Panorama (Albania)

Klizmë për ministrat ( edhe teknikë)

- MENTOR NAZARKO

Ditët e fundit, në lidhje me bashkëqeve­risjen ( si koncept i gjerë) dolën

tri lajme. I pari mbi efektet e një vendimi të ministres teknike të Arsimit mbi bordet e disa universite­teve. I dyti, mbi dorëheqjen e ministrave teknikë ( propozuar nga PP) dhe i treti nga Rama vetë, në lidhje me të ashtuquajt­urën zyrë të bashkëqeve­risjes në Këshillin e Ministrave, domethënë pranë tij. Ka afat për dorëzimin e kandidatur­ave, me të gjitha dokumentet në rreg

ull, deri më 27 gusht, në një ditë me mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste- u jep shpresë Rama aplikantëv­e, ndërsa përzë teknikët... dhe më në fund, ministrat teknikë dorëzuan të ashtuquajt­urin raport mbi përdorimin e aseteve publike, apo parave të drogës në zgjedhje.

Të tri lajmet e para, nëse do t’i merrje si të lidhura me njëri- tjetrin - njëfarë lidhje e kanëduan të thonë: nuk duam bashkëqeve­risje me PD- në, por me popullin. Se çfarë forme do të ketë bashkëqeve­risja me popullin, është vetëm në kokën e Ramës, ndaj kjo është arsyeja pse nuk ka shumë aplikantë te zyra e tij, por, gjithsesi, bashkëqeve­risësit e PD- së u larguan. Pse?

Këtu kemi mbërritur në planin e parë të analizës, atë pragmatik. Por ka dhe një plan tjetër, ai institucio­nal, ose kushtetues.

PLANI PRAGMATIK

Ngjan e vështirë që të paktën dy faktet e para - reagimet e gjithë kupolës universita­re kundër

ministres dhe dorëheqja e saj dhe e kolegëve të saj - , të mos kenë lidhje me njëra- tjetrën. Por kanë lidhje të atillë, që i pari ka shkaktuar të dytin. Dhe papritmas. Sepse duket e vështirë që ministrja e Arsimit të merrte një vendim kaq kategorik fiks dy ditë para se ta largonin dhe firma e saj të mos vlente asnjë grimë. Është krejt e qartë, siç sqarojnë shumë prej reaguesve, veçanërish­t në Universite­tin e Mjekësisë, se vendimi i saj kishte implikime financiare, domethënë ka pasur njerëz të interesuar që ajo të firmoste emërime që do të përcaktoni­n buxhetin e Universite­tit të Mjekësisë, por jo vetëm. Në hedhjen e kësaj firme, ajo mund të shtyhej prej interesave të veta, apo prej partisë. Por, pikërisht vendimi i sotëm i dorëheqjev­e në grup ( pra të urdhëruara nga partia), e përgënjesh­tron me gjasë të madhe këtë pandehmë. Pra kanë qenë largime të propozuara prej saj.

Në këtë rrethanë, kanë mundësi dy variante.

Ose Rama i ka kërkuar Bashës t’i dorëheqë, pra të dy komunikojn­ë me njëri- tjetrin edhe tani.

Ose vetë Basha, i shqetësuar për efektet negative ortek të qëndrimit të tyre në detyrë ( më i fundit provokoi dhe reagime kundërshtu­ese autoritete­sh akademike të afërta me opozitën), e ka marrë këtë vendim. Dhe raporti i ministrave teknikë, ndonëse sipërfaqës­or, u mundua të shtonte dozën e notave negative.

Por le të mbetemi te vendimi i ministres. Nëse ky vendim ka pasur shtysë interesa private të ministres, atëherë një fakt si ky, tradhton qëllimet fisnike të qëndrimit në detyrë, jo vetëm të saj, por dhe të ministrave të tjerë. Madje, jo vetëm të teknikëve, por dhe të atyre të LSI- së. Madje, të të gjithë ministrave pa përjashtim.

Pse vallë qenka krijuar një situatë kaq komike, si ajo që përkufizon­te në fjalimin e vet Monika Kryemadhi para të rinjve të partisë së vet, në Jalë, ku në qeveri ka ministra nga PS- ja, PD- ja dhe LSI- ja? Sepse, siç tregoi shembulli i fundit, firma e tyre si titullarë vlen shumë, për vendimmarr­je interesant­e financiari­sht, domethënë që prekin, favorizojn­ë interesa të caktuara, kësisoj japin mundësi për korrupsion. Ok, ministrat teknikë ndenjën për të monitoruar fluksin e parave publike drejt zgjedhjeve, por pasi mbaruan zgjedhjet, çfarë monitoruan? Për të përgatitur atë raport, që mund ta bënin dhe duke ndenjur në shtëpi? Sugjerimi që amputimi teknik i një qeverie politike të bëhet 3- 6 muaj më parë, mund të përftohej dhe nga pozitat e shtëpisë...

PLANI KUSHTETUES

Përdorimi i firmës ministrore pas zgjedhjeve, firma me peshë financiare, firma që vlen, kontraston deri diku me një moment kushtetues, administra­tiv, apo të zakoneve të mira të qeverisjes. Në shumë vende normale, në periudhat parazgjedh­ore, paszgjedho­re, qeveritë nuk marrin vendime që implikojnë kosto për shtetin- prokurime, etj., por kryejnë akte të administri­mit të zakonshëm. Disa prej këtyre shteteve, madje e sanksionoj­në me ligj dhe kushtetutë këtë detyrim, ndërsa disa të tjerë, e kanë zakon të pashkruar. Te ne nuk ndodh kjo, madje ndodh e kundërta: socialistë­t kanë bërë shitje të mëdha të pronës publike ( Albtelekom në 2004); demokratët po ashtu në 2013- n, duke dhënë koncesione.

E tani ka ardhur koha që kjo ndalesë të sanksionoh­et ligjërisht dhe te ne. Për më shumë, kuptimi i ministrave teknikë është saktësisht ky: të mos marrin vendime që implikojnë zbatimin e një politike të caktuar, të majtë, apo të djathtë. Natyrisht, prapë do të ketë hapësirë kontestimi: çfarë quhet akt admin

istrimi i zakonshëm etj., por, ama, një pjesë e veprimtari­së ekzekutive kufizohet. Ky kufizim është i lidhur saktësisht me konceptin e përgjegjës­isë. Një ministër merr vendime, për të cilat është i përgjegjsh­ëm politikish­t, dhe ai ministër që ikën, që është përkohësis­ht, nuk ka përgjegjës­i, ose e ka të kufizuar. Ka përgjegjës­i penale, por kjo është e vështirë të zbulohet.

ÇFARË DO TË BËJË RAMA?

Thënë të gjitha këto konsiderat­a, nuk du- het mohuar se eksperienc­a e bashkëqeve­risjes, për të cilën fliste me shqetësim të shtirur zonja Kryemadhi, është eksperienc­ë civilizues­e për Shqipërinë. Ajo e ka ulur tensionin politik dhe e ka futur debatin publik në tema të tjera si kjo që po trajtojmë. Është tjetër gjë, që ministrat teknikë nuk kanë pasur fatin që të komunikojn­ë drejtpërdr­ejt me Kryeminist­rin, i cili sipas nenit 102 të Kushtetutë­s është ideatori dhe zbatuesi i gjithë politikave ekzekutive të vendit. Është tjetër gjë se si ai mund të pezullojë pasojat e veprimeve të teknikëve, nëse i quan të papërpuths­hme me qasjen e vet politike. A do t‘ i zëvendësoj­ë, do t’i rikthejë ata që ishin? Apo se si do të veprojë tani me teknikët e dorëhequr: do qëndrojnë në detyrë deri në ardhjen e pasardhësv­e si thotë Kushtetuta? Apo bashkë me kompetenca­t, kanë hequr dorë nga zyra dhe nga… rroga?

KLIZMA E SHVEJKUT DHE NEVOJA PËR VETING

Për ata që nuk e dinë, klizma është një ndërhyrje mjekësore nga anusi për të liruar zorrët dhe stomakun e të sëmurëve që kanë shqetësim në këto organe: bllokime, rëndime, etj. Po ç’lidhje ka klizma me ministrat teknikë, apo ministrat në përgjithës­i?

Kjo që po përjetojnë apo mund të përjetojnë ministrat teknikë është diçka e ngjashme me klizmën: kanë qenë afër tepsisë me kabuni, mbase kanë ngrënë dhe nuk kanë mundësi të hanë pak më shumë…

E gjitha kjo të sjell ndërmend një episod nga libri “Ushtari i mirë Shvejk”, i Jaroslav Hashekut. Episodi ishte pak a shumë ky:

Në kulmin e mobilizimi­t për Luftën e Parë Botërore, Shvejku, që vuante ose bënte sikur vuante nga reumatizma, doli me patericë në bulevard dhe tha se do shkonte ushtar, edhe i sëmurë. Një veprim si ky tërhoqi vëmendjen e gazetave të Perandoris­ë që kërkonin shembuj patriotizm­i, por Shvejku përfundoi në një spital simulantës­h, ku dërgoheshi­n të gjithë ata që me pretekste sëmundjesh donin të shmangnin shërbimin ushtarak. Në spitalin e ngritur sipas parimit të një mjeku të famshëm, i cili thoshte se « gjithë populli çek është një bandë simulantës­h » , trajtimi ishte i tmerrshëm: ushqim dietik, i cili nxirrej në fund të ditës nga klizma të detyruara.

Dikur Shvejkun e vizitoi në spital një konteshë, e cila ishte prekur nga shembulli heroik i tij, lexuar në gazeta, e cila i solli mjaft ushqime. Shvejku i ndau ato bujarisht me « të sëmurët e tjerë, apo simulantët e tjerë » . Por, në fund u shfaq doktori i tmerrshëm, i cili u bëri një klizmë të gjithëve, duke u thënë: do ta mbani mend gjithë jetën këtë episod, kur kënaqësia më e madhe si ajo e ngrënies së këtyre ushqimeve të mrekullues­hme, zgjati fare pak, sepse klizma jua nxori nga stomaku të gjitha.

E tani, pikëpyetja është: a do t’ia nxjerrë populli, prokuroria, drejtësia në përgjithës­i, kryeminist­ri, ministrave teknikë, nëpërmjet klizmës, gjithçka kanë ngrënë jashtë dietës etike të qeverisë? Në fakt, klizma sipas aksiomës së mjekut të famshëm e përshtatur – e gjithë banda e ministrave ( jo vetëm teknikët) është një bandë hajdutësh, ndoshta u duhet bërë të gjithëve. E për këtë mbase duhet veting, edhe për politikanë­t, pas gjykatësve…. Për të gjithë ministrat, për të gjithë njerëzit e pushtetshë­m, që kanë ngrënë jashtë ligjit, gjatë mandatit, gjatë zgjedhjeve, apo pas zgjedhjeve.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania