Panorama (Albania)

Demiraj u jep fund dilemave: S’do të jem në Qeverinë “Rama”

“I vendosur për të kontribuar në drejtimin e agjencive që merren me çështje të sigurisë”

-

Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, krahas dorëzimit të dorëheqjes së tij paraditen e djeshme, u ka dhënë fund zërave se do të jetë sërish pjesë e qeverisë.

Përmes një reagimi të gjatë në Facebook, Demiraj ka sqaruar se kontributi i tij në këto 12 javë ka qenë në funksion të detyrës së tij si ministër teknik dhe jo për të qenë pjesë e qeverisë së ardhshme. “Mendoj se duhet të sqaroj se çdo kontribut i imi në qeverisje është bërë në funksion të realizimit të qëllimeve të treguara më lart në kuadër të detyrës sime si ministër teknik, e sigurisht jo në kuadër të përfshirje­s sime në qeverinë e ardhshme të maxhorancë­s aktuale. Kam qenë dhe vazhdoj të jem i vendosur për të kontribuar në drejtimin e agjencive ligjzbatue­se që merren me çështje të sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare”, ka deklaruar Demiraj. Aksionet e suksesshme në luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike dhe bashkëpuni­mi i mirë me partnerët ndërkombët­arë krijuan përshtypje­n se Demiraj do të vijonte të qëndronte në postin e ministrit të Brendshëm edhe në shtator, kur Kryeminist­ri Rama do të dërgojë në Presidencë emrat e kabinetit të ri qeveritar.

MINISTRI Dritan Demiraj i ka cilësuar të suksesshme 12 javët e qëndrimit në detyrë si ministër i Brendshëm. Sipas tij, në këto javë është arritur që të kapet një sasi tejet e lartë e lëndëve narkotike, aksione të cilat Demiraj i ka ndjekur edhe vetë në terren. “Prioriteti im për tolerancë zero ndaj drogës në bashkëpuni­m me Policinë e Shtetit prodhoi disa rezultate të dukshme: 37 tonë kanabis të sekuestrua­r, 40 mijë rrënjë kanabis të shkatërrua­ra, 13 skafe të konfiskuar­a dhe mbi 75 vetë të arrestuar për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike. Masat për të goditur fenomenin e kanabisit kanë qenë maksimale, duke i drejtuar operacione­t dhe arrestimet dhe personalis­ht në terren dhe jo masa propagandi­stike”, sqaron ministri i dorëhequr. Demiraj ka shprehur vlerësimin e tij për bashkëpuni­min me insti- tucionet e tjera në funksion të përmbushje­s së objektivav­e si ministër teknik. “Bashkëpuni­mi me Prokurorin­ë e Përgjithsh­me, Shërbimin Informativ dhe të gjitha institucio­net e përfshira në planin e masave ka qenë shumë i lartë, intensiv dhe smart. Kontrolli absolut i territorit ka qenë dhe do të jetë detyrë, që çdo individ me uniformë policore duhet të angazhohet maksimalis­ht. Një falënderim për çdo efektiv të ndershëm të Policisë së Shtetit. Organizata e Policisë së Shtetit ka punonjës të përkushtua­r, që janë në front të parë në luftën kundër trafiqeve të paligjshme në përgjithës­i dhe trafikut të lëndëve narkotike në veçanti. Unë, ashtu si dhe çdo qytetar i këtij vendi, mendoj se ka individë të korruptuar, të implikuar e kontribuue­s në ideimin dhe zbatimin e të ashtuquajt­urit ‘ plan i kanabizimi­t të vendit’, dhe për këtë duhet bërë një punë më e mirë në vazhdim nga prokuroria dhe gjykatat për të mos i lejuar këta individë të kthehen në fenomen të shoqërisë shqiptare”, theksoi Demiraj.

 ??  ?? Dritan Demiraj
Dritan Demiraj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania