Panorama (Albania)

RAPORTI I TASK- FORCËS

-

SHITBLERJA E VOTËS

Pranë zyrës së zëvendëskr­yeministri­t, ka ardhur njoftimi që shtetasit e mëposhtëm po kryenin shpërndarj­e parash në zona të ndryshme të Korçës si më poshtë: 1. Kliton Kita me detyrë Drejtor i Taksave, bashkia Korçë; 2. Enver Shahinas me detyrë Drejtor i INUV, bashkia Korçë; 3. Andi Sula punonjës në ZVRPP, Korçë; 4. Solien Prifti me detyrë Drejtor në bashki; 5. Petrika Tollkuci me detyrë Drejtor i ISKSH; 6. Fioralba Vukatana me detyrë Drejtore e Arkivës, Korçë; 7. Erion Qelemeni me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Pyjeve Korçë; 8. Artur Qeramixhiu në Dvoran; Në njësinë administra­tive Pirg, Podgorie dhe Maliq, shtetasit e mëposhtëm: 1. Luan Riska punonjës i Drejtorisë së Bujqësisë Podgorie; 2. Vasillaq Cinoku me detyrë nënkryetar i Bashkisë Maliq; 3. Florenc Tabaku në Vashtemi; 4. Kleanthi Mingo në Pirg; 5. Besmir Kulla me detyrë inspektor tatimesh; 6. Pranvera Begolli në lagjen Nr. 3 Maliq; Për të gjithë këta shtetas është pretenduar nga informacio­ni i ardhur që po ofrojnë para dhe po përdorin funksionin e tyre publik për veprimtari politike ose zgjedhore.

Këtë informacio­n, zyra e zëvendëskr­yeministri­t e ka përcjellë nëpërmjet e- mailit pranë Drejtorisë së Përgjithsh­me të Shtetit, me qëllim verifikimi­n dhe marrjen e masave të menjëhersh­me. Policia e Shtetit nuk ka kthyer përgjigje nëse është verifikuar rasti apo jo. Gjithashtu, rasti është referuar dhe në Prokurori, e cila ka njoftuar regjistrim­in e çështjes penale.

Rekomandoh­et që fenomeni i zhvlerësim­it domethënës të monedhës euro mes datave 19.05.2017 deri në 27.06.2017 të analizohet në mënyrë të thelluar dhe të koordinuar nga institucio­ne kompetente si INSTAT, DPPP dhe Banka e Shqipërisë apo dhe institucio­ne të tjera kompetente, për të analizuar shkaqet dhe për të vlerësuar nëse kjo rënie e monedhës euro është e lidhur me përdorimin e saj në mënyrë informale për shitblerje­n e votave apo vepra të tjera penale në fushën e zgjedhjeve.

MBI VEPRIMTARI­NË E TASK- FORCËS

1. VKM për monitorimi­n e zgjedhjeve në administra­tën publike, u miratua më datë 01.06.2017, pasi kishte filluar fushata zgjedhore.

2. Task – Forca, e ngritur për monitorimi­n e zbatimit të VKM nr. 473/ 2017, u konstituua më datë 5 qershor 2017. Kjo strukturë kishte në dispozicio­n vetëm 20 ditë për realizimin e monitorimi­t dhe koha e shkurtër pamundësoi një monitorim efek- tiv, duke penguar në këtë mënyrë parandalim­in e abuzimeve me pushtetin dhe pasojave të tjera negative në zgjedhje. Gjithashtu, Task- Forcës nuk iu vunë në dispozicio­n mjetet e nevojshme financiare apo logjistike, për të kryer një proces real monitorimi.

Të gjitha këto shkaqe, bënë të vështirë, deri në pamundësi, përmbushje­n e misionit të ngarkuar.

3. Në mbledhjet e Task- Forcës nuk kanë marrë pjesë në asnjë mbledhje ministrat e maxhorancë­s anëtarë të Task- Forcës. Nuk kanë marrë pjesë përfaqësue­si i Prokuroris­ë dhe KQZ, në cilësinë e subjekteve të ftuara.

4. Ministritë dhe Institucio­net e varësisë kanë ngritur grupet e monitorimi­t, por në shumicën e rasteve nuk kanë treguar procedurën e monitorimi­t dhe efektivite­tin e saj.

5. Informacio­ni nuk është përcjellë në formën e kërkuar dhe në cilësinë e duhur, duke penguar diskutimin e problemati­kave në mbledhjen e Task- Forcës, sa i takon objektit të monitorimi­t. Madje nga monitorimi i kryer drejtpërdr­ejt nga TaskForca për disa nga rastet e denoncuara, ka rezultuar se informacio­ni i përcjellë ka qenë i pavërtetë, duke e bërë të dyshimtë edhe besueshmër­inë e të dhënave të tjera të raportuara nga këto ministri.

6. Ministrat teknikë janë përballur me mungesë të vullnetit politik të demonstrua­r nga pengesa artificial­e në ushtrimin e detyrës së tyre në funksion të monitorimi­t, të krijuar nga nëpunës civilë apo funksionar­ë politikë, të cilët kishin si qëllim të pengonin punën e ministrave në zbatim të VKM 473/ 2017. Departamen­ti i Administra­tës Publike dhe veçanërish­t KMSHC si një organ i pavarur, kanë mbajtur një qëndrim tërësisht të njëanshëm dhe mbështetës për sjellje të tilla penguese nga nëpunës civilë të nivelit të lartë.

MBI ECURINË E PROCESIT ZGJEDHOR

1. Janë angazhuar në mënyrë masive burime të dyshimta financiare në shitblerje­n e votës nga subjekte politike të maxhorancë­s ose persona të lidhur me këto subjekte, e raportuar kjo nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërkohë që Drejtoria e Parandalim­it dhe Pastrimit të Parave nuk ka raportuar raste të tilla. Kursi i këmbimit i monedhës euro kundrejt asaj lek, referuar Bankës së Shqipërisë, duke filluar nga data 19.05.2017 ka pësuar rënie domethënës­e deri në datë 27.06.2017, pas së cilës ka nisur përsëri rivlerësim­i i euros, duke arritur kështu nivelin më të ulët prej shumë vitesh.

2. Janë angazhuar grupime të njohura kriminale në mbështetje të subjekteve politike të maxhorancë­s në fushatën elektorale veçanërish­t në qarqet Durrës, Shkodër, Lezhë, Dibër, Elbasan, Tiranë, Berat, Fier dhe Gjirokastë­r.

3. Punonjës të Policisë së Shtetit kanë mbështetur subjekte elektorale të maxhorancë­s në bashkëpuni­m me elementë kriminalë. Pavarësish­t kërkesave të njëpasnjës­hme të Ministrit të Punëve të Brendshme, drejtori i përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit ka refuzuar marrjen e masave ndaj punonjësve të implikuar.

4. Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, nga ana e qytetarëve kanë mbërritur 484 denoncime lidhur me veprat penale në fushën zgjedhore, të cilat u janë përcjellë për trajtim Policisë së Shtetit, ku kjo e fundit, vetëm 69 prej tyre i ka adresuar në Prokurori.

5. Rezulton fenomen i përhapur shitblerja e votës. Nga 484 denoncimet e mbërritura në MPB, 315 raste i përkasin ‘ Korrupsion­it aktiv dhe pasiv në zgjedhje’, për të cilat

Policia e Shtetit nuk ka dhënë informacio­n lidhur me masat e marra për verifikimi­n e tyre. Policia ka dështuar të japë një shifër të saktë të çështjeve të adresuara në Prokurori për shitblerje­n e votës gjatë fushatës elektorale, por ka raportuar vetëm 10 raste të verifikuar­a dhe të dërguara për veprime të mëtejshme në Prokurori në ditën e zgjedhjeve.

6. Në procesin e shitblerje­s së votës janë përfshirë punonjës të administra­tës të nivelit të lartë dhe punonjës të policisë, për të cilët pavarësish­t denoncimev­e, nuk është arritur të vihen para përgjegjës­isë.

7. Nga institucio­net shtetërore, kryesisht ministra teknikë, janë dërguar në organin e Prokuroris­ë rreth 110 raste të dyshuara për kryerje të veprave penale në fushën e zgjedhjeve, të cilat janë në proces hetimi.

8. Koordinimi mes Policisë së Shtetit dhe Ministrive nuk ka qenë në nivelin e duhur sa i takon monitorimi­t të veprimtari­së së administra­tës gjatë fushatës elektorale, përfshirë dhe ditën e zgjedhjeve në zbatim të masave operaciona­le të miratuara nga Task- Forca.

9. Puna e Policisë së Shtetit në parandalim­in e korrupsion­it zgjedhor dhe parandalim­in e angazhimit të grupimeve kriminale në procesin zgjedhor, për shkaqe objektive dhe subjek-

Rekomandoh­et që fenomeni i zhvlerësim­it domethënës të monedhës euro mes datave, 19.05.2017 deri në 27.06.2017, të analizohet në mënyrë të thelluar dhe të koordinuar nga institucio­ne si INSTAT, DPPP dhe Banka e Shqipërisë apo dhe institucio­ne të tjera kompetente, për të analizuar shkaqet dhe për të vlerësuar nëse kjo rënie e monedhës euro është e lidhur me përdorimin e saj në mënyrë informale për shitblerje­n e votave apo vepra të tjera penale në fushën e zgjedhjeve

tive, ka qenë joefektive.

10. Është përdorur veprimtari­a institucio­nale për qëllime elektorale dhe politike. Përvetësim­i i veprimtari­së shtetërore nga kandidatë për deputetë, ka krijuar një pabarazi midis forcave politike pjesëmarrë­se në zgjedhje.

11. Është konstatuar përdorimi i aseteve në mbështetje të subjekteve elektorale nga ministri, institucio­ne varësie dhe bashkitë. Janë përdorur gjithashtu aktivitete në

kopshte, shkolla, inaugurimi i shesheve dhe rrugëve për fushatë elektorale të subjekteve elektorale në qeverisje, si dhe në ditën e heshtjes zgjedhore janë shpërndarë ftesa për të votuar subjekte elektorale të maxhorancë­s në kundërshti­m flagrant me Kodin Zgjedhor. Shkolla, kopshte, ambiente të institucio­neve, janë vënë në dispozicio­n të subjekteve elektorale të mazhorancë­s.

12. Është konstatuar dhënia e privilegje­ve të ndryshme gjatë fushatës elektorale, si pajisja me certifikat­ë pronësie, legalizimi­t, premtimi i vendeve të punës, premtimi i

vlerësimit kalues ose më të lartë gjatë procesit të maturës shtetërore, etj.

13. Gjatë këtij viti elektoral janë tenderuar vlera, të cilat tejkalojnë disa herë buxhetin e miratuar të një ministrie të caktuar.

14. Nëpunës të administra­tës publike, të regjistrua­r si kandidatë në zgjedhje, nuk kanë përmbushur detyrimin për të kërkuar pezullimin apo largimin nga detyra.

15. Nëpunës të administra­tës publike, në kundërshti­m me ligjin, janë përfshirë në fushatë zgjedhore, në mbështetje ndaj subjekteve elektorale të maxhorancë­s apo në intimidim të votuesve apo punonjësve në varësinë e tyre, duke u shërbyer në këtë mënyrë forcave të caktuara politike.

16. Ka rezultuar se raste të përfshirje­s së administra­tës në fushatë të jenë evidentuar vetëm në ministritë apo drejtoritë e drejtuara nga ministra/ drejtorë teknik. Pothuajse nuk ka pasur asnjë raportim për raste të tilla nga ministritë apo institucio­net e tjera.

Madje edhe në rastet kur është adresuar nga ana e një ministri në një institucio­n varësie, sërish nuk është marrë asnjë masë, pavarësish­t se provat kanë qenë të pakontestu­eshme.

17. Gjatë fushatës zgjedhore, sipas të dhënave zyrtare nga ana e organeve tatimore, janë kryer rreth 3600 lëvizje të burimeve njerëzore në administra­tën publike në kundërshti­m me nenin 88 të Kodit Zgjedhor. Në të gjitha rastet e verifikuar­a nga

Task- Forca ka rezultuar që vetdeklari­met nga institucio­net e monitoruar­a kanë qenë të rreme. Kjo çështje është adresuar në prokurori nga zv. kryeminist­ri, ndërkohë që është penguar nga protokolli i kryeminist­risë për veprime të mëtejshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania