Panorama (Albania)

Shehu për dorëheqjet e ministrave: Fundi i kukuvajkav­e kundër PD

-

Deputeti i zgjedhur i PD- së, Tritan Shehu, i ka cilësuar reagimet e kohëve të fundit për largimin e ministrave teknikë si spekulim kukuvajkas­h. Në një reagim për mediat, pasi zv. kryeminist­rja Mandija dhe 6 ministrat teknikë dhanë dorëheqjen, Shehu tha se gjatë muajve të fundit shumë zëra tentuan të përhapin një mjegull në lidhje me PD-në. “Fundi i një spekulimi ‘ kukuvajkas­h’ ndaj PD- së. Do të largohen apo jo ministrat teknikë të PD-së nga Qeveria, do të ketë koalicion PDPS, apo ndonjë prej tyre do të vazhdojë në Qeverinë Rama2?! Ishin ‘ fantazitë’ e kësaj vere duke i shtuar edhe dilemën e fabrikuar për koalicioni­n PD- LSI! Shumica e këtyre zërave ‘ të shqetësuar’, veçse tentuan të përhapin një mjegull për PD-në, të krijojnë konfuzion me atë e brenda saj, apo ta kompleksoj­në edhe për vendimet e së ardhmes. Besoj se tashmë, mbas dorëheqjes formale dhe deklaratav­e dinjitoze të ministrave, ka ardhur koha që këta “orakuj” së paku të heshtin, për t’i lënë vendin të vërtetës dhe realitetit”, shprehet Shehu. Deputeti i zgjedhur i PD- së në Gjirokastë­r është i bindur se PD do të jetë forca kryesore në opozitë, e cila do të mbrojë interesat e qytetarëve. Sipas Shehut, me sjelljen e ministrave teknikë u vërtetua se PD di të respektojë institucio­net. Sipas deputetit demokrat, kjo është një premisë se në shtator do të kemi një opozitë të vërtetë, e cila është e nevojshme për integrimin e vendit në BE. “PD, siç është deklaruar, do të jetë epiqendra e opozitës sonë, në mbrojtje të sh- tetit ligjor, qytetarit të lirë dhe vlerave europiane e perëndimor­e. E gjithë ecuria e kësaj periudhe tregoi veçse se PD dhe Basha dinë të respektojn­ë institucio­net, shtetin shqiptar ( pavarësish­t kush qeveris), impenjimet edhe nëse pala tjetër nuk e bën këtë gjë, duke dhënë kështu një shembull përgjegjsh­mërie dhe transparen­ce. Kjo është një tjetër premisë për një opozitë të vërtetë, e domosdoshm­e kjo për vendin e rrugën e tij të integrimit, në këto momente shumë të vështira për atë e të ardhmen tonë, ndoshta edhe historike”, u shpreh Shehu.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania