­isht të kundërta. Nga njëra anë është bordi i administri­mit të UT- së, që kohët e fundit po "merret në mbrojtje" nga dekani i Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule, dhe në anën tjetër të medaljes është rektori Mynyr Koni, i cili ka marrë në dorë frerët e universite­tit prej më shumë se një viti.

PËRPLASJA PËR KOMPETENCA­T

Përçarja midis pjesës akademike dhe asaj administra­tive në universite­tin më të madh është thelluar më tej. Pas konfliktit me ministren e arsimit për zëvendësim­in e anëtarëve të bordit të administri­mit, kreu i fakultetit Ekonomik, bën përgjegjës rektorin Koni, duke thënë se veprimi ka ardhur me kërkesë të tij. E, për mosmarrëve­shje për tendera, ka pezulluar edhe kancelarin, Robert Skënderi. "Rektori pengon administra­torin të bëjë veprime me protokolli­n, gjë që nuk ka ndodhur ndonjëherë. Bën shkresat që ka kompetencë kancelari apo administra­tori dhe nuk i protokollo­hen. Madje, ka nxjerrë një urdhër abuziv që të mos pranohen shkresat e kancelarit." Të kundërtën pretendon rektori Mynyr Koni, i cili thotë se ka vënë re shkelje të rënda, mosrealizi­min e detyrave e deri në bllokim institucio­nal nga kancelari. Veç të tjerash, sipas rektoratit, kancelari ka kundërshtu­ar dhe penguar kryerjen e auditit të brendshëm në institucio­n. Të gjitha këto akuza janë depozituar në prokurori.

"NGA MIK, ARMIK"

I pamundësua­r nga rregullorj­a e re për zgjedhjen e rektorëve për të kandiduar për të tretën herë, ish- rektori Dhori Kule ishte ai që i propozoi ishdekanit të fakultetit të Shkencave të Natyrës, Mynyr Koni, të kandidonte për postin që ai e kishte mbajtur për tetë vite me radhë. E dëshmuar edhe me shoqërimin e vazhdueshë­m të tyre, madje edhe në momentin e kërcënimit nga Emiljano Shullazi, ish- rektori që do të bëhej dekan i Ekonomikut, ishte mbështetja më e madhe e Konit në zgjedhjet e prillit. Për hir të së vërtetës, edhe votëbesimi­n më të madh e pati në fakultetin në fjalë, në të cilin nuk shkeli asnjëherë. Nuk kaluan shumë muaj, deri në krisjen e parë midis dy miqve. Shkak për këtë u bë udhëzimi për pranimet e një viti më parë, të pranuara nga ana e Konit, pa asnjë konsultim me dekanët. Kjo u pasua me një marrëdhëni­e të ftohtë për disa muaj deri në shkurtin e 2017- ës, kur bordi i administri­mit, i drejtuar ng zv. dekani i Fakultetit Ekonomik, ( gjithashtu kontribuue­s i madh në fitoren e Konit) i pezullon pagën pas një ndërhyrjej­e kirurgjika­le, me arsyetimin e mosdorëzim­it të një raporti mjekësor. Çudia ndodhi me kthimin e Konit në rektorat, me pretendimi­n e prezencës së tij gjatë kohës që presupozoh­et të ketë qenë nën kujdes mjekësor. Kjo shtoi dyshimin e Bordit për firmosje tenderash, duke kërkuar edhe audit. Këtë gjë e shprehu edhe vetë Kule në daljen publike të një dite më parë. "Çdo ndërhyrje apo kompetencë e çdo organi një autoriteti tjetër nuk është shpërdorim detyre, por vepër penale, sidomos kur krijon pasoja. Koni kërkon të sillet me ligjin e vjetër, ndërkohë që i riu ka 2 vjet që është miratuar. Duke vepruar me këtë ligj janë bërë shkelje shumë të rënda, janë firmosur tendera."

 ??  ??
 ??  ?? Rektori i Universite­tit të Tiranës, Mynyr Koni
Rektori i Universite­tit të Tiranës, Mynyr Koni
 ??  ?? Dekani i Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule
Dekani i Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania