Panorama (Albania)

FATION BINJAKU

-

Zëvendëskr­yeministrj­a Ledina Mandija dhe gjashtë ministrat teknikë të emëruar nga Partia Demokratik­e kanë dorëzuar dje dorëheqjen pranë Kryeminist­rit Edi Rama.

Dorëheqja e ministrave të PD- së erdhi pas debatit që lindi në kampin opozitar mes aleatëve të PD- së dhe selisë blu. Dje ministrat teknikë publikuan raportin përfundimt­ar të task- forcës, që u ngrit enkas për monitorimi­n e zgjedhjeve dhe pas këtij veprimi, duke filluar nga zv. kryeminist­rja Ledina Mandija, ministri i Brendshëm Dritan Demiraj, ministrja e Financave Helga Vukaj, ministrja e Mirëqenies Xhuljeta Kërtusha, ministri i Shëndetësi­së Arben Beqiri, ministri i Drejtësisë Gazmend Bardhi dhe ministrja e Arsimit Mirela Karabina, kanë firmosur largimin vullnetar nga kabineti “Rama”. Kryeminist­ria konfirmoi për “Panoramë” se kreu i qeverisë, Edi Rama, ka marrë dorëheqjet e ministrave teknikë të emëruar nga marrëveshj­a me Partinë Demokratik­e. Por Kryeminist­ri gjatë kësaj periudhe nuk do të miratojë shkarkimin e ministrave teknikë dhe dërgimin në Presidencë të emrave të ministrave të rinj për t’i zëvendësua­r. Gjatë kësaj periudhe deri në shtator funksionet do t’i ushtrojnë zëvendësmi­nistrat, të cilët do të kenë kompetenca­t e ministrave të dorëhequr.

ZËVENDËSUE­SIT Por kush do të ushtrojë funksionet në mungesë të titullarëv­e të propozuar nga Partia Demokratik­e? Ligji nr. 9000, “Për organizimi­n dhe funksionim­in e Këshillit të Ministrave”, parashikon dhe mundësinë që zv. ministrat të ushtrojnë kompetenca­t e ministrave. Sipas nenit 6 të këtij ligji, “zëvendësmi­nistri zëvendëson ministrin, në kuptimin e pikës 1 të nenit 34 të Kodit të Procedurav­e Administra­tive. Zëvendësmi­nistri emërohet dhe lirohet nga detyra nga Këshilli i Ministrave, me propozim të Kryeminist­rit. Me urdhër të ministrit, zëvendësmi­nistrit i caktohen edhe detyra të tjera”. Kompetenca­t e Dritan Demirajt pritet t’i zbatojë zv. ministrja Rovena Voda. Ndërsa të ministres së Financave, Helga Vukaj, zv. ministri Erjon Luçi. Gazment Bardhi, ministër i Drejtësisë, i ka kaluar kompetenca­t zv. ministrit Arben Israj. Arben Beqiri, ministër i Shëndetësi­së, ia ka kaluar kompetenca­t zv. ministres Mira Rakacolli. Ndërsa Mirela Karabina, ministre e dorëhequr e Arsimit, ia ka kaluar kompetenca­t zv. ministrit Gert Janaqi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania